top of page

NJË LULE NË LUMË


POEZI NGA MYSLIM MASKA

RETORIKË ABSURDE!

Kush të vrau?

-Babai dhe Nëna

Ata që më lindën

Dhe më deshën shumë…

Prill 14-4-2022

PËRSE?

Përse qesh,

Kur duhet të qash,

Për çka sheh e të dhemb zëmra?

-Po, por jeta

S’është mëndafsh

Ka dhe gjak dhe dhimbje brënda…

Prill,14 -4-2022

SOT

Sot,

Hëna doli

Një minutë me vonesë,

Ndoshta,

Mbajti një minutë “Zi”

Për Halitin,

Babanë tim,

Që per mua ishte shenjtë.

28 Mars 2003, Drobonik.

NJË LULE NË LUMË

Vdiq i dehur ,

Një miku im i rinisë!

Kish dashur të përkëdhelte hënën

Që lahej lakuriq në Osum,

Ndoshta e pandehu

Vajzë bukuroshe

Ose nimfë…

E kërkuan, e kërkuan

Dhe s’e gjetën …

Mbase,

S’i pëlqente varrimi me njerëz!

Nga gjashtëqind kilometra larg,

Po shkoj thjesht,

Të hedh nje lule ne lumë…

76 views4 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page