QAZIM D. SHEHU
NJË LULE MBI SHKËMB…
Një mijë lule në lëndinë,
Lulet në të zonjave duar,
S`ia marrin dot bukurinë
Mbi shkëmbin e urtuar.
Në palcë të gurit kur i hodhi
Rrënjët ,s`dihet ç`hoq,
Sa edhe egërsinë drodhi
Dhe shkëmbi krejt u mrrol.
Askush s`e di ,si ka mundur
Ftohtësisë t`i japë shkëlqim,
Para saj mbetet i humbur,
Para brishtësisë që farfurin.
Ndërsa gjithkush e harron,
Këtë kryeneçësi të brishtë,
Kur për lulet nuk drithëron,
Dhe për fatin e tyre të trishtë…
DASHURISË
Mbi rrugë,anash ,me ngulm
Shkund reflekse dashuria,
Zjarrmon fshehur tek unë
Si e përzënë nga shtëpia.
Pse, ku tjetër ka shtëpinë
Veç tek unë ajo e ka,
Pa leje do të ikë,
Me lutje seç e mbaj.
Rri, i them,nuk gjendet
Shtëpi tjetër për ty,
Nëse ikën , sekretin
Më ler për tjetër dashuri…
STUHIA
Gjigant i lodhur i stuhisë
U shkreh tek prag i derës,
Të zhdukej duke u gremis
Gjinjve të humnerës.
Ç`peng e detyroi të vinte
I shkrehur si marrok,
A mos një zog që cicërinte
I falur nga ai kot?
Me zë psherëtinte
Në gjethet që shiun shndërronin
Në lot…
E BUKURA E DHEUT
Supezbuluar në një sallon,
Ku ndjesia m`u ftoh,
Për një çast më ngjau se
Të Bukurën e Dheut shoh..
Të jetë ajo, mos jetë ajo
Nuk e di pse m`u faneps,
Po e Bukura e Dheut nuk shko
Tek ai që jep para për seks…
Commentaires