top of page

NJË KAFE ME VEPRIMTARIN, SOKOL DEMAKU



NË TIRANË, NJË KAFE ME VEPRIMTARIN, SOKOL DEMAKU


Shkrimtar, poet, përkthyes, studiues, në Suedi


Në këto ditë, të mes pranverës, 2023, në Tiranë, një ftesë për kafe nga Sokol Demaku, shqiptar i Drenicës së Dardanisë shqiptare, shkrimtar, poet, përkthyes, studiues, botues i revistës “Dituria’, Anëtar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Suedisë, njëkohësisht edhe veprimtar i përkushtuar për atdhetari, në botën shqiptare në mërgim.

Sokoli, që prej vitesh jeton e punon në Suedi, e shkel Tiranën disa herë në vit me veprimtari të ndryshme, kryesisht në përurime e panaire librash, intervista dhe biseda në Radio Tirana dhe në TV. të ndryshëm. Në të gjitha rastet nuk harron të ftojë miqtë e tij të shumtë, shkrimtarë, poetë, studiues dhe njerëz të shkencës dhe artit.

Tashmë jam plotësisht i bindur se kam pasur të drejtë, kur disa vite më parë, qershor, 2011, në një shkrimin tim: “Sokol Demaku, model i veprimtarit atdhetar”, publikuar në gazetën “Republika”, Tiranë dhe “Fjala e lire”, Londër, e emërtova “Ambasador pa ferman”, në Suedi. I bindur, se veprimtarë si ai janë të rrallë, që të shpalosin dhe mbrojnë gjuhën shqipe, vlerat e traditës, artit dhe kulturës shqiptare, në atë vend të largët, në veri të Europës.

Në kafen tonë të preferuar, “Tajvani”, ose kuvend për librin, siç kam dëshirë ta quaj unë, pasi vetëm për libra u fol gjatë dy orëve, sepse Sokoli dhuroi disa tituj librash, ku autor është ai vetë: “Plagë zemre”, (Poezi të zgjedhura), “Skënderbeu”, (Përkthim nga suedisht në shqip) dhe “Tri valixhe për nënë e babë”, (bashkautor Sokol Demaku dhe Mimoza Dosti).



Në atë kuvend libri, morën pjesë, sipas fotos, nisur nga e djathta: Viron Kona, Ilinden Spasse, Hektor Veshi, Sejdo Harka, Muhamet Cenko, Kadri Tarelli, Demir Osmani, Sokol Demaku, Bujar Poçari.

Urime, mirënjohje dhe suksese i nderuar miku ynë Sokol! Përkushtimi juaj ndaj vlerave të shqiptarizmit, meriton admirim!


Kadri Tarelli

Anëtar i klubit të shkrimtarëve dhe artistëve. Durrës.

Më, 13. Mes pranvere, 2023.

10 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page