top of page

Një intelektual aktiv


Ahmet Mehmeti

Ahmet Mehmeti

Jetëshkrim

Ahmet Mehmeti lindi në Fier më 15.01.1947 në një familje me prejardhje nga Vërsela e Filatit. Në moshën gjashtvjeçare familja e tij u vendos ne fshatin Valas të Cerrikut ku kreu shkollën shtatëvjeçare dhe gjimnazin. Sistemi totalitar e pengoi të realizonte ëndërrën e flaktë të rinisë, studimet në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, kështuqë u detyrua të vazhdojë studimet në Fakultetin e Pyjeve të Instituti të Lartë Bujqësor (ILB) të Tiranës (1966 – 1971) ku u diplomua me titullin “Inxhinier Pyjesh”.

U dallua në krijimtarinë artistike si në gjimnaz edhe në Institut, ku u vlerësua me çmime të para në konkurset poetike. Poezinë e parë e botoi në gazetën “Zëri i Rinisë” në vitin 1968, vazhdoi me shkrime ne gazeten "Luftetari". Në redaksinë e gazetës “Studenti i Bujqësisë”, që dilte ne ILB, nga viti i parë, 1969 dhe deri ne vitin 1971 mbuloi problemet letrare si dhe botoi cikle me poezi, ese dhe artikuj te ndryshem. Në vitin 1971, një faqe letrare e tërë me poezitë e tij në gazetën “Zëri i Rinisë” u hoq nga qarkullimi sapo kryeredaktori u njoftua se autori i tyre ishte çam. Që nga ajo kohë deri në vitin 1990, për njëzet vjet rrjesht, nuk botoi asnjë krijim artistik, por vazhdoi te shkruante me shpresën se do vinte një ditë dhe do dilnin në dritë. Pas ndryshimit të sistemit totalitar ka botuar në gazeta, revista e buletine shumë cikle me poezi, artikuj publicistikë e letrarë, ese e pamflete si dhe studime shkencore për letërsinë, folklorin, mardhëniet ndërkombëtare, historinë etj.

Më parë e në vazhdim ju përkushtua punës eksperimentale, shkencore e studimore ne fushën e pyjeve, kullotave dhe mjedisit për të cilat ka botuar një mori artikujsh publicistikë e shkencorë si dhe studime në gazetat “Bashkimi”, “Shkumbini”,”Fjala e lire”,”Rilindja”, "Albania", ”Elbasani”,”Kurora e gjelbër”, “Ekolëvizja”, InfoElbasani"etj. si dhe në revistat “Bujqësia” e “Tribuna e ekspertit” dhe në buletinet “Pylltaria”, “Buletin i Shkencave Pyjore”, ”Buletin i REC”, “Mjedisi Sot”etj.

Si ekspert i pyjeve, kullotave e mjedisit ka punuar pothuaj në të gjitha rrethet e Shqipërisë.

Ka marrë pjesë në inventarizimin kombëtar të kullotave në rrethin e Librazhdit (1971).

Ka punuar specialist në Grupin e Frutikulturës pranë Stacionit Bujqësor Eksperimental Gramsh (1971 – 1975) dhe në Ndërmarjet e Pyjeve të rretheve Gramsh (1976-1977) dhe Elbasan (1977-1980). Ekspert në Temën Qeveritare për Përmirësimin e Kullotave pranë Stacionit të Pyjeve e Kulturave Eterovajore, Tiranë (1981-1984). Kryinxhinier në Ndërmarrjen e Kullotave në Elbasan (1984 – 1994) dhe ndërkohë Ministria e Bujqësisë e emëroi anëtar të Këshillit Shkencor të Institutit të Kërkimeve të Foragjereve e Kullotave në Fushë-Krujë (1986-1992). Më vonë ka punuar shef i Sektorit të Ruajtjes së Natyrës në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor Elbasan (1994 – 1999).

Gjithashtu ka qenë konsulent në Projektin e Pyjeve të Bankës Botërore, Tiranë (1999-2003) dhe ekspert në Projektin e Inventarizimit Kombëtar të Pyjeve në firmën italiane "Agrotec" (2004), financuar po nga Banka Botërore. Prej atëhere kryen detyrën e drejtuesit teknik (inxhinier) në firmën private për eksport "Fioricultura" dhe punon si ekspert mjedisi prane Gjykates së Rrethit Elbasan etj.

Brenda vendit, në fushën e specialitetit, ka kryer disa kurse kualifikimi pasuniversitare si “Shërbimi Këshillimor Pyjor” (2000), kurset metodiko – teknike për “Mbrojtjen e Biodiversitetit” (2001) dhe “Burimet Ujore” (2014) etj dhe është çertifikuar ekspert “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor” nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (2006) dhe “Për shërbime profesionale në projektime dhe zbatime” në pyje e kullota (2009) po nga ajo Ministri.

Ne vitin 2016 u trainua nga USAID dhe mori çertifikatën "Këshilli dhe këshilltari efektiv" kurse në vitin 2017 nga Ministria Federale Gjermane e Mjedisit, Ruajtjes se Natyres, Ndërtimit dhe Sigurisë Bërthamore si dhe nga REC me çertifikatën "Access to Justice training for civil society organisations".

Jashtë vendit ka kryer tre kurse pasuniversitare për “Aspekte gjenetike të llojeve frutore e drunore” dhe “Eksperimentimi shkencor dhe analizat statistike” ne Qendrën Ndërkombëtare për Studime Agronomike Mesdhetare ( Saragozë, Spanjë, 2000) si dhe kursin për “Pylltarinë e qëndrueshme” në Universitetin e Europës Jug Lindore (Tetovë, Maqedoni, 2010), mbështetur nga Komisioni Europian.

Përveç këtyre ai ka kryer studime pasuniversitare dhe është çertifikuar në Filozofi (Universiteti i Tiranës, 1982) si dhe në Mardhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trainimeve, Tiranë 2009) etj.

Nga viti 1995 është kryetar i Klubit Ekologjik, Elbasan, ku ka hartuar e drejtuar shumë projekte për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Ka marrë pjesë në trainime, workshope, takime e konferenca për problemet mjedisore, brenda e jashtë vendit, si në Kosovë, Maqedoni, Bullgari, Rumani, Republikën Çeke, Hungari, Spanje,Kroaci, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovinë, Gjermani, Turqi, Itali, Greqi etj.

Si aktivist në lëvizjen mjedisore është anëtar bordi i “Ekolëvizjes”, “Zyrës Qytetare të Mbrojtjes së Mjedisit” si dhe shoqatës kombëtare “Progresi Pyjor” etj.

Në fushën e pyjeve, kullotave e mjedisit etj ka botuar librat: “Silvopastoral management”, APFDP, USAID, Tirana, 1996, (bashkautor, në anglisht e shqip); “Pylli dhe kullotja” Tiranë 1998, “Kullotja racionale” Elbasan 1999, mbështetur e financuar nga REC dhe USAID; “Biomasa e pyjeve dhe sistemet pyjekullosore” Elbasan 2005, mbështetur e financuar nga REC dhe Komisioni Europian; “Strategjia dhe plani i veprimit për zbatimin e Konventës së Aarhusit në Shqipëri”, Ministria e Mjedisit,Tiranë, 2005,( bashkautor),mbështetur nga REC, “Pyjet dhe ndotja industriale” (shqip e anglisht) Tiranë 2006 mbështetur nga REC Budapest dhe Ministria e Jashtëme e Hollandës; “Biodiversiteti, faktor për zhvillimin e qëndrueshëm rural (Simpozium kombëtar), QTTB, Universiteti Bujqësor, Tiranë 2009; “Strategjia dhe Plani i Veprimit për Trajtimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane”, Milieukontakt International dhe Këshilli i Qarkut Elbasan, 2010; Biodiversiteti, ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm (Simpozium ndërkombëtar), QTTB, Akademia e Shkencave, Tiranë 2010. “Elbasani” (Guidë turistike, bashkautor, shqip dhe anglisht), Çelsi, Tiranë 2012, "Pyjet dhe energjia e gjelber", Botimet"ADA", Tirane, 2018.

Krahas punëve të tjera Ahmet Mehmeti është aktivist i përkushtuar i Shoqatës Patriotike ”Çamëria” (SHPÇ) që nga krijimi i saj (1991), duke u zgjedhur gjithmonë anëtar i Kryesisë së Përgjithëshme. Katër vjet ka qenë kryetar i Degës Elbasan (1997 – 2000) i kësaj shoqate si dhe perfaqesues i saj ne Këshillin Bashkiak te qytetit Elbasan. Rizgjidhet në Këshillin Bashkiak nga PDIU në vitin 2015.

Në maj të vitit 1996 mori pjesë në Kongresin e 41-të të FUEN-it (Bashkimi Federal i Minoriteteve të Europës) në Timishoarë, Rumani, ku foli në emër të SHPÇ.

Në mbrojtje të Çështjes Çame, historisë e kulturës së trevës së Çamërisë, për letërsinë etj ka botuar një mori artikujsh, referatesh, kumtesash, studimesh e intervistash në gazetat: “Çamëria”,"Zëri i Rinisë", "Studenti i Bujqësisë", “Drita”, “Rilindja”, “Fakti”, “Koha Ditore”, “Lajm”, “Bota Shqiptare”, “Ndryshe”, “Intelektuali” “Ballkan”, "Nacional", "Dita", ” 55”, “Republika”, "Metropol", "Telegraf", "Shqip", “Fjala e lire”, “Ku vemi?”, ExLibris etj; si dhe në revistat letrare: “Krahu i shqiponjës”, "Mehr Licht", "Mravka", "Shamrock", “Metafora”, "Revista Çameria", “Haiku”, “Fjalë e Valë”, "Albanon", "Obelisk", "Akademia" etj.

Për të drejtat e njeriut dhe çështjen kombëtare ka ngritur zërin në televizionet e radiot më të rëndësishme të vendit e të huaja.

Është një nga themeluesit e Institutit të Studimeve për Çamërinë (2004), Drejtor Akademik (2004-2005) dhe nga viti 2006-2011 Drejtor Ekzekutiv i tij, në kuadër të të cilit ka organizuar disa konferenca shkencore, simpoziume kombëtare e ndërkombëtare, shkolla verore, tryeza të rrumbullakta, ekspozita të ndryshme, botime shkencore etj.

Persa i përket veprimtarive shoqërore ai ka qenë aktivist i orëve të para në lëvizjen sindikaliste si kryetar i sindikatës së pavarur të punonjësve të kullotave.

Ka qene i zgjedhur antar i Keshillit Ekonomik te Bashkise Elbasan ne vitet 2017-2019 si dhe antar i Keshillit te Basenit te Lumit Shkumbin prane Prefektures Elbasan ne vitiet 2019-2020.

Një ndihmesë të çmuar ka dhënë gjatë veprimtarisë së Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan Tahsini”.

Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, i Klubit të Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi”, sekretar i Haik-Klubit Shqiptar dhe redaktor i revistës letrare “Haiku”si dhe revistës së ilustruar me ngjyra “Tirana Live” (shqip e anglisht).

Duke qenw aktivist shoqeror ai u mor me gazetari qe ne vitet '60 te shekullit te kaluar dhe aktualisht eshte anetar i Shoqates se Gazetareve te Bujqesise te Shqiperise si edhe anetar i Federates Nderkombetare te Gazetareve te Bujqesise (IFAJ) me qender ne Quebec, Kanada.

Eshtë redaktor i disa vëllimeve me poezi dhe prozë.

Veprat letrare e historike të tij janë: “Këngë zemre” poezi (bashkautor), Tiranë 1971; “Abedin Dino” monografi, Onufri, Tiranë 1998; “Kujtesa e gjakut” poezi, Sejko, Elbasan 1999; “Shpirt thesprot”, poezi, Sejko, Elbasan 2004; “Haiku” poezi (bashkautor), Egnatia, Tiranë 2004; “Nektar i shpirtit shqiptar. Antologji poetike për Çamërinë”, Tiranë 2007, “Eliksir dashurie”,Tirane 2009, "Kohe e arte" poezi, Botimet"ADA", Tirane 2019, “Çështja Çame dhe integrimi europian” (bashkautor), Tiranë 2005; “Çështja Çame në kërkim të një zgjidhjeje” (bashkautor), Tiranë 2009; “Abedin Dino dhe Çështja Çame sot” (bashkautor), Tirane 2010; “Lexime të Veprës së Bilal Xhaferit”, studime e kritika letrare, (bashkautor), Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, 2012; “Krijuesi i Pandalur”, studime e kritika letrare (bashkautor), Mitrovicë 2012;

“Aspektet qenësore të Shqipërisë Etnike në periudhën midis viteve 1878-1990” Vol. 10 dhe "Ripushtimi jugosllav i Kosovës e i viseve të tjera (1944) dhe qëndresa shqiptare" Vol. 12, "Çameria dhe marredheniet shqiptaro-greke neper shekuj" Vol 14, "Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Heroi Kombetar i Shqiptareve", Vol. 15, studime, kumtesa historike, (bashkautor), në Enciklopedinë "E Djathta Shqiptare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike" Prizren, 2012, 2015, 2018 dhe 2019, “Me sy nga Europa”, publicistikë (bashkautor), Tiranë, 2014.

Poezi të tij janë përfshirë në antologji të ndryshme.

Ka marrë pjesë aktivisht në disa konferenca shkencore e festivale poetike, kombëtare e ndërkombëtare, udhetime studimore, brenda e jashtë vendit ne Tiranë, Prishtine, Tetovë, Kllokot, Mitrovicë, Vlorë, Ohër, Elbasan, Gjakovë, Gjirokastër, Ulqin, Lezhe, Bukuresht, Timishoarë, Budapest, Szentendre, Zagreb, Opatia, Dubrovnik, Sarajeve, Saragoza, Madrid, Barcelona, Las Palmas de Gran Canaria, Maspalomas, Stamboll, Firence, Piza, Bolonja, Milano etj.

Ka shqipëruar shumë poetë nga anglishtja, rusishtja e spanjishtja dhe poezi, libra e shkrime të tij jane perkthyer ne disa gjuhe te huaja si anglisht, spanjisht, italisht, rusisht, maqedonisht, greqisht etj dhe janë botuar ne vende te ndryshme.

Eshtë autor i zërave të ndryshëm në Elbasani - Enciklopedi (2004) si dhe ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (Akademia e Shkencave të Shqiperisë, 2008) dhe në enciklopedi të tjera për ngjarje dhe personalitete historike e kulturore çame me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare.

Për jetën dhe veprën e tij kanë shkruar në gazeta, revista, enciklopedi dhe libra të ndryshëm.

Ahmet Mehmeti u vlerësua me çmimin e pare në Festivalin Poetik Tregan 2007 me motivacion: ”Për kontribut të vyer në lëvrimin e poezisë bashkëkohore shqipe” si dhe me “Mirënjohje” nga Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës të UÇK “KALAJA” në Maqedoni me motivacionin: “Për kontributin që jep në fushën e letërsisë dhe historisë çame” (Tetovë, 2010). Gjithashtu u vlerësua me Titullin “Hasan Tahsini” nga Shoqata Kulturore Shqiptaro -Turke me të njejtin emër etj.

Me rastin e 100 Vjetorit te Pavarësise së Shqipërisë është nderuar me Titullin “Nderi i Komunës Papër” dhe me Vlerësimin “Nderi i Qytetit” nga Bashkia e Cerrikut etj. Shoqata mbarëkombëtare “Bytyçi” ne vitin 2016 i dha Titullin e lartë patriotik “Aristidh Kola”. Ne vitin 2017 u nderua me dekoratën “Mirënjohje e Shoqatës Çamëria”.

Aktualisht banon në Elbasan e Tiranë dhe punon në gjithë Shqipërinë.

Bibliografia kryesore

Nasuf Dizdari: 1989 Bibliografi per pyjet 1980 - 1988, f. 64. Tiranë

Fatos M. Rrapaj: 1995 Rënkimet e Çamërisë; f. 443. Tiranë

Fatos M. Rrapaj: 1997 Këngë popullore te ndaluara; f. 182. Tiranë

R. Xhelo, M. Qirjo: 1999 Pylli per te gjithe, f. 34-35, Tirane

Flutura Açka: 2000 Stinë e ullinjve të thinjur ( Antologji poetike), f. 120-121, 169. Tiranë

Arben Kondi: 2001 Kthim në Çamëri; f. 163. Tiranë

Vezir Muharremi etj.: 2003 Historia e Bujqesisë dhe Agroindustrisë Shqiptare f. 293. Tiranë

Vasilios Papanastasis: 2003 Special Study on Grazing Impact etc, (ANFI), p. 1, 17, 24, 35-36, 42-53, 61-65, 99.

Maksim Gjinaj: 2003 Nga “Albanese d’ Italia (1848) te “Jehona e Tiranës” (1944) f. 175. Tiranë

Hyqmet Kotherja: 2003 Historiku i Bashkisë së Elbasanit, 1912-2002; f. 129. Elbasan

Stilian Adhami 2003 Kontribute shqiptare ne visarin e perbashket te popujve, f. 555. Tirane

Kujtim Bevapi etj 2004 Elbasani - Enciklopedi, f. 97, 677. Elbasan

Vasillaq Mine etj.: 2004 Pylli dhe Kullota – dy Etnitete f. 3-4. Tiranë

IIbrahim D. Hoxha 2006 Enciklopedi Jug-Shqiptare, Vol. I, f. 657. Tirane

Koçi Tahiri: 2006 Nëpër dallgët e lëvizjes sindikaliste, f. 183, 248. Tiranë

Hasan Minga etj.: 2006 Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon, f. 156-157. Tiranë

Nikola Madzirov : 2006 Mravka, Makedonsko Haiku Spisanie, f. 24. Skopie

Nathalie Clayer: 2007 Aux origines du nationalisme Albanais, p. 233, 747. Paris

Rasim Bebo 2007 Dodona, tempulli i lashte i Shqiperise, f. 264, 267. Tirane

Akademia e Shkencave 2008 Fjalor Enciklopedik Shqiptar, f. 129-130, 485-486. Tiranë

Dhimiter Tavanxhiu 2008 Elbasani per demokracine, f. 119, 141, 251, 252. Elbasan

Nehat Çollaku etj: 2008 Manual - rregullat dhe kërkesat teknike të trajtimit të pyllit komunal, f. 95. Tiranë

Fatmir Terziu : 2009 Kritika Ndryshe: Vëzhgim në brendësi të poezisë shqiptare, f. 208-209, 270-271. T.

Muharrem Dezhgiu: 2009 Studime Historike 2007 (3-4), f. 240. Tiranë

Ibrahim D. Hoxha: 2009 Enciklopedi Jug Shqiptare, Vol. II, f. 401-403. Tiranë

Kristos Tumanidhis etj: 2009 I gefyra ton stihon (Ura e vargjeve), f. 7-13. Athina

Laurant Bica: 2009 Naimi në Kostandinopojë Vol. II, f. 38, 40. Tiranë

Shefqet Bullari: 2009 Komuna Papër në rrjedhën e shekujve, f. 127, 133. Tiranë

Alessandro Cuccia: 2010 La questione della Çamëria: il genocidio dimenticato, p. 4, 86, 88, 107. Bologna

Nexhip Ejupi: 2010 Bora qan me njëmijë sy, f. 263. Tiranë

Astrit Bishqemi : 2011 Tragave të Letërsisë, f. 161. Elbasan

Anatoly Kudriavytski : 2011 Shamrock, Haiku Journal of the Irish Haiku Society Nr 18. Tralee

Parim Çarçani: 2011 Çarçanët e Fushëbardhës, f. 128-129, 284. Tiranë

Shahbaze Vishaj: 2011 Shpalim Vlerash, f. 71-77. Prishtinë

Spasse Thanasi: 2011 Rrëkezat e kujtimeve f. 296 Tiranë

A.Bishqemi, A. Tana: 2012 Dua të lexoj Antologji f. 86-88. Tiranë

Mark Krasniqi etj 2012 Aspekte qenesore te Shqiperise Etnike, 1878-1990, f. 2, 6, 582-595, Prizren

Milianov Kallupi: 2012 Autorë Elbasanas (Studime dhe analiza), f. 64-65. Tiranë

Shoqata Çameria: 2012 Revista Çameria, f. 32-33. Tirane

Gjon Fierza etj.: 2013 Pyjet dhe Shërbimi Pyjor Shqiptar në Vite, f. 114, 294, 305-307, 317-320, 393. T.

Parim Çarçani etj: 2013 Mes Pasionit të Gjuetisë dhe Konservimit të Habitatit, f. III, XIII, 76, 274.Tiranë

Shyqri Galica 2013 Metafora, Reviste letrare Nr. 1

Robert Elsie: 2013 The Cham Albanians of Greece, p. 419. London

Shaban Sinani: 2013 Pyetje në Albanologji, f. 261. Tiranë

Ibrahim D. Hoxha: 2013 Shoqata Kulturore Shqiptaro-Turke “Hasan Tahsini”, f. 53, 68, 71, 106, 130-133. T.

Bashkim Kuçuku: 2014 Pas Eklipsit Letrar, f. 500. Tiranë

Drita Cankja etj: 2014 Biblioteka Publike “Qemal Baholli” dhe historia e saj, f. 17. Tiranë

E. Mahmutaj, L. Hakani 2014 Vigjilenca mjedisore në praktikë (Udhëzues), f. 4. Tiranë

Ermelinda Mahmutaj etj. 2014 Raport vlerësimi mbi menaxhimin e mbetjeve spitalore, f. 4. Tiranë

Fatime Kulli etj: 2014 Çamëri, zemra ime (Antologji Poetike), f. 13-14, 60-63. Tiranë – Prishtinë

Fatmir Musai: 2014 I shtrenjti, Novi ynë… f. 87 Tiranë

Hasan Deliu: 2014 Pyjet dhe Shërbimi Pyjor në Qarkun/Rrethin e Elbasanit, f. 18, 49, 84. Elbasan

Horvath Istvan: 2014 Minority Politics within Europe of Regions, f. 60-70. Cluj-Napoca

Niko Stylos : 2014 Preveziani Abedin Pasha Dino etj, f. 9-12, 105, 131, 148. Mulheim – Tiranë

Sabit Idrizi 2014 Fjle e vale, f. 3-13, 57. Mitrovice

Selman Mëziu : 2014 Revolucioni i gjelbër, f. 93, 414. Tiranë

Xhemil Bytyçi 2014 Shtigjeve te shpirtit, f. 9. (Parathenia: Shyqyri Nimani), Prishtine

Xhelo Zeqiri: 2014 Zemrën kam tek ti, o Çamëri, f. 12-13. Tiranë

Daut Kroi: 2015 Mirënjohje për pylltarët, f. 181, 460. Tiranë

Nexhat Merxhyshi : 2015 Spastrimi etnik në Çamëri, f. 62. Tiranë

P. Xhufi, B.Kuçuku: 2015 Çamëria - vështrim historik dhe etno-kulturor, f. 188. Tiranë

Adi Hima : 2016 The Cham issue: Past, present and solutions f. 71. Tirana

Astrit Bishqemi 2016 Elbasani ndër vite për librin, f. 142. Tiranë

Arben P. Llalla : 2016 Kolaboracionistët grekë projekjtuesit dhe udheheqësit e genocidit në Çamëri f. 24,

184. Tiranë.

Idajet Beqiri 2016 Kombi Vol. I, 1991, f. Tirane

Selman Mëziu : 2016 Pylltaria në udhëkryq f. 61-66. Tiranë

Selman Mëziu: 2016 Dafina në hullitë e shekujve f. 5-7. Tiranë

Ibrahim D. Hoxha 2017 Çameria, Laberia dhe Mollosia ne mijevjeçare Vol. I f. 463, 797. Tirane

Rakip Zhguni 2017 Përmendore e dashurisë njerëzore, f. 143-144. Tiranë

Rakip Zhguni: 2017 Shpirti i fjalës, f. 88. Tiranë

Iliriana Sulkuqi: 2017 Autorë të fjalës së shkruar. Kalendari i kujtesës-EL, f. 1. T.

L. Hakani, H. Paço: 2018 Vleresimi i performances se energjise ne ndertesa permes konceptit te varferise energjetike, f. 1, 40. Tirane

Nue Oroshi: 2018 Çameria dhe marredheniet shqiptaro-greke neper shekuj, f. 6, 29-35. Prizren - Gjirokaster

M. Kapllani: 2018 Albanon, Reviste kulturore, Nr. 3, f. 32 - 41, Elbasan

Arlis Alikaj 2018 Bandat e druvarëve: plaçkitja e pyjeve të lashta të Shqipërisë, "Kurora e Gjelbër Nr. 176, f. 1, 2, 3. Tiranë

R. Lushi: 2019 Obelisk, Reviste periodike letraro - artistike, Nr. 215, f. 6 - 8. Tirane

M. Kapllani: 2019 Albanon, Reviste kulturore, Nr. 1, f. 1-8,. Elbasan

Q K. "Rrenjet Tona": 2019 Vazhdimesia historiko-gjuhesore dhe etnokulturore e shqiptareve permes mijevjeçareve, f. 83-87. Tirane

Rakip Zhguni 2019 Koha e arte e nje poeti, "Obelisk, Nr. 218, f. 22-23. Tirane

Astrit Bishqemi 2019 "Rrojta veç të lë një këngë! Rrojta veç të lë një vepër!!", Albanon Nr.3, f. 67.

Dhimo Tarusha: 2020 Poezi si fllad i qete pranvere, "Obelisk", Nr. 223, f. 27-29. Tirane

Mihal Disho: 2020 Autor Egnatias, f. 175-176, 201-202 Tiranë.

Hyqmet Zane: 2020 Çameria, toka pa njerez, njerezit pa toke, f. 405-406. Elbasan

Kurora e Gjelbër 2020 Llazar Treska dhe themeluesit e tjerë të shkollës shqiptare të pylltarisë f. 2-3 Tiranë

Revista "Akademia" 2020 Buvar dhe Pekyshe, vepër madhore satirike e letërsisë botërore f. 129-140 Prishtinë

114 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page