top of page

Një Hapësirë e Re Bashkëkohëse e pa Lëvruar më Parë!



Vëzhgim në Brendësi të Prozës e Poezisë SHqipe . Një Hapësirë e Re Bashkëkohëse e pa Lëvruar më Parë! PREGATITUR


NGA ARQILE V GJATA Për të ardhur deri këtu, në botimin e veprës së tij “Kritika Ndryshe” –

“Vëzhgim në brendësi të prozës e të poezisë shqipe”, .Prof. Fatmir Terziut, i është dashur një punë madhore duke hulumtuar, qëmtuar dhe studiuar më se 70 krijues, poetë dhe prozatorë shqiptarë nga të gjitha shtetet dhe trevat Shqiptare shqipfolëse. * Librin e F. Terziut ‘’ Kritika Ndryshe’’ me plotë të drejtë, duhet ta quajmë edhe është një VEPËR e mirëfilltë studimore, që ka si objekt studimi : 1- Postmodernizmi, Funksioni estetik, Arti i fjalës 2- Natyra e gjerë e kritikës letrare dhe prania e subjektivizmit në të, Një tentativë ndryshe në lidhje me bashkëkohoren për të bërë vlerësime mbi veprat letrare 3- Leximi i kujdesshëm i poezisë, Kuadrati gjithë përfshirës i saj në syrin e analizës komplekse bashkëkohore. 4-Objekti i studimit plotësohet dhe merrë jetë duke qëmtuar në krijimtarinë e shumë KRIJUESËV TIPIKË të Letërsisë Shqipe, për probleme të caktuara, të veçanta dhe shumë të dallueshme nga njëra tjetra.

Këta të përzgjedhur shërbejnë si modele dhe udhëtarë të arrirë në letërsinë bashkëkohëse shqiptare për dekada. I. Kadare, M. Myftiu, F.Arapi, Lleshanaku, F. Myrtaj, L .Stani P. Kulla, L. Kurti, R. Gjozaj, N..Prifti, S.Hamiti, A. Podrimja, Traboini, Ameti, Sulkuqi, H.Meçaj (rreth shtatëdhjetë autor në gjini të ndryshme shumë të njohur, pak të njohur dhe rishtas të shfaqur në hapësirën mbar kombëtare). Autori na vë përballë kategorisë letrare të Postmodernizmit. Pasi sjell në vëmendjen të lexuesit përkufizimin e John Willinsky (nga libri “Aftësia postmoderne për të shkruar dhe lexuar; Manual’’) thotë se...

‘’ Postmodernizmi në letërsinë krijuese lidhet me stilin,me teorinë dhe luan me gjuhën pazgjidhmërisht” Më poshtë F. Terziu bënë një zbërthim, një përshtatje, një formë kuptimore të kësaj kategorie letrare.

Autori argumenton: - Fjala ‘’Postmodernizëm’’ nënkupton shumë gjëra të shumë njerëzve.

Për disa stilin personal; për disa të tjerë, një teori thjesht të shoqërisë, që përfaqësojnë në lëmin e tyre, një filozofi të rëndësisë njerëzore ( në disa raste edhe të kundërtën e saj), një epokë historike, një fazë të zhvillimeve kapitaliste, ose një ndjesi të prezencës personale në një botë të kuptimeve dhe kënaqësive sintetike . (faqe 7). Autori, (një personalitet i fuqishëm dhe elitar në mendimin kritik shqiptar) me shumë mençuri, dije dhe njohuri shumë të thella në fushën e letërsisë, gjuhësisë, estetikës, artit dhe medias përcepton, veçon, peshon, qëmton me syrin e lentes, argumenton duke pasur si busull paanëshmërinë, korrektesën dhe kapacitetin e tij si një studiues i veshur me një metodologji shkencore bashkëkohëse. Gjithçka që trajton Prof. Terziu në veprën e tij “Kritika Ndryshe” –

‘’Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqipe”, ka si model, si udhë rrëfyes katër parimet e kritikut të madh bashkëkohës John Lye parashtruar në veprën e tij “Leximi kritik; një guidë” Për sa më sipër, është e domosdoshme të veçojmë dhe të vlerësojmë disa ‘’ngastra’’ të punuar me seriozitet, aftësi e të dritësuara nga hulumtimet dhe analizat shumë dimensionale, që ai u bënë; a- Korelacioni objektiv i poezisë .(f.37)

b- Një libër me vlera për krijimtarinë Shqiptare (f.38),

c- Mehmet Myftiu një shkrimtar modern sipas Stuart E. Mann (f.40) dhe, siç shënuam, na sjell nga letërsia shqipe autorë pak të njohur, ose rishtarë. a-Korelacioni objektiv i poezisë: Sipas Ted Hyges që thotë:

“Imagjinoni përse dhe për çfarë jeni duke shkruar . Shikojeni dhe përceptoheni atë” Mendimi i F.Terziut për këtë tezë të Hyges, ka një ide të studjuar dhe thotë: - Sipas (T.Hyges)

“Poezia është më shumë praktike se sa logjike në të shkruarin e saj” Mbështetur në këto ide dhe ngjashëm gjej se, “gjetja e vetvetes në pritje për të përshkruar mimikën apo shprehinë që dikush e kryen, për ta kthyer në poezi të bënë sikur ai është brenda një treni dhe nga dritarja të valëvit dorën për të thënë lamtumirë, thotë poetja londineze Lavinia”. Më tej, duke u mbështetur në thëniet dhe udhëzimet e cilësuara monumentale të Hyges, ajo këshillon :

“Mos u fokusoni te fjalët që ju përdorni për të përshkruar këtë mimikë ose shprehi . Filloni duke imagjinuar ato gjeste, shikojeni dhe përjetoni ato, se dora që u valëvit dhe treni kanë ikur, kanë fluturuar larg mendimeve tuaja”. E thënë më saktë, ( thotë Terziu) kjo duhet kuptuar, se sa më saktë ndërmerret çdo nuhatje gjesti, më shumë të sakta do jenë dhe fjalët, që do të mbijnë në mendje për të përshkruar ato gjeste, pra kështu poezia do vijë në jetë e kuptueshme dhe e stolisur (faqe.15). b- Një libër me vlera për krijimtarinë Shqiptare (faqe 37) F. Terziu na vendos në botën e anglishtfolësve që kanë marr përsipër të mbajnë qendrim për krijimtarinë letrare shqiptare në kohë të ndryshme. Prof. Terziu e përqendron dhe ngul mendimin e tij te libri i studiuesit Stuart E. Mann, që ia përkushton punën e tij studimore krijimtarisë në gjuhën Shqipe, që nga zanafilla e saj e dokumentuar.

Duke ndjekur fletë pas fletë këtë libër të studiuesit akademik Mann, Fatmir Terziu thotë: - Është fjala te përkthimi i materialeve dhe sidomos i poezive origjinale nga gjuha shqipe . Përkthimi i poezive është shumë “literal” edhe rima, edhe pjesët e tjera përbërëse kompozuese janë ritransformuar e përshtatur me fjalë në gjuhën angleze, ndjejmë dhe një lloj humbje të realitetit dhe vlerave. Akademiku Mann ka përcaktuar se ku fillon njëjësimi i shkrimit letrar të shkrimit në gjuhën shqipe.

Sipas Mann, thotë Terziu, i pari që ka shënuar këtë është At Borcardus më 1332, ku thekson se “Edhe pse shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, ata përdorin gërma latine në librat e tyre” Pra kështu shënohet dhe një zanafillë e rëndësishme e dokumentuar e ekzistencës historike e literaturës së shkruar shqiptare. Quaj (A.Gj) se kjo e fundit; mendimi, përfundimi i hulumtuar dhe gjetur prej Terziut përbën një vlerë për historinë e shkrimit të gjuhës shqipe. c- Mehmet Myftiu një shkrimtarë modern . Akademiku Mann e përcakton se ai (Myftiu) hynë midis krijuesve të vlerësuar për krijime moderne . Dhe pikërisht në librin e tij botuar në vitin 1955 Myftiu bie në sy të studiuesve britanik për këtë pikasje (faqe 40). Në librin dhe studimin e akademikut Stuart, ajo që është parandierë në fakt është argumentuar, thotë Fatmiri. Man nuk përcakton të ardhmen e krijimtarisë së M.Myftiut, apo të të tjerëve, por mënyra e përcaktimit dhe kjo vjen në një rrugë logjike . Dhe kjo rrugë logjike më së shumti ndeshet me faktet që ai sjell për krijimtarinë shqipe në vite . Këto fakte janë argumentim në një shkrim të dytë që unë (Fatmir Terziu) do ta pasojë së shpejti për lexim. Të bie në sy, vërehet që, për çdo njësi, për çdo ‘’parcelë’’ të veçantë studimi, autori lexon, studion dhe i referohet në mënyrë krijuese dhjetëra e dhjetëra emrave shumë të njohur si studiues dhe kritikë të letërsisë dhe artit ndërkombëtar perëndimor dhe Amerikanë . Për këtë mjafton të shikoni bibliografin ku, Studiuesi dhe Kritiku NDRYSHE, Fatmir Terziu se kujt i drejtohet. ;;;;; “Kritika Ndryshe” është një vepër tipologjike për karakterin e saj dhe unike nga mënyra e kompozimit . Ndarja e saj në tre kapituj qarkohet nga një mur i qelqtë e i tejdukshëm, që të lejon të vëzhgosh, të kuvendosh me të gjitha format dhe problematika që ajo studion . Ajo është një risi, një vepër reale e plotfuqishme me dije, studime dhe ide ‘’revolucionare’’ në fushën e kritikës letrare shqiptare . Më duhet, të veçoj dhe të them se;

Në kapitullin e dytë, autori ka përzgjedhur midis shumë prozatorëve, disa krijues shumë të përveçëm, për të cilët ka shkruar, ka ndërtuar nga një ‘’monografi’’ në shumë plane letrare me vlera për letërsinë shqipe, që deri më sot ato kanë munguar, ose është folur përciptazi . Të tillë, që ‘’unë’’ dua ti përcaktoj dhe ti mbivlerësoj (sepse kështu i ka përcaktuar dhe autori)) janë: Pëllumb Kulla, Lazër Stani, Faruk Myrtaj, Ledri Kurti, Roland Gjozaj). 1- Pëllumb Kulla. Filozofia e jetës . Parametrat që përdor F.Terziu për të motivuar me shumë mjeshtëri filozofin e Kullës janë; humanizmi, naritiviteti artistik, dinamika politike dhe kolektive . Tregimet e Kullës autori i analizon dhe i sjell në vëmendjen e lexuesit si modele tregimesh të reja në pasqyrim të reales . F.Terziu merret shumë me krijimtarinë e Pëllumb Kullës, ku padyshim spikat ajo e vërtetë që: “Kulla është sot përfaqësuesi më i denjë i asaj letërsie që fillon me Kutelin” 2- Lazër Stani model i prozës së shkurtër . F.Terziu thotë se: - Me tregimet e mëparshme të L.Stanit dhe me këto të përfshira në vëllimet e tij të fundit, që përligjin një botë poetike sa të veçantë aq dhe të pasur proza jonë tregimtare (bashkë me të Koliqit, Y.Shkrelit, Kutelit, Pashkut bëhet prozë, letërsi e madhe... 3- Tregimet e F. Myrtaj flasin shumë bukur dhe në gjuhën Angleze . Në mes të shumë tregimtarëve të prozës shqipe, (N. Lera, Z.Çela,T.Laço,T.Keko e të tjerë ) F.Terziu përzgjodhi Farukun si autorin e kompletuar të letrave shqipe . Për arsye se; Tingëllima bashkëkohore në ‘’ shqip’’ ndihet, ka bukurin dhe vlera në gjuhën Angleze . Çdo lexues, student, apo studiues e gjen të pasqyruar në thellësi dhe të ngritur në vendin e duhur në veprën studimore të F.Terziut –Kritika Ndryshe, duke i veshur ‘’rrobën’’ e mendimeve dhe vlerësuar si shkrimtarë elitar. 4- Tregimet e Roland Gjozës vijnë si një dramë plotë ngacmimesh dhe pickama të jetës, ku ngjyrat flasin dhe tregojnë... Autori gjen dhe thotë me bindje letrare se: -Në këtë retorikë (në tregimet e Gjozës, shënimi im) asgjë nuk paralajmërohet, asgjë nuk parashikohet, madje sgjë nuk paramendohet . Autori(R.Gjoza) mjeshtërisht dramën e kovergon në një ëndërr, duke lënë qëllimisht fuqinë e fjalës të ndjek ritmin jetik, ritmin e një jete që merr jetë njerëzish. R.Gjoza është mjeshtër i fjalës, ai sjell gjithë grimcat e jetës, problemet, situatat, madje dhe minidetajet që lidhen me çdo pjesë dhe solidë . ‘’ ...S’bluhet me mulli kafe Merrma jetën me një plumb Jetën falma me një fjalë’’ Sipas studimit analitik të F.Terziut për Rolandin; Trilli artistik është i atillë që, ky trill, si një ëndërr fle mbi tytën e pushkës . 5- Çdo autor si objekt studimi nga F.Terziu është një gjetje, jo vetëm e përcaktuar artistikisht, por dhe një mendim estetik shumë i çmuar për vlerat specifike të gjithësejcilit autor. Ato janë modele suksesi në fusha të veçanta të letrave shqipe dhe natyrshëm dhe të letërsisë kombëtare . E tillë është dhe LEDRI KURTI . - Proza e Ledrit është një poezi më vete...Ajo lexohet njëherë dhe të bënë të kthesh fletën prapë, deri sa bëhesh një aktor dramatik i saj, thotë Terziu . Nga mënyra e të konceptuarit, në aspektin vend dhe kohë dhe e studiuar në një formë dinamike me një tematikë dhe natyrë të gjer dhe në sasi - Kritika Ndryshe -, i japin studimit të Zotit F. Terziu, të drejtën qytetare të jetë një vepër e plotë shumë dimensjonale e realiteteve letrare, nga e shkuara dhe e tashmja . Ku, fuqia e fjalës përbën motivin bazëformuese në argumentimin, analizën dhe vlerësimeve që Ai i bënë punës së tij, duke ndjekur me vëmendje dhe në heshtje, pa eufori dinamikën, ecurinë dhe vlerat e shumë e shumë krijuesve .

Tek këta krijues, F. Terziu ka shkuar, i ka “takuar” veç e veç në të gjithë kontinentet ku flitet dhe shkruhet Shqip . U ka bërë vizitën radiografike dhe skopike të shpirtit të tyre krijues me një dashuri prej Ëngjëlli . Sigurisht, pa lënduar Autorin, F.Terziu, do të dëshiroja të shpreh mendimin tim se, në ndonjë rast (autor) vlerësimi i studiuesit i ka kaluar caqet e ngopjes. Kjo vlen për kapitullin rreth prozës shqiptare . Ndihet dhe bie në sy se, jo në të gjitha rastet Zoti Terziu e ka gjetur të përshtatshëm poetin të cilin e ka për objekt studimi, pasi në botën letrare ka dhe autorë të tjerë të heshtur dhe të pa studiuar nga kritika për shumë arsye.


30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page