top of page

Një ditë ndryshe


Bashkim Saliasi shkruan:

Një ditë ndryshe në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “I. Alla”, Zgosht në rrethin e Librazhdit

Çaush Kullafi, drejtori, gazetës “Zana e Çermenikës”, kishte mbi një muaji e gjysmë që së bashku me kryetarin e Shoqatës “Çermenika 2017”, z. Behar Almeta kishin planifikuar të organizonim një takim me nxënësit e shkollës së mesme, Zgosht, në rethin e Librazhdit.

E mirëpritëm ftesën, si unë dhe shkrimtari Viron Kona. Një javë më parë z. Çaush na informoi për datën e zhvillimit të aktivitetit më 27. 05. 2022.

Mëngjesi i ditës së premte erdhi i freskët dhe z. Behar pasi bëri grumbullimin tonë në lagjet e Tiranës morëm rrugën për në Librazhd.

Gjatë rrugës z. Behar na tregoi se shoqata jonë ka gati pesë vjetë që zhvillon aktivitete social-kulturore dhe artistike në zonën e Çermenikës. Fillimishtë tregoi se si kishin arritur me përpjekje të vazhdueshme duke ngritur ekipin e koordinimit të takimeve në të gjitha rrethet ku ishin vendosur qytetarët çermenikas të vendosur me banim në Tiranë, Lushnjë, Fier, Sarandë, Laç, Lezhë e deri në Selanikë të Greqisë ku punojnë e jetojnë. E ndoqëm me mjaftë interes rrëfimin e tij, ndërkaq në Elbasan më tërhoqi vëmendjen gjelbërimi dhe sistemimi i rrugëve. Kujtesa më çoi në vitin “79, kohë kur unë së bashku me gjeneratën e atëhershme kryem zborin ushtarak në repartin e Labinot-Fushë.

Në një moment pyes z. Almeta se cili ishte ai person që propozoi emrin e gazetës Zana e Çermenikës. Ne e shtruam në tavolinë dhe kërkuam mendim nga të gjithë pjesëmarrësit,- tha ai. -Në fund, me votim fitoi propozimi i bërë nga zoti Ilmi Leka.

Gjatë rrugës, zonja Gëzime Sinani, Administratore e Librarisë “Miqtë e Librit” dhe Kancelari “Sara” na tregoi për kontributin e saj në ndërtimin e xhamisë dhe rrugës së fshatit të lindjes.

Shkrimtari Viron Kona foli rreth mbresave që ruante në kujtesë në kohën e rinisë kur

kishte punuar në shtabin e ndërtimit të hekurudhës Librazhd-Përrenjas. Për mua, tregoi

shkrimtari Viron Kona, qyteti i Librazhdit është i njohur në të gjithë zonat ku kalojmë,

madje shumë gjëra më kujtohen deri në detaj...

Në hyrje të qytetit të Librazhdit qëndruam për të pirë një kafe dhe për të shijuar

aromën e gjelbërimit rreth lumit Shkumbin. Uji i freskët, kafeja ekspres e shoqëruar me një

gotë raki të trevës së Librazhdit na çlodhi disi, patëm kohë edhe për një shetitje në qytetin

e bukur të Librazhdit.

Librazhdi një qytezë e vogël, por një qytezë që të bënë të ndihesh mirë. Rrugët e pastra

dhe plot gjelbërim të japin relaks. Në lindje të qytetit gjendej stadium i ndërtuar dhe

mirëmbajtur shumë mirë. U takuam aty dhe u përshëndetëm me shumë dashamirës dhe të

njohur të Çaushit dhe të Beharit, të cilët kishin dalë për të marrë gazetën “Zana e

Çermenikës”. Aty u njohëm dhe me Kordinator e Përgjithshëm të Shoqatës Kulturore

“Çermenika 2017” z. Bashkim Isaku dhe Kryetarin e Shoqatës Kulturore “Çermenika

2017”, dega Lushnje z. Qani Kaca që u bënë pjesë në veprimtarinë e organizuar në shkollën

e Zgoshtit.

U nisëm për në fshatin Zgosht. Flora e pasur e zonës së lumit Shkumbin dhe fshatrave

përrreth të mbushnin me oksigjen.

Kudo mbretëronte gjelbërimi. Pasi përshkruam një copë rrugë arritëm në përball shkollës

së fshatit Zgosht, një godinë dykatëshe e vendosur mbi rrugë e që dukej si një dallëndyshe

në fluturim…

Që në pamje të parë të binte në sy se brenda asaj godine do të gjenim nxënës që

mësonin mirë dhe një staf mësuesish

të kualifikuar..

Në ambjentet e shkollës na pritën drejtori i shkollës z. Zabit Biçaku, Drejtoresha e Zyrës Arsimore të rrethit Librazhd, zonja. Lindita Roçi së bashku me koordinatoren e kurikulës zonjën Enkeleda Çota.

Hymë në ambjentet e shkollës.

Kudo zotronte qetësia. Mësuesit dhe nxënësit vazhdonin normalishtë mësimin. U ngjitëm në katin e dytë. Drejtori na tregoi

ambjentin ku së bashku me mësuesit e shkollës takoheshin për të rrahur problemet që ju

dilnin gjatë ditës. Çdo gjë e pastër dhe në vendin e vet. Më në fund pas prezantimit me

mësuesit që do merrnin pjesë në takimin tonë drejtori Zabit Biçaku na ftoi të uleshim në

biblotekën e shkollës.

Në takimin tonë merrnin pjesë nxënës të talentuar të shkollës të cilët kishin njohur krijimtarinë e shkrimtarit Viron Kona. Drejtori na prezantoi me nxënësit pjesëmarrës. Desara Shpata, Inverta Qoshi, Aida Hoxha, Erjona Qoshi, Valbona Qoshi, Olsi Hasa, Mateo Kaca,

Xhesika Gjini, Leonora Qoshi, Kejsi Ceveli, Majlind Shehu, Sabjan Shpata, Tejëll Balla,

Grisilda Qoshi dhe me mësuesin e letërsisë z. Bedri Kaza.

Takimin e hapi drejtori shkollës zoti Zabit Biçaku dhe më pas ia kaloi drejtimin e

aktivitetit nxënëses Desara Shpata, e cila i drejtoi disa pyetje shkrimtarit Viron Kona.

Në fjalën e tij, shkrimtari falënderoj grupin inisiator dhe mikpritësit për këtë takim të këndshëm, prezantoi diçka nga veprimtaria e tij letrare dhe i dhuroi biblotekës së shkollës Zgoshtë një sërë librash nga krijimtaria e tij,por edhe të disa shkrimtarëve të tjerë shqiptarë si

nga Emine S. Hoti (Norvegji), Sokol Demaku (Suedi), Delo Isufi (Shqipëri).

Nxënësit i drejtuan shkrimtarit pyetje të shumta, të cilave ai iu dha përgjigje duke bashkëbiseduar këndshëm me lexuesit gjimnazistë.

Midis të tjerave edhe unë shpjegova se veprimtaria ime letrare nisi me gazetën “Mësuesi”, në kohën kur atje punonte miku im, shkrimtari Viron Kona që vazhdimisht më ka nxitur që të shkruaj dhe të botoj krijimet e mia. Edhe unë i dhurova biblotekës së shkollës, përveç krijimtarisë sime, edhe disa libra nga miqtë e shokët e mi.

Edhe Kryetari Shoqatës “Çermenika 2017” , zoti Behar Almeta i dhuroi Biblotekës së shkollës dy libra botime të Akademisë së Shkencës, ku trajtoheshin tema nga Simpoziumi i mbajtur vitin e kaluar në qytetin e Librazhdit.

Përshëndetën me radhë drejtoresha e Zyrës Arsimore Lindita Roçi dhe Administratore e Librarisë “Miqtë e Librit” dhe Kancelari “Sara” Gëzime Sinani. Nxënësia Desara Shpata i drejtoi një pyetje drejtorit të Gazetës “Zana e Çermenikës”, zotit Çaush Kullafi.

Zoti Çaush: - Çfarë iu shtyu ju që të ndërmerrnit këtë nismë për të ardhur në shkollën tonë?

Përgjigja e Caushit ishte shumë e shkurtër: Aroma e vendlindjes, - u përgjigj ai. Më pas drejtori shkollës na ftoi që të ndjekim koncertin e përgatitur nga nxënësit e shkollës.

Page 5 Na tërhoqën edhe vallet e recitimet e, sidomos kostumet e bukura popullore të veshura nga nxënësit e shkollës... Shkolla dukej si një mozaik shumëngjyrësh, kur nxënësit nënë tingujt e muzikës kërcyen vallet popullore të zonës së tyre. Interesant ishte dhe recitimi i nxënëses Desara Shpata, e cila recitoi me emocion poezinë e shkruar nga Çaush Kullafi dedikuar vizitës aty të shkrimtarit Viron Kona. U recituan edhe pjesë nga krijimtaria ime.

Drejtoria e shkollës për kontributin që dhamë për pasurimin e biblotekës së shkollës na falënderoi dhe na nderoi me çertifikata “Miq të shkollës”.

Pas një kafeje ku bashkëbiseduam për emocionet e asaj dite, u larguam nga shkolla e mesme Zgosht me përshtypjet më të mira. I urojmë nxënësit dhe mësuesit e shkollës Zgosht për suksese arritje sa më të mira në mësime dhe në jetë!





52 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page