Një ditë është mjaft të njohësh Lirim Grejçevcin


Një kafe miqësore ...

Një ditë është mjaft të njohësh Lirim Grejçevcin


Dr Fatmir Terziu


Lirim Grejçevci nuk ishte thjesht Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, ai ishte qytetari i thjeshtë, njeriu i përsosur, miku i mjaft bashkëatdhetarëve nga të gjitha trevat shqiptare. Njeriu model që rrezatoi kulturë. Këtë e vërtetoi sjellja e tij. E vërtetoi koha e lirë e tij. E vërtetoi një ditë e lirë e jona dhe një kafe e qetë në një bisedë qytetare me të. Me djalin e tij për dore, natyrisht si një prind shembullor dhe me një përkushtim për bashkëshorten e tij të respektuar, ai e niste udhëditën e lir