NJË DIPLOMAT AMERIKAN QË NUK HESHTI


Ish-Ambasadori David Swartz

NJË DIPLOMAT AMERIKAN QË NUK HESHTI KUR DUHEJ TË FLISTE

Nga Frank Shkreli

Ndonëse, teknikisht, jemi ende brenda 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Republikës së Shqipërisë si dhe hapjes, zyrtarisht, të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë me 1 tetor, 1991 – nga Z. Christopher Hill, i Ngarkuar me Punë ad interim --Frank SHKRELI/ Kris Hill diplomati që hapi Ambasadën e parë Amerikane në Tiranë | Gazeta Telegraf -- i cili u pasua nga Ambasadori i parë amerikan në Tiranë në 52-vite, Z. William Edwin Ryerson – deshta të kujtoj me këtë rast, Kryetarin e Delegacionit të parë të Departmentit të Shtetit në Shqipëri, 20 mars, ’91, Z. David Haywood Swartz --Një ngjarje në historinë e mardhënieve Amerikano-Shqiptare që shpesh anashkalohet | Gazeta Telegraf -- njëherazi duke mbyllur këtë seri shkrimesh, lidhur me këtë përvjetor.


Dua ta kujtoj Z. Swartz si një diplomat parimor. Të bardhës i thonte e bardhë dhe të zezës, e zezë. Për aq pak kohë që e njoha -- përpara, gjatë vizit