top of page

Një cikël e me poezi


Një cikël e me poezi

(të mbetura në sirtar)


Nga Përparim Hysi


1. Dy skaje të një litari "Unë e ti,murgeshë,dy skaje të një litari" MIGJENI SALIU dhe FATOSI-dy skaje të një litari Secili e tërheq nga ana e vet

Djathtas Saliu,majtas FATOSI Përplasen... dhe barkas bie demosi.


2. Statu quo SALI BERISHA,i pashoq si autoritar! FATOS NANO,i pashoq si liberal Militantët të verbër sikur nuk shohin nga sytë Vazhdojnë tërë kohës gjyryllditë SHQIPËRIA në terr dhe s'ka dritë.


3. Çeku i bardhë A e mbani mend "çekun e bardhë"

Që na u ofrua si në -përrallë.? Na i ofroi një"kapardinëbardhë"! -Prishni! Prishni dhe veç prishni:

Nesër do hamë me lugëfloriri!!!

I prishëm të gjitha: Nuk lamë gjë në këmbë! DHE,ende,njëri-tjetrin po hamë me dhëmbë!


4. Një delikuent"demokrat" Kur doli "RD",ai e lexonte poshtë tavolinës Se ende nuk kish shëptuar prej trysnisë e frikës. Unë lider nuk qeshë,por e prita demokracinë krahëhapur E mora prej dore dhe i bëra ftesë të dilte hapur. Kishin kaluar tani gati 5-vjet AI,frikacaku,kandidonte për deputet!!! Jo vetëm kaq,por më bën një propozim banal: Që dhe unë,Përparimi,të bëhesha me PD:antar!


Ore,- i thashë,unë jam anëtar nga janari 1991 Kur ti nuk guxoje që të dilje në shesh U skuq deri në rrëzë të veshëve;mbeti si film pa zë! Por sulmin e vazhdova,aq sa po lëshonte djersë. Pse pati të tilë,si trima pas beteje Që shkallët e karrierës ngjitën si alpinistë Ndaj dhe partinë e filloi një grryerje Të tillët janë si mola që ha trarët e shtëpisë.


5. Kur u zhbë demokracia Demokracia një pëllumb i bardhë siç është paqja U vra dhe u zhbë nga liderë të pështirë. U lëshuan militantët me qysqi e kazma Dhe prishën çdo vepër të mirë. U rrafshuan dhe shkuan për skrap Plot vepra industriale Prishën hekurudha,shkulën pyje(po mirë, që i bënë zap) Mbetën në punë vetëm hidrocentrale! Jo vetëm kaq: Çdo njeri tjetër që mendon ndryshe nga lideri, TA dijë mirë që e pret FERRI! Pak e nga pak,u zhbë demokracia Ligjin zu ta bëjë anarshia dhe padrejtësia


6. Kundërshtari është"armik"!!! Kundërshtari ynë është"armik" Është kështu dhe i vu pikë. Sakaq vjen sihariq: -Kapëm "rob" një komunist!!!

- E qethëm! E qethëm! (Ta marrë vesh,ky"doç bir doçI!!!) E qethën zero,të majtin PETRO KOÇI!!!


Entusiazëm,hare që mbi hundë ma sollën neverinë, Aq sa bërtita:-Nuk kemi qethur PETRO KOÇIN! Sot kemi qethur demokracinë!!! 7.Turma Kurrë nuk marrë pjesë në turma! Më thoni pse"turma" bën rimë me zhurma Dhe asonancë me"rruga"? 8.Kur kandidova për deputet! * Aha,- më tha një pjesëmarrës në takim,-

E gjeta referatin që ke mbajtur për Enverin! Tani vjen e na flet për demokracinë Mos do të na bësh dhe disidentin? Unë kam punuar në arsim Dhe me domosdo do flisja për partinë dhe Enverin Mos më kujto se do isha aq"trim", Sa nuk kisha frikë FERRIN, Nuk jam njeri me dy faqe Që të kaluarën time ta mohoj Vij para jush dhe flas ashiqare: Demokracinë e dua dhe ndaj po kandidoj. *kandidat për deputet për PD,por nuk fitova.


9.Kapardinat e bardha Atëherë nuk e kuptuam pse u veshën me kapardina të bardha Ata që prinin tubimeve për demokraci! Qenë iluzione që na joshnin me shpresa të bardha Që,mjerisht,këto shpresa s'u realzuan në SHQIPËRI. Si nuk e kuptuan që veshja është veç një iluzion ILuzioni në psikologji është perceptim i deformuar Ne tek kjo veshje"lexuam" një aluzion U kapëm prej këtij aluzioni dhe asgjë nuk kemi fituar.


10. Protestat * Vendi ka ditë që po ngrihet në protesta Dhe,në gjykimin tim, është e keqe"prezenca" Çmimet po ngrihen,sa hap e mbyll sytë Se po flenë gjumë,të gjitha ministritë. Nuk është një vijë ujë që kalohet me një hap Vendi rrëmujë:kërkon që të keqes t'i vihet"prag" Kjo duhet të ndodhë sot,mos e lër për nesër Se gjithë këta njerëz,nuk janë të gjithë dreqër! Bëhet karburanti sikur është flori Dhe në Ballsh u mbyll e vetmja rafineri. Kryeministër unë rri ne fesbuk Jo ti,or mik, fesbuku për ty"luxs". E di që ka luftë dhe mund të vijë tek pragu Por që tani për ne u zgjat"laku" Kanë vajtur"harxhet" ku nuk mban më ujë pilafi. Secilit prej nesh mu mbi hundë na rri inati.


* vetëm poezia 10 u shkrua sot.Të tjerat pas vitit 1991.


Tiranë,15 mars 2022

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page