NJË ALTERNATIVË NDRYSHE NË FORMIMIN E ELITAVE UDHËHEQËSE


Fahri Dahri


(Mendime rreth temës:

“Një ftesë të Hapur Publike” të Dr. Fatmir Terziu)   


Elitat udhëheqëse, si personalitetet dhe strukturat drejtuese kushtetuese të çdo vendi dhe shteti, detyrimisht fuqinë që u jep ligji themeltar dhe gjithë ligjet e tjera, duhet ta përdorin, nëpërmjet ndikimit në sjelljen e të tjerëve, vetëm me përgjegjshmëri, ndërgjegjshmëri në dobi të forcimit të shtetit ligjor dhe të zhvillimit të vendit të tyre në tërësinë e kërkesave të jetës shoqërore, ambjentit natyror dhe të bashkërendimit me interesat e të tjerëve, me fqinjët brenda shtetit, me popujt dhe shtetet e tjera.

Në të gjitha strukturat shtetërore kushtetuese dhe jo vetëm, elitarët duhet të vetëndjejnë në aftësinë e tyre, në zotësinë për të drejtuar duke filluar nga një grup njerëzish deri në atë të të gjithë shoqërisë sipas përkatësive të influencave politike, ekonomike, social-kulturore, ushtarake, me synimin madhor të realizimit të objektivave të paracaktuara. Këta elitarë, qofshin në maxhorancë apo në minorancë (pozitë-opozitë), zgjidhen dhe dallohen nga aftësitë e tyre individuale apo grup njerëzish për nga shkalla e niveleve vizionare dhe aftësia për të arritur objektivin apo qëllimin e mbështetësve për të përmbushur dhe siguruar hap pas hapi objektivat e paracaktuara vizionare.          Sipas përkufizimit klasik të Maks Veberit, politika ka dy dimensione:

a)- Politika karakterizohet nga kërkesa (ambicja) dhe lufta për pushtet;

b)- Politika vepron e ngadaltë, por fuqishëm në plotësimin e pikës “a”, duke u karakterizuar nga pasioni, por shoqëruar detyrimisht nga gjykimi i shëndoshë. Për të siguruar këto dimensione, të cilat marrin ose japin përparsi në vartësi të vështrimit ideologjik, filozofik, politik, social-kulturore,ato lipset të gërshetohen krahas anës konceptuale edhe me sigurimin e mjeteve të nevojshme për venien në zbatim. Dihet se shumica e modernistëve të sotëm mendojnë se demokracia është rezultat i realizmit politik dhe etik, ndërsa disa të tjerë i qendrojnë mendimit se demokracia është një luftë e vazhduar midis mbajtësve të pushtetit dhe atyre që aspirojnë t’a ushtrojnë atë, ose midis sistemeve të pushtetit dhe individualitetit. Ndryshe nga mendimtarët e sotëm të kësaj fushe, filozofët e kohrave të mëparshme demokracinë ia atribojnë sovranitetit të popullit, duke arësyetuar që ai ka të drejtën të krijojë dhe të rrëzojë një qeveri, sepse qeverisja duhet të jetë, siç ka thënë Abraham Lincoln, “Prej popullit, për popullin”. Nga literatura njihemi se mendimtarët politikë të kohës anojnë më shumë nga pragmatizmi dhe shumë më pak nga ideologjia, ndryshe nga mendimtarët e shekullit të kaluar. Nje fenomen i tillë është i dukshëm edhe tek politikanët tanë, sidomos të këtyre 30 viteve të pas vitit 1990. Tre dekada, njëra pas tjetrës kanë ikur duke u përkundur në lavjerësen (pilikunden) e shpresës dhe synimit gjithë popullor, pikërisht në arritjen ose përafrimin e thënies së Abraham Lincolnit, për të siguruar një qeverisje: “Prej popullit, për popullin”.

Nëse hedhim vështrimin në periudhën 30 vjeçare, që po thuaj është përmbushur, për të gjetur elementët përbërës të qeverisjeve “prej popullit, për popullin”, të cilat vihen në dukje lehtësisht në sa u tha më sipër, krahas zhgënjimit të pa parashikuar, për fatin tonë të keq, ndeshemi me vendosjen e konceptit të tretë, ku ka gjetur shtrat veprimi “një luftë e vazhduar midis mbajtësve të pushtetit dhe atyre që aspirojnë t’a ushtrojnë atë, ose midis sistemeve të pushtetit dhe individualitetit”. Më thjeshtë, tek ne periudha 30 vjeçare është karakterizuar me mbizotërimin konfliktual antagonist të të dy poleve politikë.

Të dyja forcat politike si maxhoranca dhe minoranca, herë njëra dhe herë tjetra mbajtëse të pushtetit kanë qenë dhe janë në “armiqësi”, dhe në luftë për marrjen e pushtetit jo nëpërmjet mjeteve demokratike (të votës së zgjedhësve), por nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve si qendrore dhe vendore, me vënien në përdorim të të gjitha formave dhe mjeteve. Opozitat partiake të secilit krah,në të gjitha këto tre dekada, kanë kërkuar marrjen e pushtetit nëpërmjet rrugëve jashtë parlamentare, me anën e forcës, sharjeve, shpifjeve, konflikteve dhe aspak në përdorimin e mjeteve demokratike për të shpalosur projekte dhe alternativa qeverisjeje më të mira se kundërshtari, gjithnjë për zhvillimin dhe prosperitetin më të mirë në ngritjen e të gjitha niveleve tërësore jetësore të popullit tonë.

Boll bilbilizimi për parimet e demokracise si mjet propagande në rritjen gjoja të aftesive indivduale për të siguruar nivelin e liderit, kur mungon vizioni dhe aftësia për të krijuar bindje dhe besimn tek shtresat përkatëse për të sigurar ecurine në përmbushjen e ideve dhe projekteve gjithë zhvilluese.  Shkaqet dhe arësyet e “zotërimit” të qeverisjeve tona në këto nën nivele drejtimi tërësor duhen kërkuar tek ADN-ja politike që trashëguam nga e kaluara njëqindvjeçare si të vetëbrëndshme dhe të importuara nga jashtë, qofshin të nënëdheshme, të diktuara apo të glorifikuara. Në konglomeratin e të gjitha këtyre thurrjeve politike, tashmë të njohura, të praktikuara dhe të vuajtura në kurrizin e shoqërisë tonë, në respekt dhe të detyrimit moral dhe atdhetar të “Ftesës së Hapur Publike” të bërë nga intelektuali i nderuarz. Fatmir Terziu, si intelektual dhe dëshmitar bashkëjetues i politikave qeverisëse efektive në shtetin tonë prej vitit 1945 e deri sot, paraqes disa mendime modeste që në këndvështrimin dhe formimin tim, mendoj se do të minimizojnë në keq qevrisjen e nesërme dhe përafrimin e vënies në zbatim të synimit mbarëpopullor “Prej popullit, për popullin".

"Ftesën e Hapur Publike" të profesorit të nderuar, z. Fatmir Terziu, personalisht e konsideroj një thirrje të fortë atdhetare, e cila i drejtohet intelektualëve të pavarur, të bërë të njohur nëpërmjet shkrimeve të tyre me statusin e "vullnetarizmit".

Ky grup intelektualësh, në gjykimin tim, nënkupton një strukturë jo shtetërore dhe as qeveritare të cilët me vetëdijen e tyre i janë drejtuar disa portaleve të pavarura, serioze, kryesisht jashtë Atdheut, ku shpalosin mendimet e tyre të lira të konstatuara nga realiteti brenda vetë jetës së qytetarëve, të cilët ato interesa të tyre i artikulojnë në mënyrë të lirë.

Ky lloj grupimi i veçantë, i lindur në rrethana të veçanta që po kalon shoqëria shqiptare, nëpërmjet shkrimeve synon të ndihmojë në mbrojtjen e individit, lirinë e tyre dhe pa dyshim dëshirën për të ndikuar në mbrojtjen e të drejtave të nteresave të shoqërisë në tërësi dhe grupnjerëzve në veçanti. 

Kjo strukturë e veçantë, e pavarur, vullnetare, është pikasur nga intelektuali i mirëfilltë dhe atdhetari i nderuar z. Fatmir Terziu, i cili lëshoi thirrjen për të thithur mendimet e lira të intelektualëve (një gjetje specifike për thithjen e trurit, kudo ndodhet!) për në të mirë të popullit dhe Atdheut tonë.

Mesa duket situatat qeverisëse tek ne përsëriten, si të tilla na sjellin ndër mend thënien e atdhetarit të madh Faik Konica: “Të luftosh për komb jashtë çdo strukture shtetërore është një virtyt i lartë që mund të vijë vetëm nga një vetëdije e lartë”

Lidhur me "Ftesën e Hapur Popullore", rrjedhojë e situatave përkeqsuese gjatë tre dekadave, e shoh të arësyeshme, që mes shumë alternavtivave të mundshme, duke qenë në prag të disa ndryshimeve të mëdha, mendoj si më urgjente përqëndrimet edhe në këto drejtime:

A).- Të krijohet "Këshilli i të Urtëve”.

Këshilli i të Urtëve të miratohet si strukturë shtetërore kushtetuese. Këshilli i të Urtëve, të shqyrtojë paraprakisht çdo projejtdekret, projektligj, projektvendim, ku të prononcohet me shkrim për përmbajtjen ose jo të vlerave për sigurinë kombëtare, për ndikimet politike, diplomatike, ekonomike, sociale dhe efektet pozitive apo negative në formimin e edukimit mbarëpopullor. ●- Qendrimet dhe mendimet e "Këshillit të të Urtëve",  detyrimisht të jenë pjesë përbërëse e çdo projektakti ligjor që u paraqiten, sipas rastit, Këshillit të Ministrave, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të R.SH. ● Këshilli i të Urtëve, të përbëhet nga specialistë të aftë, të jenë të çertifikuar nga organet përkatëse.

Kandidatëve ose kandidateve detyrimisht u kërkohet që për të demonstruar lidership, të kenë integritet, profesionalizëm dhe pastërti morale dhe pasurore. Vlerësimet për secilin anëtar të jenë detyrimisht në disa drejtime:  a/ Aftësia profesionale;  b/ Pastërtia e burimeve pasurore;  c/ Figura morale, mosha dhe vjetërsia në profesion (mbi 50 vjeç dhe jo më pak se 15 vjet në ushtrim profesioni); d/ Kontributet reale në përsosjen e fushave profesionale përkatëse;    e/ Të mos ketë qenë pjesë e asnjë krahu politik (të mos ketë qenë anëtar i asnjë partie politike, brenda apo jashtë vendit); f) Të mos jenë të dënuar asnjëherë dhe për asnjë shkak (qoftë dhe politikisht). i) Të jenë shtetas shqiptarë me prindër të origjinës shqiptare jo më paktë se dy breza (rrjedhojë e "viruseve politike të periudhës 81 vjeçare:1939 deri në vitin 2020"). B).-Anëtarët e Këshillit të të Urtëve, të zgjidhen nga forumet e specialiteteve përkatëse, si: nga Këshilli i lartë i drejtësisë (KLD); Këshilli i lartë i gjykatësve (KLGJ); Instituli i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA-Audit); Akademia e Shkencave; nga Ministria e Brendshme kuadro që kanë kaluar Vettingun, e tjerë sipas sektorëve më kryesorë. Përzgjedhja e tyre të bëhet transparente ku të sigurohen edhe mendimet e qytetarëve. Theksoj se “Këshilli i të Urtëve” nuk përkon dhe as që e shpie ndërmend me idetë e hedhura për krijimin e “Senatit”, i cili, gjithëmonë në kendvështrimin tim, nuk i plotëson as kushtet minimale për tu krijuar. Senati ndofta mund të plotësojë kushtet dhe kriteret e nevojshme dhe të merituara kur klasa politike e këtyre 30 viteve të ketë bërë “rotacionin” me elementët e rinj të pamolepsur nga propaganda dhe demagogjia “Fol shumë dhe mos bëj ato që thuhen”. C)-Anëtarët e Këshillit të të Urtëve zgjidhen vetëm njëherë dhe me kohë të përhershme.  D).- Të drejtat e anëtarëve të Këshillit të të Urtëve. T'u jepet e drejta të kërkojnë nga institucionet shtetërore, kërkimore-shkencore materiale arkivore studimore të fushave të ndryshme, kundrejt pagesave të parashikuara në buxhetin e miratuar të çdo viti, kryesisht në këto drejtime: ●- Studime lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare (bilaterale dhe multiraterale, në përkatësi të çështjeve që dalin për tu diskutuar dhe zgjidhur). ●- Studime lidhur me zhvillimet ekonomike, sociale, politike etj. që t'u përgjigjen objektivave vizionare qofshin të strukturave politike dhe shtetërore. ● - Të japin këshilla dhe mendime për rishikimin e historisë, në kërkimet gjuhësore, arkeologjike brenda vendit si dhe me marrëveshje bilaterale kryesisht me shtetet ku dikur shtrihej pooullsia Ilire dhe Epirote. ●- Të krijohet një strukturë e veçantë brenda Institutit të gjuhësisë, e cila të merret me dialoktologjinë e krahinës së Çamërisë, të folurës arvanite dhe arbëreshe. ●- Të krijohet një strukturë e posaçme pranë Universitetit të Tiranës, në analogji me Magjistraturën e Drejtësisë, vetëm për të përgaditur elitën udhëheqëse, me persona të zgjedhur nga pjestarë të familjeve me CV të pastër në tre përcaktime: a)- Pasuria familjare të jetë e trashëgueshme, e krijuar nga burime të ndershme. b)- Në tre breza të familjes së tyre të njihen si familje të ndershme, të moralshme dhe të respektueshme. c)- Të përzgjidhen që në bankat e shkollës së mesme dhe në vazhdim individë me cilësi të dallueshme mirësjelljeje dhe përparim në mësime të një niveli mbi mesatar. E).- Sugjerime për ndryshimet në Kodit Zgjedhor.

Në Kodin Zgjedhor të përfshihen propozimet që kandidatët për deputetë dhe kandidatët për anëtarë të këshillave bashkiakë të propozohen nga "Shoqëria Civile" në bashkëveprim me Partitë politike. Me shoqëri civile kam parasysh tënënkuptohen strukturat jo shtetërore, as qeveritare, të cilat shfaqin lirisht dhe në mënyrë të pavarur si mendimet e tyre dhe ato të qytetarëve, të cilat kanë për detyrim që interesat e qytetarëve ti shprehin me forcë, pa ndroje dhe pa frikë. Në bazë të parimeve demokratike Shoqëria civile, së pari është/dhe mbron individin, grupnjerëzish duke u angazhuar vetëm në rrugë institucionale. Të amendohet një nen kushtetues me këte përmbajtje: "Përjashtohet përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, ministra, zv/ministra, rektorë, dekanë, drejtorë të përgjithshëm në institucionet shteterore dhe të kompanive të mëdha me pjesmarrje shtetëtorore në aksione, mbi baza nga radhët e militanteve, nepotizmit dhe pa meritokrcise". Presidenti i Republikës të zgjidhet ng populli.

Kandidati të jetë fryt i bashkëveprimeve të Shoqërisë Civile dhe i Partive Politike Parlamentare, i shoqëruar, siç u theksua në fillim edhe nga shqyrtimi paraprak i "Këshillit të të Urtëve".

D).- Modelet qeverisëse.

Nuk mungojnë modelet ndërkombëtare të qeverisjeve, as përvojat historike, e rendësishme dhe e domosdoshme është aftësia dhe zotësia për ti përshtatur ato në kushtet gjeo-politike, të gërshetuara me koherencën dhe traditat tepër të vyera të para 81 viteve ( 1939-2020), ku në fiset shqiptare kanë dominuar udhëheqjet me"Pleqësim".

Tiranë, më 29 Janar 2020 .- Ekspert ekonomie: #Fahri #Dahri 

87 views2 comments

Shkrimet e fundit