top of page

NJË ÇAST ME DHIOGJENIN


Peisazhi më humbet… Humbet shikimeve, Dhe sytë e shpirtit hyjnë në meditim. Fanari i Dhogjenit është në dorën time, Kur dielli në zenith ësht’ në ndricim.


Dikush kurioz bëhet , me pyet : Ç’far po kërkon me kët fanar në dorë ?... Përgjigjem qetë… qetë… jo i penduar, Në botën Dhigjeniane jam në këtë orë…


Largohet duke kthyer kokën mbrapa, bashkohet bashk’ me turmën turuli. Fanarin fatziu me të tjerë trapa… Me siguri e quan marëzi…


Dëgjoj i qetë zhargone fjalë ndyra, ralle ndonjë njeri shkon i qetë. Bashkohet me mua dhe i ndrit fytyra, Me thot : - Kështu si ty jam dhe unë vete.


Në maratonën të ndezur me fanar, Shpejtoj të mbrij aty, me ty njeri. Kjo botë e shkatërruar mbushur me zarar, s’ësht’parë ndonjëherrë kjo babëzi.


ZOT !... Rufetë qiellore, aty duhen hedhur, mbrënda bukurosheve ndërtesa prostitucion. Të tjerë njerëz aty duhen zgjedhur, me ndershmëri të pastër seleksion… Hekuran Ilias Korrik 19/ 2001.

24 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page