top of page

NINULA PËR GJITHA STINËT


Ragip Kçiku

NINULA PËR GJITHA STINËT

Nga zemra e ANILA KADIJËS


Autoren e këtyre vargjeve për fëmijë dhe rini e kam njohur përmes reportazheve të bukura që bën gjat rrugëtimit të saj nëpër vende turistike. Më kanë bërë përshtypje përshkrimet e saj piktoreske, me ngjyrimet, efektet, si në kohë ashtu edhe në hapësirë. Rdhe poezitë e Anila Kadijës nuk mund të jenë të ndara nga përshkrimi i gjërave, fenomeneve dhe jetës së natyrës me gjitha komponentet e saj në katër stinët e vitit. Përmbledhja NINULLA E ZEMRËS është e ndarë në dy kapituj; poezi patriotike dhe poezi lirike, por ndarja është vetëm një ndarje fizike sepse temat, sidomos ato për atdheun nuk mungojnë as në kapitullin e dytë POEZI LIRIKE. Pa hyrë në ndërtimin e poezisë së Anila Kadijës ku nuk mund t’u ikët temave dhe mënyrë së trajtimi të tyre ku është i domosdoshëm ritmi dhe rima përkatëse, gjë që kjo harmoni, në përgjithësi nuk mungon. Poezitë janë shkruar me një përkushtim të madh për të plotësuar boshllëkun e poezisë tematike për fëmijët e diasporës, jo veëm, ku autorja është edhe vet pedagoge dhe bashkëpërjetuese e mërgimit së bashku me nxënësit e saj. Temat që ka trajtuar gjithashtu më dalin se është një refleksion i ngacmuar nga shumë faktorë: malli, dashuria dhe detyra e pedagoges, nënës dhe atdhetares, për të mbajtur në ngrohtësinë për atdheun, Shqipërinë dhe Kosovën me ngjyrat e natyrës së tyre, si dhe me ngjyrat e pandara të njerëzisë shqiptare; flamuri kuqezi i cili është një element shpirtëror dhe etnografik dhe shërben si një forcë magjike dhe emocionale për gjithë njerëzinë shqiptare, pavarësisht moshës dhe vendit ku ka vendosur të marrë frymojë.


Anila Kadija, mësuese arsimit plotësues shqip

“Atdhe, nuk mund të lë shqiponjën tënde pa vargun tim". Një mision i autores që fjalë e parë të jetë “atdheu". Atdheu me male, fusha, lumenj, liqene, lugina, pleq me çibukë, e çifteli të ngulitur në këtë atdhe etj. Patjetër se do të stolisen me “ fjalët e ëmbla si mjaltë në shqip". “Atdheu". Të gjitha poezitë e këtij libri, kanë ndonjë porosi të madhe për fëmijën të cilit i mungon në vendin ku jeton larg atdheut. Nxënësi ynë, sidomos ai larg atdheut ka nevojë për pasurimin e fjalorit themelor, sidomos nga jeta rurale (natyrë) si dhe nga jeta në hapësirën e gjerë të natyrës si dhe nga cikli i vjetor duke shpalosur në varg dhe rimë, ngjyrat, stinët, festat dhe simbolet kombëtarë, elementet kombëtare; gjuhë, flamur, shkollë, himn, shkronja, libri etj. Këto elemente kombëtare, të domosdoshme për ciklin e një viti shkollor, janë një ndihmesë e madhe për mësuesin dhe të këndshme për fëmijën. Përmes fjalës së vjershëruar, padyshim se hapin horizonte tematike për mësuesin, imagjinatë dhe nxënie tek fëmija. “Gjuha ime" Shkronjat rrjedhin si ujëvarë, një përshkrim i bukur poetik. Nga A, deri në zh. Një pikturë didaktike dhe pedagogjike. “gjuhë ilirësh dhe arbëreshësh” Poetja, mësuesi-ja, vetvetiu do të shpjegojë dy epoka historike, të cilat i përfshinë historia si epokë shqiptarëh; “tingull që vjen nga larg" “Ninullë nën dritën e hënës.“ Apo edhe në dystrofëshen “Shkronja", ku shkronjat janë radhitur “si vagonët e trenit”, një imazh gjithashtu i bukur për imagjinatën e fëmijës, duke i vënë theksin shkronjës “problematike", ë, që ngjanë me dy pika, metaforë si sytë e ballit. Natyra e në poezinë e Anila Kadijës është e bollshme për moshën së cilësia dedikon ajo. Në këto poezi gjejmë një leksik mjaft të larmishëm: balonat, qielli, deti, dielli, deti, parqet, retë, flutura, esa, lulja, rrezja, etj., të paraqitura me thjeshtësinë poetike, në “thjeshtësinë e saj", (natyra). I gjithë ky leksik themelor i shprehur në poezi, është po aq i domosdoshëm për këtë moshë të vogël të cilëve iu mungon ky fjalor, duke qenë jashtë shkollës së rregullt hqipe, si dhe duke u shërbyer vetëm me fjalorin e kufizuar të jetës së kushtëzuar në mërgim, brenda mureve të dhomës dh kuzhinës. Fëmia i emigrantit në moment që del nga shtëpia, nuk shërbehet me gjuhën e vet. Ai është i privuar nga kjo pasuri etnike. Vetëm kursi i gjuhës shqipe mund ta natyralizojë me këtë leksik i cili në këtë përmbledhje nuk është i paktë. Këtu përmes vargjeve mëson për rritën, jetën varrin, rrethin, kalanë besën, etj, deri te bekimi për Kosovën sa martire, aq heroike. Duke i uruar sukses, presim botime të radhës të pedagoges Anila Kadija.

170 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page