top of page

NINULLA E AMLËS


Natasha Limaj

Krijimet popullore zakonisht i përmbledhim nën kapelën “ Folklor “, ku gjallojnë krijime të herëshme nga tharmi popullor dhe të arritura deri tek ne, plot mbushje shpirtërore, kënaqsi estetike, vlera edukative, informuese e njohje me traditën. Këto krijime të lindura, qysh kur, nuk kish lindur shkrimi jetonin, duke u artikuluar gojarisht brez, pas brezi dhe autori i tyre ishte i përbashkët ( populli ). Folklori përmbledh lloje të ndryshme lirikash , por, që më ngacmuan kujtesën, janë ninullat për fëmijë. Gjithmonë kam qënë e tërhequr prej tyre , ndoshta ne gjinia femërore e kemi të mbartur qysh nga fëmijëria , kohë kur ninullonim kukullat, ndoshta edhe, se jemi rritur me ato ligjërime në gojën e nënave tona . Ato, nuk janë gjë tjetër, veç një monolog intim poetik i nënës apo gjyshes ( pa e ditur se po bëjnë art ) në të cilin jepen dëshira dhe urime për gjënë më të shtrenjtë të tyre. Vargjet ninulluese dalë, prej shpirti shprehin ngrohtësi, dashuri dhe ledhatime hyjnore , të cilat vetëm një zemër nëne apo gjysheje mund t’i ngjiz. Në to, derdhet një mori llojesh fjalësh e ledhash nga fondi themelor i gjuhës mëmë , të cilat shprehin dashurinë e pamasë, ndaj të voglit.


Ninananat në gjuhën shqipe janë të rralla dhe shquhen nga ana muzikore për melodinë e thjeshtë, të ëmbël dhe ritëm shumë të ngadaltë. Ato këndohen duke tundur djepin e dikurshëm ,pavarësisht se ai djep sot, është zvendësuar me djepin bashkëkohor elektrik , vlera dhe nostalgjia për ninananan e shpirtnënës mbetet gjithmonë e re. Zakonisht fillojnë me elemente përkëdhelëse onomatopeike , si nina - nana ose llaj - llaj , meqënse janë fjalëzime të gjuhës parake , kanë dashur t’i japin sa më shumë intimitet, ëmbëlsi, ndoshta bërë fëmijën bashkëkëngëtarë me bëlbëzimet e tij. Ninullat janë të përhapura në të gjithë botën, shumë figura të spikatura të artit botëror duke studiuar, këtë zhanër popullor ,kanë krijuar e kompozuar ninanana të rralla. Përsiatjen time ndaj ninullave të hershme ma ngacmoi mbesë-za ime, ëngjëllore Amla . Dashuria e madhe për mjaltin e mjaltit edhe, pse njohja jonë është akoma virtuale , bënë që muza të kullojë pekmez ledhash në vargje e të ngjiz një ninull personale për shenjtërinë tonë Amla!...

NINA-NANA E AMLËS

Nina - nanaaa… Amlën-ooo… Sa ta zëri gjumiii…ooo… Amlën arbëroren-ooo… Çelitur mbretëris-ooo… Nina - nanaaa…Amlën-ooo… Sa ta zëri gjumiii…ooo… Amlën ëngjëlloren-ooo… Fluturzan’e babit-ooo… Nina - nanaaa…Amlën-ooo… Sirenën e detit-ooo… Shqiponjën e malit-ooo… Princeshën e mamit-ooo… Nina - nanaaa…çupkën-ooo… Atë topsheqeren-ooo… Me fat katër gjyshër-ooo… Zemrat plot për Amlën-ooo…

N . L . ( F ) 24 . 03 . 2021

48 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page