top of page

Ngjitje nё maratonёn e pafundme tё letёrsisё


Zihni Elezi



( Analizё mbi librin me tregime “Kthimi i mbrapshtё” tё Fatmir Mingulit)

Libri me tregime “Kthimi i mbrapshtё” i Fatmir Mingulit

ёshtё libri i dytё i tij me tregime. Ky libёr pёrmban 19 tregime dhe 6 ese.

Mes tregimeve dhe eseve ka dhe disa kushtime qё i dedikohen autorёve

tё njohur shqiptarё, si Moikom Zeqo, Timo Mёrkuri, Shpendi Topollaj,

Dimitrov Popovi, Edmond Shallvari, Dhimitёr Nica. Shumica e tregimeve

trajtojnё subjekte nga jeta nё qytetin e Durrёsit e jashtё tij.

Lexojmё shumё libra por kurrё s’i kemi kushtuar aq shumё vёmendje ndonjerit prej tyre, kjo pёr faktin se letёrsia e sotme jo vetёm qё udhёhiqet nga parimi i raportit kosto- pёrfitim, por edhe sepse nё tё dominon kultura dhe arti konsumator.

Dihet qё çdo gjё nё natyrё ka evolucionin si dhe fermentimin e saj. Ky fermentim ngjan me stalaktitet tё cilat pikё- piё, formohen nё mijёra vite. E tillё ёshtё dhe letёrsia e cila na vjen nga shekujt, ndaj dhe mbijeton.

Dihet qё qytetrimi modern dhe teknologjia nё kohёt tona, sidomos duke filluar nga fund ii shekullit tё XX –tё, e mbysin letёrsinё dhe folklorin, ndonёse kёto na vinё qysh nga kapёrcyelli i agimeve njerёzore. Eshte e çuditshme se shkenca me të gjitha prioritetet e saj dhe zhvillimin teknik, vërtetë krijon progresin dhe apogjeun e saj nga njera anё, por nga ana tjetёr, nё kulturё, nё art dhe nё letёrsi kemi tё kundёrtёn, kemi regresin dhe perigjeun.

Traditat zakonore, folku dhe letёrsia, duke qenё e mbartur nga vlerat dhe hierarkia, ndeshen fuqishёm me kulturёn konsumatore dhe tallavanё, e cila nё ADN-nё e saj, mbart barazitizmin dhe ёshtё karrem dhe salmon nё tё njejtёn kohё. Kjo vlen tё theksohet se qёndron pёr shtresat horizontale tё shoqёrisё, ku prioritetin e ka plёndёsi dhe gjymtyrёt.

Kёtu qёndron dhe vlera kryesore e tё gjithё krijimtarisё tё Fatmir Mingulit, e cila nuk konsiston vetёm nё atё artistike dhe letrare, por ajo promovon traditёn zakonore tё trevave tё ndryshme tё vendit, ku futen bujaria, mbajtja e fjalёs sё dhёnё, mardhёnia me librin dhe memuaret e tij, etj.

Vёllimi me tregime " Kthimi i mbrapshtё " i autorit Fatmir Minguli, pёrbёn njё shkalle tё re ngjitjeje nё marathonёn e pafund tё letёrsisё. Ashtu si çdo fillim qё duket i vёshtirё, edhe fillimi i leximit tё kёtij vёllimi me tregime, duket sikur do tё krijojё njё gjendje letargjie, por kur futesh nё brendёsi tё librit dhe prapavijat e tij, atёhere e kupton stilin madhёshtor dhe mjeshtёror tё autorit nё rrёfenjat e tij.

Njё vёllim me tregime i shkёlqyer, me njё ndёrthurje tё fakteve reale, por dhe tё sajuara, ku reflektimi pёr jetёn qё ёshtё kushti themelor njerёzor, ku humori dhe ironia, tregojne armёn brilante tё qartёsisё se autorit, ku bashkohet e pamёshirshmja pёr tё siluruar tё keqen dhe dhembshuria me tё cilёn autori heton jo vetem cilёsite pozitive tё njerёzve, por dhe dobёsite e tyre.

Eshtё e pamundur tё ndash tregimet nga njeri tjetri, por duke njohur koeficientin e lartё tё inteligjencёs qё mbart autori, do i referohesha disa tregimeve si “ Dhёnia e fjalёs dhe eposi”, “Dyzimi”, “Bibliotekari Gani”, “Magjia e banjave "Nёna Naile", “Shitёsi i sendeve tё kota”,” Baraka e zviceranit”, etj.

Por ato qё pёrmbajnё brenda misterin, habinё filozofike dhe mençurinё e saj, si dhe magjinё e tё shkruarit, jane pikёrisht esetё tё cilat janё nё pjesёn e dytё tё vёllimit “Kthimi i mbrapshtё”. Tё gjitha pa pёrjashtim, e bёjnё kёtё lloj krijuesi, tepёr eskluziv. Gjuha sociale e autorit, ёshtё e mahnitshme, ku ai alternon me profesionalizёm mendimin konkret me atё abstrakt. Nuk çuditem nё ekspertizёn e tij, sepse vizioni i kёtij poeti ёshtё i hatashёm, pasi ai kёrkon nёpёrmjet parabolave dhe goditjeve me qitje tё largёt, tё injorojё klimёn dhe atmosferёn jo vetёm tё epokёs sё mundimshme qё lamё pas, por nёpёrmjet analizave krahasuese, autori injoron edhe postdiktaturёn, kur shikon prosperitetin e vendeve fqinjё nё raport me vendin tonё.

Ashtu si dhe nё veprat e tjera, autori Fatmir Minguli, me guximin dhe kapacitetin e tij superior, arrin tё japё pёrgjigje dhe shpjegime nё esetё e tij, duke analizuar me detaje dhe probleme qё janё fondamentale ne egzistencёn njerezore. Eshte guxim i madh tё futesh nё labirinthet e fshehta tё mistikёs. Heronjte e tij si Moikom Zeqo e tё tjerё shkrimtarё tё cilёve ai u kushton tregime apo ese si dhe tematika e kёtyre eseve kaq tё arrira, e klasifikojnё kёtё autor nё nivelet e Dan Brown-it.

Nё kёtё realitet tё çmendur dhe nё kёtё mish- mash njerёzor, autori ёshtё i ndёrgjegjshёm se zёri i tij i sё vёrtetёs, ёshtё njё zё nё shkretёtir, por profesionalizmi, pasioni dhe rebelizmi i tij, pёrpiqen pёr t’i pёrmbysur sado pak gurёt e kёtij realiteti tё trishtё, i cili sado duket pa shpresё, rrjedhёn e kohёs nuk e ndёrpret dot.

Duke pёrfunduar, i uroj autorit dhe njё herёsh mikut tim, suksese tё reja nё aktivitetin e tij letrar dhe rrugё tё sigurtё nё drejtim tё lexuesve tё ndryshёm.

*Autori ka mbaruar nё vitin 2007, Universitetin “Aleksandёr Xhuvani” nё Elbasan,

Fakultetin e shkencave humane, dega histori- gjeografi.

Eshtё diplomuar pёr histori dhe ёshtё studjues i veprave me karakter historic dhe filozofik.

97 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page