NGJARJE E TRISHTË



Nga Liri Bele

Mësuese Mira mësoi se dikush po e priste të takohej në hollin e katit të parë të gjimnazit. Filloi të zbriste me ngut shkallët lidhëse me katin e parë dhe u hidhte vështrime të shpejta personave të pakët të ndodhur ulur, shumica ishin nxënës që bisedonin grupe-grupe. Diku pas tyre dalloi kokën e bukur me flokë të verdhë kaçurrela të mikes së saj Teuta, ulur pranë tavolinës së vetme me shpinë të lartë. Mira mbeti pothuajse e shtangur në çast nga habia teksa përqafoheshin me mall; vetë pamja tronditëse e Teutës tregonte një fytyrë të zbehtë ku spikaste shikimi i përqendruar, i trishtuar shprehur nga sytë e bukur ngjyrë gri me nuanca bojëqielli, që çuditërisht dukeshin mbuluar me një tis të hollë të tejdukshëm, sikurse nuk e kisha konstatuar më parë ,u shpreh ajo , edhe pse qerpikët e zinj të dendur e të gjatë ia ruanin hijeshinë.

E veçanta në paraqitjen ndryshe kishte të bënte me një prezantim qartazi të një gjendjeje shpirtërore të pazakontë, një vuajtje e stërzgjatur sa edhe gjumin disaorësh mund ta kishte flakur, sikurse dhe ushqimin. Për më tepër, koha e saj direkt nga puna, koha në pritje të një takimi të domosdoshëm me mua si asnjëherë më parë, më shqetësoi pa masë. Njëherazi, lindën me shpejtësi brenda meje pikëpyetje të shumta, teksa ulur përballë saj disa minuta më vonë nuk po mund të shqiptoja asnjë fjalë të vetme por qëndroja në heshtje duke pritur të më tregonte arsyen që e detyroi të takoheshim jo si herë të tjera dhe vura re me keqardhje se, ajo dukej të ishte ende nën forcën e situatës së pazakontë që kishte përjetuar dhe po e detyronte të më kërkonte ndihmë miqësore. Ndërsa unë ndihesha plotësisht e gatshme ta ndihmoja për çfarëdo shqetësimi, Mira mendohej:

E kam ditur mirë, e kam të provuar dhe faktuar nga shumë bashkëqytetarë se Teuta është e palodhur në profesionin e mjekes, punon me përkushtim, tregon se ka një horizont të gjerë si edhe një prirje të veçantë të saj ndaj leximit të literaturës mjekësore, pa harruar letërsinë, të cilat ia kufizojnë kohën e lirë aq sa takimet tona miqësore janë të kushtëzuara; kryesisht në orët e pasdites, mbas mbarimit të shërbimit rojë 24-orësh. Ditëve të muajit shkurt dhe gjysmës së parë të marsit, situata e krijuar nuk na kishte favorizuar takime. Mbanim kontakte me njëra-tjetrën përmes bisedave telefonike. Sinqerisht po i përjetonim me shumë vështirësi ato ngjarje të hidhura që shkaktonin në çast përpëlitje, shoqëruar me rrahje të shpeshta të zemrës, e cila regëtinte, duke prezantuar luhatje të lehta të veshjes në pjesën e përparme të gjoksit, jo rrallë e shoqëruar nga pikat e lotëve që rrëshqisnin faqeve, kur mësonim për humbje jetësh të njerëzve të pafajshëm apo për vuajtje lebetitëse, për plagë të thella të njerëzve të njohur apo të pa takuar ndonjëherë. Njihet mirë vlera e forcës njerëzore dhe është e pamatshme, shprehur në forma të larmishme. Është e patjetërsueshme, pavarësisht kohës dhe vendndodhjes ku ajo prezantohet - ky është gjykimi im personal dhe jam e gëzuar kur shoh të ma miratojnë…

Pas këtyre mendimeve, Mira qëndroi në pritje të bisedës së Teutës….

Pa vonesë, Teuta e hapi zemrën e saj të pastër para meje. Unë me dhembje të thellë përjetova trishtimin me të njëjtin intensitet përmjes të treguarit në mënyrë të sinqertë e të thjeshtë prej saj njërën nga ngjarjet e trishta, realisht të panumërta, të ndodhura në ditët e marsit të vitit të emërtuar “vit i mbrapshtë”, të cilin personalisht do ta prezantoja me nuancat më të thella të ngjyrës së zezë, duke u bazuar përsa po mësoja, po shihja dhe dëgjoja përditë, konkretisht për më tepër edhe në atë, që po rrëfente Teuta:

- Mira, ndihem në një gjendje shpirtërore tejet të rëndë, prandaj e kam te domosdoshme të jem pranë dikujt që të ma lehtësojë sa të mundet këtë hidhërim. Mikeshë e dashur të përzgjodha ty, për të më ndihmuar të zbuten sadopak këto çaste të vështira, sepse besoj në zemër gjerësinë dhe gjykimin tënd të drejtë, sikurse i kemi dhënë provat ndaj njëra-tjetrës gjatë gjithë këtyre viteve të miqësisë sonë. Tani po filloj të tregoj ngjarjen (je njeriu i parë dhe i vetëm që i hap zemrën time), nisur me pjesën e fundit të saj, që është dhe pika kulmore:

Natën e kaluar, rreth orës 21. 10’, u dëgjua në kuzhinë sinjali i ziles së telefonit, transmetuar nga aparati i vendosur në shtyllën anësore të portës së oborrit tone. Mendova se do të kishte të bënte me ndonjë banor aty pranë me dhembje gjoksi dhe gjendje shëndetësore të rënduar që nuk do të kishte mundur të arrinte deri në spital, apo dikush tjetër i mbërritur në repartin e urgjencës. Në moment arsyetova që kolegët përherë në raste të ngjashme më informonin në linjën telefonike të shtëpisë, me qëllim që të përgatitesha pa humbur kohë (jo rrallë vaktin e ngrënies e lija të papërfunduar), të isha unë në pritje të auto ambulancës, sepse konsulta e kardiologut ishte pjesë e punës së ekipit të kolegëve në repartin e urgjencës.

Realisht, mjekut specialist po i kërkohej ndihma pavarësisht që ora përkatësisht shënonte kalim të intervalit të rekomanduar në mbrojtje të jetës së qytetarëve si një urdhëresë e detyruar të zbatohej pra, ndalohej qarkullimi, lëvizjet e personave brenda qytetit prej orës 21. 00 - 06. 00 të ditës së nesërme por, në çast kuptova se ndërgjegjja ime, shkrirë në një subjekt të vetëm me ndjenjën e detyrës më udhëzuan të dalë në oborr. Me hapa të shpejtë iu afrova portës së hekurt, duke tërhequr llozin apo shufrën e brendshme, për të mësuar se cili ishte personi dhe gjendja shëndetësore aktuale e të sëmurit. Pavarësisht nëse ishte i njohur apo i panjohur, i rëndësishëm ishte fakti se për të koha nuk premtonte të arrinte në spital dhe e meritonte ndihmën mjekësore që po kërkonte sa më shpejt të ishte e mundur, pa sa një koment.

Në dritën e zbehtë të oborrit u përvijua para meje hija e gjatë e konstruktit të një personi shtatlartë, teksa qëndronte jashtë portës me njërën dorë të ngritur për të shtypur sërish butonin e ziles. Sapo përqendrova shikimin midis shufrave metalike të gjysmës së sipërme të kanatit të portës, sytë e mi njohën shtatin e lartë të Ramizit, burrit të së sëmurës Sanije, e hospitalizuar me probleme zemre, të cilin e kisha takuar dje mbas orarit të punës.

Teuta heshti një çast duke më parë ngultas me atë shikimin e saj të pastër, dashamirës ku nuk mund të mos vihej re edhe mençuria...

- Të më falësh, Mira, që e nisa episodin nga fundi tij dhe po të qartësoj mjaftueshëm, një tregues i gjendjes sime shpirtërore të turbulluar… Ja, po e shtjelloj ngjarjen dhe… të detyrohem ty për kohën e..., - tha pastaj.

- Ndihem sinqerisht e lumtur pranë teje, për më tepër nëse ndihma ime të shërben, por tregomë gjithçka ndodhi me hollësi, sepse orët e matematikës për ditën e sotme i plotësova. Sa për kohën time të lirë, ta dhuroj me kënaqësi...

Duket se fjalët e mia e lehtësuan disi, gjë që e prezantoi një buzëqeshje e lehtë në fytyrën e saj të trishtuar.

- U shtanga, - vijoi Teuta, - kur ndesha shikimin e egërsuar, pothuajse vrastar të një njeriu, për të cilin nuk dija të kisha bërë më të voglin gabim; për më tepër, në komunikim me mjeken e shërbimit për një problem mjekësor e pyeta nëse të sëmurët kardiakë i kishin paraqitur ankesa dhe m’u përgjigj se ata ishin në përgjithësi të qetë, sepse kishte pyetur dhe verifikuar në zbatim të protokollit për një vlerësim të situatës shëndetësore për të gjithë të shtruarit e pavijonit, në pozicjon si mjek rojë. Atëherë, cila mund të ishte arsyeja që detyronte të shqetësonte mjekun në atë orë të vonë bashkëshorti i një të sëmure aktualisht e qetësuar?

- Ti?! - e njoha Ramizin, të shoqin e të sëmurës... - A ka ndonjë shqetësim Sanija?

Me ironi dhe tendencë përçmimi të pafshehur m’u përgjigj duke i ndarë rrokjet midis tyre; mori pamjen e një njeriu me pozicion të rëndësishëm komand