top of page

NGA PLUHURI VIJMË, NË PLUHUR SHKOJMË…


Vullnet Mato

 

 

 

NGA PLUHURI VIJMË, NË PLUHUR SHKOJMË…

 

Gjithë mendimet e thella, takohen në një pikë:

te shpjegimi i vetëm, i vërtetuar shkencërisht:

Shpërthimi i Madh, i grimcës së pluhurit kozmik,

krijoi djepin e Tokës, ku çelëm sytë përkohësisht.

 

Lindëm dje, u plakëm sot, nesër do të shkojmë.

Gëzime dhe shumë vuajtje, patëm në pak vjet,

por duam gjer në varr dhe sekondën ta jetojmë,

se jemi pluhuri, që kërkon ajër e rreze drite në jetë.

 

Si ai që humbi pasurinë dhe mbeti qiri i fikur,

dhe ai që fitoi shumë flori dhe vila ndërtoj,

asnjeri i kënaqur nga kjo botë, s’ka për të ikur,

të gjitha i mbeten pluhurit qiellor, t’i rrotullojë.

 

Kush ndjeu gravitetin e fuqishëm të puthjes,

ëmbëlsinë e buzës, a të faqes te fëmija i vet,

ka shijuar gëzimin, më të pakrahasueshëm,

që i dha pluhuri i ardhjes së tij, në këtë jetë.

 

Mos shani atë që lakmon verën dhe rakinë,

mos urreni atë, që e tërheq fytyra e bukur,

se ai, atje ia ka gjetur kësaj bote lumturinë,

para se të kthehet sërish, të bëhet pluhur.

 

Dikush lumturohet, nga goli i skuadrës së tij,

tjetri nga kënga, që i buron në shpirt pareshtur,

dikush te puna dhe kureshtja, më tepër të di,

mënyrën për të jetuar kohën, secili ka gjetur.

 

Lum kush te gëzimet e mëdha, a të voglat fare,

ka gjetur përkohësisht, kënaqësinë e duhur,

para se të shkojë nga erdhi, në jetën gënjeshtare,

aty ku toka, do ta kthej në pak thërrime pluhur...

4 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page