top of page

Nga e ardhmja


Nga e ardhmja

Tregim nga Fatmir Terziu


Gjithçka filloi si një shaka. Një mesazh me një email. Email që rastësisht u gjend në kompjuterin e vogël të BE-së.

“A jeni ju agronomi Baftjar? Agronomi që kam njohur disa vite më parë në një takim të rastësishëm?”

“Po,” – iu përgjigja në një mesazh të shkurtër dhe natyrisht me një falenderim nga pas, si shkas të normave të kulturës së komunikimit me email.

– Unë jam Rubini, kryepunëtori. A mund të takohemi shpejt? Ne kemi gjetur një fletore me kuadrate dhe që në shpinën e pasme të saj ka një tabelë shumëzimi. Punë shumë e habitshme. Nuk e dimë si ta shpjegojmë.

Një e shkruar me dorë, një shënim disi i mistershëm - thoni ju. Dhe nuk më thoni se po gaboni?

Dorëshkrimi ishte vërtet unik, sepse ishte nga e ardhmja. Ishte vërtet një fletore e vogël me një fletë polimeri blu të hapur, në faqen e parë të së cilës ishte data ... dhe viti 2056.

Unë jam kërkues, puna ime është të shndërroj derdhjet hieroglifike të grafomanëve të të gjitha kohërave në një tekst të qartë dhe të kuptueshëm për kryeredaktorin e “Kursit të fundit të Universitetit Europian” të kryeqytetit dhe nga ana tjetër, më duhet të sqaroj stafin me të cilin punoj. Kaq është dhe të lutem mos më kërko të zgjidh nyjet kohë-hapësirë. Unë kam një neveri fiziologjike ndaj relativitetit, kohës së deformuar, të strukurave të shoqërive të padukshme, maksimonëve dhe të gjitha fshehtësive të tilla intelektuale.

Kam luftuar me fletoren, sepse në shekullin tonë, në vend që të mësojnë tabelën matematikore, fëmijët zgjidhin ekuacione diferenciale johomogjene. Disa gjëra në të ishin shkruar me simbolet e algjebrës së Bulit, të tjerat ishin të fiksuara në kod tresh, por kompjuteri ynë i vogël i BE-së bëri një punë të shkëlqyer.

Tani vjen paragrafi surprizë. Fletorja duket se është e shekullit të 22-të. Kjo fletore doli të ishte ditari i punës së një agronomi të kohës, të quajtur gjithashtu Baftjar Dollia, dhe tani për tani, konsiderojeni këtë rastësi të pastër. Nën emrin e tij shkruhej: “Shënime mbi leximin e ditarit të Baftjar Dollisë nga Shpati e Poshtëm i Maleve të Thinjura”. E kuptove?

Unë do të të shpjegoj më mirë në një email të dytë. Brigadieri Kapllan gjen fletoren e agronomit Baftjar (adashi i vetë Baftjarit të Gjykatës së Faktit nga e ardhmja), i cili përshkruan përpjekjet e agronomit për të lexuar ditarin e po këtij Kapllani. Ose me fjalë të tjera, pothuajse disa dhjetra vite më vonë, një njeri, në vend që të luftojë me satelitët e kohës moderne lart në stratosferë, deri në Yllnajë, mban shënime në ditarin e Baftjar Dollisë, por i njëjti Dolli gjen të njëjtat shënime në këtë kohë-hapësirë, më saktë, më qartë, apo më mirë mundohu të saktësosh kohën me aritmetikë të mirë. Pra e qartë? Vite më vonë. Këtë herë mjafton me kaq. Po e mbyll më mirë. A nuk thashë tashmë se nuk kuptoj asgjë nga marrëdhëniet kohë-hapësirë?

Kapllani nuk dyshoi se dorëshkrimi që u gjet i referohej ditarit të tij. Nuk i thashë dhe vazhdova menjëherë të lexoja me saktësi dorëshkrimin e adashit të Kryetarit të Gjykatës së Faktit. Doli që ne nuk e njihnim fare Baftjarin. Për shembull, ai shkruante poezi, a mund ta imagjinoni! Në të njëjtën kohë, sonete jo të rimuara. Përveç kësaj, ai punonte edhe argat në strofat e të tjerëve që dembeloseshin në të shkruar në gjuhën amtare. Por kjo nuk është e gjitha. Ditari i tij, i lexuar, doli të ishte i lexuar më parë se të ishte zbuluar nga Baftjari i Dytë. Kjo u pa dhe u tha se detajon kontaktet shpirtërore dhe të tjera midis tij (në fjalë Kapllani) dhe Katjusha, ajo pasthirma e shquar e Bukuroshes, e cila shet në bufenë e Kërkimores duke dëgjuar këngët e Lepa Brenës dhe është gjithashtu gruaja e shefit të shitores që erdhi nga Gostivari, që me shkas të shiste qofte, byrekë dhe bakllava për kërkimorët dhe ikës-ardhësit e vjeshtave të vona. Nuk e prisja më këtë nga Kapllani, përndryshe ai mu duk të ishte një njeri i butë dhe i qetë. Në një moment dëshpërimi, ai shkroi më një mesazh, që dukshëm ishte pos një poze mes misrave të një are të jeshiltë, dhe që e diktonte tërë arsyen dhe idenë për brezat e ardhshëm, duke përshkruar fatin e tij fatkeq dhe ndaj me sa duket e varrosi ditarin. Më pas e dini.

Kështu, duke udhëtuar nëpër shekuj, na vjen sërish dëshmia e degradimit moral të Baftjar Dollisë nga vendi gjeografik që pakkush e ka frikë, ta shpreh ashtu sikurse duhet në shqip. Dhe e dini pse?

Ai është një poet i mirëfilltë, për të letërsia, njohuria dhe talenti, vijnë nga rrënjët e thella që ia ka ngulur me kohë Bujqësia. Fundja kjo është jashtë nga interesat e mia. Dhe aq më shumë e kryesisht, më saktë veçanërisht mbi interesat personale të Baftjarit. Ai është dhe një finok i madh i dashurisë. Është mjaft publik. Prezantimi publik i lidhjeve të tij të dashurisë nuk më trembi. Po kur ia pashë një poezi madhore ia pëlqeva “like e like e like” në rrjetet sociale dhe e dërgova menjëherë te “Revista Planetare Letrare”. Më poshtë do t'i përshkruaj me detaje ngjarjet për t'ju bindur se ndonjëherë profesioni i agronomit dhe aq më tepër kur shkulen nga rrënjët e dheut të tërësisë, i ngjitet edhe letërsisë, madje ngishëm, ndaj mund të jetë i rrezikshëm. Këtë po e lexoj nga fletorja e gjetur. Ja më saktë:

Pas disa ditësh, Baftjari erdhi i zemëruar, dhe i ngjyrosur deri në portokalli.

“Dëgjo, Kapllan,” filloi ai i nervozuar. “Ndaloni truket tuaja të pista menjëherë.”

- Do të thotë?

- Dua të tërheq menjëherë dërgesën letrare nga revista.

– Kjo është një punë letrare dhe nuk keni të drejtë…

- Pse do të bësh një fitim të madh nga fletorja ime - gërmo në krijimet e tjera!

“Unë nuk e kam marrë ditarin tuaj, apo jo?” Mësova për të nga fletorja që më dhatë personalisht javën e kaluar. Ditari juaj u zbulua nga ai që ua kam thënë, por një tjetër Baftjar, ki parasysh - në 2056 pas Krishtit gjatë një gërmimi tipologjik me satelitë. Ai i lexoi ato dhe më pas…

"Nuk më intereson fare!" Brenda kishte disa nga historitë dhe faktet e mia intime.

- Nuk më intereson kjo.

- Oh me te vërtetë? Oh, shoku im, do të filloj tani. Ditarin e kam varrosur para një muaji, do ta gjej dhe do ta djeg!

- Jo! Ju lutem, Kapllan, në emër të letërsisë! Do të ngatërroni gjithçka!

Por përgjegjësi u ngrit në krahët e hakmarrjes së tij të pashuar.

Nuk e kuptoi saktësisht se çfarë do të ndodhte, nuk e kuptonte akoma. Sa budalla, dhe budalla i marrosur kam qenë! Nuk do t'ju tregoj si e kalova natën. Unë dremita vetëm për gjysmë ore dhe ëndërrova një përbindësh të madh si gjarpër me fjalën “Koha” në gojën e rrudhur. Më përpiu, Kapllani duke tundur ditarin e tij satanik, u shpreh Baftjari i Dytë duke qarë, dhe duke udhëtuar mbrapa dhe përpara në barkun e kohës: duke u lëkundur nga e kaluara në të ardhmen, nga e ardhmja në të shkuarën...

Nuk e di ku kishte ngecur.

Të nesërmen në mëngjes Bota kishte zbritur në Kryeqytet.

“Të gjithë të mëdhenjtë kishin përpara pica italiane dhe lexoni Kurbanin. Diçka të re?

“A e morët mesazhin tim për fletoren tjetër të Baftjarit të Dytë?”- u interesua kreu i Akademisë së Shkencave, që ishte ulur në krah të një gjermani të madh dhe të një francezi gjigand të politikës. Ky i fundit pëshpëriti në veshin e Baftjarit të Dytë...

– Po, do të jetë një bombë e madhe. Pse nuk bëni një disertacion? Unë do të jem udhëheqësi juaj. Megjithatë kam një shënim, prisni…

Pas një minute, lexuesi i Kurbanit pranoi se një pjesë ishte zhdukur fjalë për fjalë. Për pak sa nuk e bëri copa-copa kompjuterin e vogël të BE-së, kompjuterin e pafajshëm. Por kur zbuloi se kopja e Kurbanit dhe fletorja e Baftjarit të Dytë mungonin në kasafortën e tij, e kuptoi se edhe ardhja e shumëpritur e ngjarjeve të pariparueshme ishte kthyer nga të dy satelitët që kishin marrë e dhënë nga ajria.

– Ardhja e tillë është e imja, e tha vetë tashmë. Së dyti, kam edhe një takim pune në Akademinë e Shkencave për atë punën e Historisë së Shekullit XX.

- Në cilin shekull?!

- Në datën e njëzetë.

- Dhe në cilin shekull jemi tani?

“Njeri, ah njeri, nuk e kupton se sa larg kemi shkuar. Jemi në atë që po shkon në njëzetë e dytë,” tha Baftjari. - Më saktë viti 2056. Unë nuk mund të qëndroja në ajër. Unë zbrita vullnetarisht. Dhe gjithçka është njësoj: rruga jonë, kopshti, ngjitur me perimet e Akademisë së Shkencave, pastaj orëndreqësi rus që ia ka bërë falas riparimin e orës vetë shefit... Shekulli i njëzetë e dytë! Dhe kaq shumë gjëra mahnitëse! Plus një në zyrën e koshave të basketit, që nuk e kam parë ende.

Aty shkruhej ende. Aty vinin mesazhe akoma. Satelitët po punonin. Dhe misteri po shuhej. Tashmë po shkruhej...

Ngjita përsëri shkallët dhe i rashë ziles së derës me shënimin “Baftjar Dollia – Agronom”. Kambanari tha me një bariton melodioz: “Të kërkon një burrë, i shëmtuar, i veshur tmerrësisht jashtë modës”. Pas një sekonde dera u hap.

– Jeni ju Baftjar Dollia? Unë e pyeta.

- Edhe ti Baftjar qenke? pyeti tjetri, kur ia pa baxhon në krah të zemrës.


– Kopja juaj e librit të Baftjar Dollisë së Parë nuk është zhdukur, apo jo?

- Nuk është.

- Epo, atëherë do të humbisni librin tuaj të madh të punës, të cilin e kam gjetur tashmë dyqind vjet më parë. Prandaj shkruaj më lexueshëm o budalla. Nuk do të mundohem për ty!

Kooperativat bujqësore nuk mund të hapen atje lart, është mesazhi nga Satelitët.

Unë nuk kam nevojë për Baftjar Dollinë nga e ardhmja. Dhe kështu u fik ekrani i kompjuterit të BE-së atë ditë, ndërsa të gjithë vetëm po i fshinin sytë.


15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page