
Paqloti
Nga Fatmir Terziu
Grashinë e "Kiarës" më zgjoi. Paqlot
gjunak në xhamin e skithët,
la çarmin e tij gri,
ngutshëm mori dorazi tinëz,
surratin e qiellit të nxirë,
pastaj menjëherë hodhi firmën,
për më pak errësirë.
Hundarak mbi Tamiz,
u shfaq dielli dhëmbëshkulur,
si një tapet persian që lëviz,
paqlotin për të shkundur.
Grafika të murrme me korda,
pushtuan xhamin tim,
litarët u shtriqën tek porta,
ishte thjesht një vegim.
Paqloti kish zënë mbi qepalla,
enkas të më gudulisë,
loti nuk qenka si në përralla,
edhe i paqtë kur lëviz.
Lulja ime
U shkul lulja e dimrit në Londër, mikja ime.
Erdhi stuhia “Kiara” me vrap.
Tashti shiu ka harruar turnet e sajdisja e tij është ditë e natë.
Në sytë e tu, ndjej një kopësht të përkujdesur stinëve
e tashmë po shoh si mbijnë të gëzuara gonxhet e zemrës
dhe gjethet marrin ngjyrën e buzëve.
Kujdes lulëzat, mikja ime, kujdes!
“Kiara” stuhi ka një ves,
lulet e tua janë farë Atdheu i zgjojnë dimrat,
prej tyre me siguri moteve është mbjell
bukuria shqiptare me të gjitha ngjyrat.
Buzët e tua të buta
u shtojnë aromën luleve.
Zemra jote e mirë mbush strofat e para të poezive.
Mirëmbetsh lulja ime, shëndetplotë!
Lulet, që shkuli “Kiara” u mbesin historive,
konvencione si brengat e dashu