top of page

“NETËT E BEJKËS BARDHË”



Kristo Çipa

Nëse imagjinata do të lëshohej frezgjidhur për të kërkuar në prehistori ditëlindjen dhe vendlindjen e këngës vëndçe shumëzërëshe isopolifonike, nuk besoj se do të gjente vend më orgjinal dhe njkohësisht romantik e mistik se Piluri dhe sheshi i tij në formë patkoi, që ashtu natyrshëm në përkarshiatjen ndaj detit dhe Çikës flet me këngë legjendën e marrjes së kësaj kënge nga Zeusi. Por edhe në mos qoftë e besueshme legjenda, natyra e papërsëritshme, temperamenti, diversiteti dhe etja zhuritëse për të thënë gjithëçka me tingujt harmonik të përendishëm të këngës fosforinë të bëjnë të besosh se kjo mrekulli ka ndodhur aty në Pilur dhe vazhdon në përditshmëri e përjetësi të kompozojë hallet e shpirtit dhe kohës në pesë- gjashtë zëra që dëgjohen me ëndje e vëmëndje por nuk mund të shkruhen në asnjë pentagram. Pikërisht edicioni i tretë i këtij festivali do të zhvillohet mes dative: 3-5 Qershor të këtij viti duke mbledhur rreth 300 artiste e polifonë nga të gjiths trevat ku këndohet polifoni por duke marrë me vete edhe lidrën e tupanin e Kosovës, “ Lotin e kurbetit” dhe “Zërin e traditës” nga emigracioni për të kulmuar tek tempulli mbarëkombëtar i kulturës sonë popullore, Asambli i këngëve dhe valleve të Shqipërisë. Tre ditë e tre netë si zakonisht ndodhin bëmat e kreshnikëve dhe ringjalljet biblike, po ashtu, edhe 22 grupe polifonike konkurues dhe tre përshëndetës do të zbredin kryeveprën e njerëzimit isopolifoninë në podin e gurtë me simbolikën e ardhmërisë që mbart lapidari në sfond malesh. Tri këngë e përpjetë për secilin grup ku e vjetra e paekspozuar e shoqëruar me një rit të vjetër nga ata që Shqipëria i ka patur me shumicë si gurët e maleve, së bashku me një apo dy këngë të reja me tekst të ri bashkëhor, përbëjnë repertorin më sinkron dhe njëkohësisht të besueshëm që tregon se Shqipëria dhe shqiptarët kanë patur dhe kanë një kulturë dhe traditë që evidenton genin, lashtësinë, mbijetesën, qendresën dhe vazhdimësinë. Personalitete të ndryshme politike dhe kulturore kanë konfirmuar pjesmarrjen në këtë event të veçantë dhe mjaft popullor që tërheq si gjaku shpirtin banorë aktualë, emigrantë, turistë e kureshtarë. Së bashku me këto do të ketë edhe monofoni ose logatje apo bohoritje që drithërojnë atmosferën por vërtetojnë se shpirti ynë asnjëherë s’ka mbetur rob i hallit. Së bashku me Pilurin qafa tjetër simotër e lashtësisë dhe mrekullisë polifonike, Nivica e fillon këtë event me parakalimin e tufave blektorale që nisen për shtegetimin veror. Ky është riti i vjetër sa bota për ne dhe gjithë gadishullin ilirik. Në darkë vonë, grupe polifonike që konkurojnë në Pilur do shkojnë me makina nëpër rrugën e re llahtarisht të bukur qe futet grykave e pyjeve për të kënduar përsëri në qëndrën historike të restauruar të Nivicës së bukur si lot gëzimi.



62 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page