top of page

NESËR DUA TË FLAS ME TY



Dua të flas pafund me ty me veten në ty të të them njëmijë fjalë, njëmijë herë të dua të flas për zogjtë, për yjet, për sytë e tu për frikat e mia, ëndrrat, dallditë për mallin që më merr për ty për luftën që bëjmë me dalë nga varri si e tërheqin njerzit njëri - tjetrin në gropë e s'e lënë të dalë të flas për dorën që më zgjate e më ngrite për dritën e syve që ma lëshove në fytyrë të të falenderoj që je e që më bën të kem mall për ty.


Nganjëherë dua të hesht, të vdes, të mos dëgjoj zhurmat që më çmendin të dëgjoj frymëmarrjen tënde të harrohem duke të parë ty të mos më thuash, ik tani, akoma nuk ike të humbas në sytë e tu të mbështillem me qeshjen tënde.

Nuk dua të vdes, ende nuk dua të vdes se nuk mundem as dua të rri pa ty nuk dua të më shohë askush askujt s'dua t'ia vras sytë dua të jem send që veç ti e di se jam unë dua të jem stilolaps p.sh. që ti e mban në dorë dhe vizaton me të ëndrra dua të jem një libër që nuk e lexon askush libër i mërzitshëm që s’i hyn kujt në punë qoftë edhe gjemb në trëndafil dua të jem të ta shpoj gishtin e ti të zemërohesh e të mos kesh ç'të më bësh. Nesër dua të flas me veten në ty dhe nuk dua të vdes.



11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page