top of page

Nesër më 6 shkurt 70 vjeç dhe 52 vjet krijimtari artistike, publicistike dhe stzdimore



Nesër më 6 shkurt 70 vjeç dhe 52 vjet krijimtari artistike, publicistike dhe studimore


CURICULIUM  VITAE


Emri :                                  Sakip  Uke  Cami

Datëlindja:                          6 shkurt 1954

Vendlindja:                         Burrel, Dibër

Kombësia:                          Shqiptar

Adresa:                               Njësia Bashkiake Nr 7 Tiranë, Pallati Nr 129, Rruga Durrësit (Dritan Hoxha), Telefon  0035542415164, 0696748810.

Gj. Familjare:                     I  martuar me dy fëmijë

Aktualisht:                         Krijues i lirë         

ARSIMI:                             Akademia Ushtarake “Skënderbej”, 1976

                                          Kursi pasuniversitar për filozofi (1985 – 1986)

                                            Kursi themelor i oficerit të shtabit, 2002

GJUHA E HUAJ:                Gjuha angleze , lexim dhe  të folur

                                           Gjuha italiane, lexim dhe kuptim.

PERVOJA :                         Titulluar oficer në  vitin 1976.

                                    Nga viti 1976 deri në vitin 1999 kam kryer detyra të ndryshme ushtarake në rrethet Dibër, Bulqizë, Mat, Krujë, Tiranë.

 (Qershor 1999-korrik 2003, gazetar në gazetën  “USHTRIA” dhe specialist në Drejtorinë  e Informacionit dhe                                                    Shtypit  në  Ministrinë  e Mbrojtjes.

2004, redaktor lajmesh, TVKOHA

Kryeredaktor  i gazetës “Stebleva, 2007 - 2021

 

VLERSIMET:              Dekoruar me Medaljen e Shërbimit Ushtarak

                                    dhe me Urdhërin e Shërbimit Ushtarak Kl  III

Me medaljen “Naim Frashëri” për shkrimet publicistike dhe letrare dhe me stimuj të ndryshëm.

 

BOTIMET:                   Kam botuar  qindra artikuj publicistikë si dhe disa libra artistikë si poezi, publicistikë, monografi, studime etj.  

  1. “ Vërshimet e Drinit” (poezi), 1996

  2. “Karateisti i  Vogël” (poezi për fëmijë), 1997

  3. “Ujvara të Përgjakura” poezi, 1999

  4. “Daullja bie për ata që kanë veshë” fabula dhe satira, 2001

  5. “Fshati i martirizuar” (monografi), 2002

  6. “Drejt NATO-s”, artikuj publicistikë, 2004

  7. “Rrëfime popullore dibrane”, 2006

  8. “Shpirti ynë liridashës” (monografi me bashkëautor), 2007

  9. “Edhe unë kam të drejtat  e mija” (poezi për fëmijë) 2010

  10. “Muharrem Xhediku, kompozitor i tangos shqiptare”, me bashkëautor, 2010

  11. “Njeriu i mirë” , 2010

  12. “Një jetë në shërbim të njerëzve” 2011

  13. “Dibra në këngët dhe tregimet e popullit”, 2012

  14. Rrahman Parllaku, një legjendë ne kufirin e dy koheve, me bashkautor, 2014

  15. Monografi për Sefer Efendi Kazazin, me bashkautor , 2015

  16. Monografi për Bajram Ndreun e Zall Dardhës, me bashkautor, 2016

  17. “111 poezi të zgjedhura” 2016

  18. “Figura dhe ngjarje të shquara të Dibrës” 2017,

  19. “Refleksione fëmijerie “ 2017

  20. “Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në Dibër, 2019

  21. “Fisi Cami i Dibrës”, Monografi, 2019

  22. “Mos ma prekni lumin tim” , rrëfime historike 2021

 

KURSE  KUALIFIKIMI dhe TRAJNIME

Kursi i gjuhës angleze pranë Qendrës së gjuhëve të huaja të Ministrisë së Mbrojtjes qershor 1999 Mbrojtur edhe në UT

Trajnim  për drejtimin e    brendshëm  të ushtrisë 

11-15 shtator 2000  (Gjermani)

Seminar per mardhëniet civilo ushtarake në Shkollën e NATO-s dhjetor 2005

Seminar për luftën kundër terrorizmit me specialistët amerikanë qershor 2005

 

STËRVITJE USHTARAKE SHUMËKOMBËSHE.

1.    “Cooperative Dragon 2000” (gazetar ) 16-30 korrik

2.    “Seven star 2000” Bullgari (oficer i medias) 17-30 shtator     2000

3.    “Peaceful stars 2000” Turqi (konference planizimi

4.   “Peaceful  stars 2000” Turqi (oficer i medias)

5.    “Cornerstone 2001” (shef shtypi dhe informacioni)              3 muaj  2 prill-27 qershor 2001

6.    “Cooperative Nugget 2002”Suedi (konference planizuese) 6-7 Shkurt 2002

7.    “Cooperative Nugget 2002” Suedi (faza I ) PIO 21-26 prill 2002

8.    “Cooperative Nugget 2002   SHBA (faza e II ) PIO 18-28 qershor 2002

                                            

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SAKIP  CAMI

 

Poezi

 

VËRSHIMET E DRINIT 

 

Unë linda buzë Drinit,

Bashkë me qumështin e nënës,

Në damarët e gjakut

Dhe në zemër

Më gurgullojnë 

E më ngrenë dallgë

Ujërat e kthjellta të Drinit.

 

Kish uji i lumit tim

qumështin që rrit fëmijën 

qumësht të skuqur nga gjaku i gjyshërve

qumësht me këngë  të thella  dhimbash

me endrra ndër  shekuj.

 

Unë linda buzë Drinit,

Nën hijen e Korabit

Më fëshfërojnë  gjethet e lisave

Dhe era e Radikës.

U rrita në  djepin e  rrufeve e të vetëtimave.

 

Kish uji i lumit tim vërshimet 

që ka ëndrra ime

Të jem sadopakëz  Drin

Unë linda buzë Drinit

Aty u lind edhe im bir

Dhe tani në gjoksin tim rrahin dy lumenj, 

që kanë një emër

Drin .....

E SHKRUAR NË SHKËLZEN

 

Në majë të Shkëlzenit

Vendrojës së Shqipërisë

Veten time e ndjej

Si në majë të çatisë.

 

Tokën time të shtrenjtë

E kam në bebe të syrit

E kam në pëllëmbë të dorës

E kam në log të shpirtit

 

 

Në instikamet e tij luftojnë ushtarë

Në ballë të tyre shokët e mi gjen

Ndaj unë oficeri jam krenar

Për ushtarin e madh Shkëlzen

 

 

 

MALL

 

Ç’bëjnë prindërit tani në këtë orë

Babai, gazetën për së dyti ka lexuar

Nëna flokëbardhë trikon ka në dorë

Burrë, djali u bë për t’u martuar.

 

Dhe në një kohë unë mendoj për ta

Dhe në një kohë ata mendojnë për mua

Lemza zë nënën për djalin emigrant

Lemza nga malli më zë edhe mua.

 

 

 

OFICERI

 

Në kulmin e moshës rinore

Bukurinë e vet ja fali natyrës

Rinia i mbeti në llogore

Tani s’i beson as pasqyrës

 

Kush e ka fajin vallë

Pasqyra apo fotografia

Oficeri, qënie e rrallë

Binjak me të, Shqipëria.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BALADË PËR HAJRULLA TOLLEN

 

(Majorit që ra në krye të detyrës,

përballë shovinistëve sllavo-maqedonas)

 

Ç’është ai në majë të malit ?

Kush e vrau e kush e ndali ?

 

Askurrkush atë s’e ndal

S’ndalet shqipja lart në mal

 

Syri i tij rreze drite

Pushka e tij gjëmim prite.

 

Dorë e hasmit, moj e mallkuar

Ti u shofsh siç je shuar

 

Kali i  tij hingëllin

Ulërin e qan si fëmijë.

 

Shqiponjë e malit seç loton

Mbi pushkën e tij vigjëlon. 

 

KRESHNIKU

 

 

E krahasoj me kreshnikët e maleve

Me Mujin e Halilin e baladave

Dhe më duket më i fortë dhe më i bukur.

 

E krahasoj me ujët e kristaltë të Valbonës

Sytë e tij janë më të pastërt

Zëri i tij kumbim i jehonës.

 

E krahasoj me malin e Korabit

Me majën e  Hekurave, me të famshmen majë

Maja i ngjan atij, ai i ngaj asaj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHELGU  LOTUES

 

Përse vallë mban këtë emër

Ky shelg i bukur flokë krehur

Me degë të krrusuara gjer në tokë

Me trung të lashtë sa një shekull

 

Një trim i rrallë i panjohur

Nën këtë shelg është prehur

Dhe së bashku të dy tok

Nuk kanë të vdekur.

 

 

 

VALLJA JONË

 

Hidhet kësula mbi kësulë

Mali hidhet përmbi mal

Malet lidhen dorë për dorë

Nga daullja në festival

 

Kërcimtari ynë i lehtë

Të kërcen në një pëllëmbë

Fluturon deri tek retë

Fluturon porsi pendë

 

Në çdo tingull, një legjendë

Në çdo hap një epope

Në çdo lëvizje një botë e tërë

Edhe legjendare, vallja më e re.

 

 

Sakip   Cami 

107 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page