top of page

Negociata


Prof Dr Fatmir Terziu

Ndërsa gjyshja ime e ndjerë, kishte jo pak herë në moshën e saj disa fjalë të cilat më duhej kohë t’i kuptoja më së shumti pos veprimit, në tërë qasjen e tyre kishte dhe një zbrazëti ndjesore, kishte një shije që dukej si mosqasje e përdorimit të tyre. Huazimi i detyruar e kishte krijuar këtë zbrazëti që pakkush e kuptonte. Ndoshta ende kjo zbrazëti na ndjek, duke nënshkruar “negociata” të padukshme me gjuhët e prej gjuhëve me fjalët. Dhe themi se ndjejmë “sakëlldi”. Ndërsa e kemi huazuar nga gjuha e Tjetrit, e kemi përdorur, shpërdorur dhe shtrydhur sa mjaft herë ia kemi kaluar pragut dhe cakut të kuptimit të kësaj fjale. Ndërsa “sakëlldi’ ka mbetur në origjinë, ecja dhe ngecja në kuptimin e ri të saj ka bërë që të duket si një fjalë vërtetë e ndjeshme në përdorim. Por, unë vërtet ndjej… “sakëlldi” me këtë sakëlldi negociatash. Pse?

Unë e kam përdorur atë si pjesë të titullit tim sepse ngulmon një pikë qendrore në teorinë e Ferdinand de Saussure, domethënë që një gjuhë (gjuhë) është një sistem shenjash që formojnë një objekt të përcaktuar mirë i cili mund të studiohet në mënyrë të pavarur nga aspektet e tjera të natyrës. Pra, nëse “sakëlldi” dhe mjaft të tjera e krijojn ëkëtë zbrazëti natyrshëm kemi gjetur një arsye të mbushim vetë zbrazëtinë dhe elokuencën e saj gjuhësore me konventa të tjera të pakuptueshme. Konventat mund të vendosen për t’u përshtatur interesave të palëve në fjalë: por kjo nuk është, për Saussure, asnjëherë karakteristike për krijimin e një shenje gjuhësore. Dhe megjithëse është krejtësisht e mundur të vendosim një komunikim të tërë, në një arsye të tillë zbrazëtie, prapë se prapë koha e kërkon të ngulet më shumti në fjalën që i duhet sistemit të shenjave.

Në fakt edhe pse e dimë, i rikthehemi në padijen tonë, mbesim tek konteksti se si fjalët kanë kuptim. Këtu sërrish na duhet një përgjigje e ardhur nga pyetja e Saussure. Për t’iu përgjigjur pyetjes se si fjalët kanë kuptim, Saussure shikoi se si funksionon gjuha si në shoqëri ashtu edhe për individin, duke propozuar: “Nëse do të mund të përqafonim shumën e imazheve të fjalëve të ruajtura në mendjet e të gjithë individëve, ne mund të identifikojmë lidhjen shoqërore që përbën gjuhën”.

Pra ne bëjmë negociata pa i kuptuar se ato kanë përqafuar imazhet e rruajtura në mendje. Dhe për ta kuptuar më qartë shkojmë tek negocimi, ajo fjalë që në fakt në këtë pikë nuk është aq e thjeshtë. Në vend të fjalës që na ka prurë “sakëlldi” bashkë me negociatën e saj të përdorimit duhet gjetja dhe përdorimi i fjalës së domosdoshme të shqipes. Kjo natyrisht mbetet tek negocimi i kuptimit që do të mbartë. Negocimi i kuptimit vazhdon derisa të dy ta fjalët, e huazuara dhe e mirëgjetura e rrënjës së gjuhës shqipe të kenë vendosur të njëjtin brenda-subjektivizëm, pra kuptimi dhe mirëkuptimi të jetë i pranuar. Ky lloj negocimi, krijon hapësirën e një negociate të re, të domosdoshme, për të krijuar shtrat të ri e të qëndrueshëm për Gjuhën Shqipe.

Në këtë përpjekje të duhur për të formuar një gjuhë shqipe të pastër mes përshkrimit kulturor,

çdo aspekt i kulturës krijon konceptin e vet të zhvillimit kulturor ose atë që e quajmë tipologjia e kulturës. Tipologjia e kulturës në këtë rast është një negociatë e vendosur për negocim të pastrimit të gjuhës, madje edhe njohuri kritike se si funksionon vetë lidhja e saj me strukturat e kulturës, qoftë edhe me produktin e saj në poezi tek e cila, vetë negociata kulturore kërkon të lidhë e të shpërndajë marëveshjen për potencialin e pastër të një historie tjetër dhe të një gjuhe tjetër, të riparueshme nga plagët e shekujve dhe pushtimeve. Duke ditur se kultura hyn në një dialektikë me barbarizëm, në fushën e poezisë lirike, ajo që ka qenë tradicionalisht e ushqyer nga folk-tradita, gjuha e shtypur deri në plagë e rrënkim, dhe të zbulosh këtë plagë duke e shëruar, do të thotë të tregosh dhimbjet e brendshme të gjuhës, të krijosh negociata institucionale për këtë lloj kulture të domosdoshme.

35 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page