(Gjykata ne Hag, t; pagjeturit etj._ FJALË RASTI E NGUSHLLIMI NJË MIKU NË HOMAZH PËR DISA FAMILJARË TË VRARË E TË MASAKRUAR
Juve të nderuar, që kini ardhur këtu që me prezences tuaj, të shfaqni dashurinë, dhimbjen e respektin, ndaj atyre që hiken dhe këtyre që i përkujtojnë, ju përshëndes dhe Ju fln. për ardhjen.
E shoh të arsyeshme që t’u drejtohem me ndonjë fjalë, sa nga respekti ndaj H. e familljarët, poaqë nga dhimbja për ata që nuk janë dhe për mënyren se si hiken.
E dini sikur e dijmë të gjithë: synimi për liri dhe lufta për ta arritur, domosdosmerisht shkakton viktima. Në Kosovë në veçanti ngaqë ishte e brishtë, e pafuqishme pothuajse nga të gjitha këndvështrimet. Vonë morri veten! E vetme që e shquante tash e një shekull më parë, ishte dëshira zjarrë për liri pa lë të miret dhe jeta për këte.
Dhe kjo në Gjakovë ishte dukshëm më e shquar që në nisje për të mbijetuar shëndetshëm në të gjitha kohërat. Nuk do përpelitem t’a them përse ishte e tillë Gjakova se, çështja është e thellë, komplekse dhe do shumëlloj studjuesish e kohë,, e ky nuk është as rasti as çasti.
Nga ajo pabarazi midis Kosoves e Sërbisë, në luften midis atyre që donin të mbanin pushtetin mbi Kosoven dhe atyre që donin t’a hiqnin nga vetja atë pushtet gjakatarë, ndodhen viktima të pafajshme nga krimet që bënin kriminelët monstruoz të të parëve, të cilat në raste të caktuara (sikur është kjo tragjedi) tejkalonin dhe ato naziste.
Dhe, këta të familjes Tuaj e paten atë fat tragjik dhe ua fiken jeten kriminelet të një pushteti barbar. Tragjedia ishte papërballueshem e madhe dhe shkaktonte njëherit edhe mllef edhe pikllim të thellë e rrënkime të përjetëshme, kurdo që kujtohet se ishin fëmijë që akoma nuk kishin zotëruar të folurit e të rinjë që ishin largë të të kuptuarit të plotë të aspirates si kuptim sublim kurse vriteshin mu shkaku i sajë. Thuaja foshnje dhe fëmijë që nuk dinin as ç’është shteti, as liria, as armiku kurse vriteshin dhe më shumë se kjo bile, në emër të kësaj. Kur meditoja të vij në Gjakovë pas thirrjes nga respekti i H. e mendoja në vete: çfarë të them? Çfarë t’ju them? Jam i zoti të mbërthej tragjedinë, peshen e sajë dhe të tjerat dhe ti them a shkruaj ashtu sikur e do rasti e sikur u duhet të piklluarëve. Të nxjerrë mesazhin nga tragjedia e ndodhur dhe t’ua them familjarëve ngushllimin, në trajten me të përshtatshme sa aqë, t’ua lehtësoj dhimbjen e njëherit duke u futur në thellësirat qoftë religjioze qoftë filosofike, të eksplikoj kuptimin ,,fati”, ,,tagjedia”, viktima, liria, pavarësia? Në vete e selitja e parreshtur pyetesha: si të ngushllohet një kryefamiljarë, një babë tek pau llahtarinë që ra mbi familjen e vetë, Si të ngushllohen të tjerët: vëllëzërit, motra, gjithë të afërmit e tjerë,kur përgjithmonëshëm u humben aqë shumë anëtarë, aqë të pafajshëm e aqë barbarisht dhe u sakatos familja për dëshprim? Si? Cila do t’ishte fraza, gjuha, që do ua lehtësonte dhimben? Unë a ndonjë tjetër më i ndritur se unë? Dhe sikur zura fillin nisa të meditoj tutje: E synaum dhe e deshtem deri në sacrifice këte që të këtillë sikure e kemi bastardhoj paksa sot dhe, që në ngjizje e përfytyronim se, pasiqë dinim se me kend kemi të bëjmë, mund të na ndodhin dhe duhet pritur makabërllëqet deri me monstruoze. Më në fund e tërë mendsia që në fakt ishte çmendësia, i tërë dinjiteti i tyre bastardh qëndronte mbi gënjeshtren dhe, pa te do sorollatej deri tek një identitet tmerrues të tyre. E tërë historia e tyre dhe realiteti sot, kishin zënë shtat e qëndronin mbi gnjeshtren përherë dhe me të gjitha mjetet, në mbrojtje të sajë. Kjo është gjeneza e mendësisë kriminale të tyre që gjeneron recidivin përherëshem. Të tillë, ata ishin shndërruar në një rrezik e shqetsim të përherëshëm për rrethinen. Dhe kjo mirëfilli dihet. Bëhet edhe më e keqe kur u hyn në funksion diplomacive evropiane e botërore dhe për interesa të veta herë e gjykojnë herë e aministojnë. Dhe, ato që u thanë më lartë, ishin shkaku i ikjes së të dashurve përcjellë me pikllim e lot të familjarëve duke lënë në kujtesë edhe domëthënësinë për familjarët, edhe mallin e pashuar për ta në tërë kohërat, edhe vërejtjen e leksionin se ç’është liria, por edhe mesazhin dhe tek thellohet njeriu në tragjedinë sikur dëgjon në kor nga gojë e tyre: na ndoqen barbarisht tek vdekja, na ndanë nga njëri-tjetri, që të shuhet dashuria, që të fiket dashuria për liri, dashuria për njeri-tjetrin, që nxijnë shpirtërat sa të humbasin zotësinë e shtetformimit e të ndërtojmë lirinë. Mos lejoni këte! Ngushllohuni! Gjeni forcë sa të ngushlloheni, të jeni të fortë sa të arrituren ta bëni të qëndrueshme, të përherëshme gjithnjë e më shumë të përparuar. Jeta përherë është një mundësi edhe kur nuk dijmë për te e nuk e shohim në mendje. Më në fund, viktima jonë këte objektiv edhe kishte. Vajtem ne-jetoni Ju! Dhe, kjo është përgjigja më e mirë e me bezdisëse atyre që na moren jeten. Përgjigje që i vret më shumë se arma! Na moren jeten, por jo kujtimin Tuaj për ne. Ju mbetet të vazhdoni ate për të cilen ramë viktima! Ne jetojmë në shpirtërat Tuaj, dhe u sjellim ato që quhen pjesë e jetes. Dhe ne, nga jeta e pasosur ua përcjellim mesazhin: Ngushllohuni! Na përkujtoni në ato çastet e bukura të përbashkëta, që t’mos u rrok trishtim i përherëshem. Duhuni! Mirëkuptohuni e ndërsjellshëm përkrahuni! Falni bëmat e gafet ndaj njëritjetrit që nuk u pëlqejnë e jetoni në rrazillëk! Zoti e do kështu! Vlerësojeni jeten më së miri që mundeni se ajo nuk përsëritet! Dhe ne, këtu në pasjeten do prehemi të qetë e në paqje tek i arrini ju këto. Të nderuar, tek përkujtojmë të ikurit dhe tek imagjinojmë se prehen në parrajsen qiellore, njësoj me mall të pashuar, duke thirrë për t’u ngushlluar familjarët, unë ju lutem që të bëjmë homazh me ngritje në këmbë, në shenjë respekti për familjarët e nga respekti, dashuria e malli për të hikurit. U prehshin në paqje në parrajsen e jetes së pasosur. m.m.h në Gjakovë, prill.21
Comments