Ndryshoi fryma e përgjegjësisë...


Pashk Mhill Alia

ARKIVIST I PËRKUSHTUAR DHE NJERI ME VLERA SHOQËRORE


NGA FRAN GJOKA


Intelektuali dhe studiuesi i njohur Pashk Alia lindi në Berishë të Pukës në vitin 1957. I arsimuar në shumë disiplina si, mekanike, mesme gjmnaz dhe ushtarake. Më pas kreu studimet e larta në degën e filozofië dhe fakultet të dytë, plofilin histori-gjeografi. Ka kaluar eksperienca të shumta pune dhe detyra më shumë rendësi në shumë sektorë, të ndryshëm si: punëtor krahu në kooperativën bujqësore të Berishës dhe më pas në fermën e Pukës, mekanik në SMT, dy vite drejtor i saj, Shef i Seksionit Kuadrit në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit Pukë, mësues për dy vite dhe për 17 vjet pronar i një firme ndërtimi në Pukë dhe Lezhë.

Për katër vite Titullar i ASHV Lezhë dhe për gati dy vite Drejtor i Arkivave Shtetërore Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetyit në Tiranë. Si titullar i institucionit në Lezhë, në 4 vite ka merituar 7 vlerësime me masën “ Shumë Mirë” ose vlerësimi maksimal me “ 1 “. Në perditshmëri është një përson që detyrat i vlerëson maksimalisht, por të drejtuarit dhe punën akivore e ka vlerësuar jo thjeshtë si detyrë, por si një mision dhe misionet janë diçka tej detyrës, janë disi të shenjta. Arkivat janë gjë e shenjtë, në to ka vlera të pallogaritshme në vlerë. Motoja e tij në jetë ka qënë dhe është: Njeriu edhe si qytetar, jo më si admnistartor e titular, dy gjëra duhet të vlersojë në maksimum, thesarin ose portofolin, dhe arkivin.

Ka qënë një titullar dhe administrator i mirë edhe në vitet para nëntëdhejtës. Ka qënë drejtori më i ri i SMT Pukë qysh në mars 1983, në moshen 25 vjeç, më pas Shef i Seksionit të Kudrit për 5 vite dhe ka shkelqyer me rezultatet qe ka arritur, madje nga instatncat e kohës seksioni i kuadrit Pukë, për nga metoda e punës, organizimi dhe cilësia është orientuar tek puna e tij si veprimtari për të marrë shëmbull. Është angazhuar në shumë studime, si ato të kushteve të punës së specialistëve dhe kuadrove, për mënyrën e të studiuarit, për meodat e punës shkencore, për efektivitetin e punës së kuadrove dhe specialistëve, studime të botuara në organet qëndrore të shtypit. Është krijues dhe deri tani ka shkruar dhe botuar 6 libra studimorë dhe monografikë dhe ka në proces shumë libra të tjerë.

Pashk Alia është sot një nga intelektualët mjaft të respektuar dhe të ndëruar jo vetem në rrethet shoqërore pukjane nga ka ardhur për të cilin përcillen opinione të mira, por edhe në udhëtimin e tij për 25 vjeçar në qytetin e Lezhës. Është shumë miqësor dhe të imponon respekt, është korrekt dhe u jep përparësi detyrave në shoqëri e miqësi, i gjendshëm në situate të vështira. Për vlera njerzore, shoqërore dhe si drejtues në shumë institucione, në viin 2016 Këshilli Bashkiak i Pukës i ka dhënë me unanimitet të plotë titullin: “QYTETAR NDERI” i Pukës.

Po bëhen afërsisht dy vite që për punë dhe rezutate të mira në Lezhë, është përzgjedhur dhe me konkurim në DPA, është emëruar në deyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Akivave Shtetërore Vendore në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.

Gjendja e rrjetit arkivor Lezhë në mars 2014 kur Pashku u emëru në ketë detyrë.