top of page

Ndryshim që vjen ngadalë


Ndryshim që vjen ngadalë

Astrit Lulushi


Sa të ngjashëm ishin njerëzit 2,000-3,000 vjet më parë krahasuar me ne tani në pamje dhe gjenetikë?

Në dukje, ne jemi të ndryshëm. Teknologjia dhe inovacioni na kanë dhënë ushqim, higjienë dhe gjendje më të mirë, sesa disa mijëra vjet më parë. Lartësia, pesha (mbipeshë në shumë raste), forca, qëndrueshmëria, të gjitha këto kanë përparuar së bashku me përshpejtimin e teknologjisë.

Gjenetikisht, në fakt, disa mijëra vjet janë sa një mbyllje-hapje syri. Jeta vazhdon. Ndryshimi po ndodh, por ndryshimi "i dukshëm" kërkon kohë në varësi të specieve. Bakteret mund të evoluojnë në specie të reja në një hark kohor shumë të shkurtër. Njeriut i duhen "miliona" vjet.

Ne jemi më pak se 2% të ndryshëm gjenetikisht nga shimpanzeja. Pra, kemi ndryshuar thuajse aspak. Shkurtimisht: Universi u krijua rreth 14 miliardë vjet më parë dhe Toka 4.5 miliardë më parë. Njeriu i sotëm është cerebralisht dhe fizikisht i njëjtë me atë që ishte kur filloi të mbizotëronte Tokën 85 mijë vjet më parë - dhe kjo nuk është as 1 e milionta e kohës së mjaftueshme për të ndodhur ndonjë ndryshim. Kështu mund të kuptohet teoria për Evolucion, që duket se zbeh shpresat e njeriun për ndryshim të shpejtë, në përgjithësi. Nga kjo lind idea për ndryshime të shpejta a Revolucion - dy teori që përkrahen a sulmohen nga forca të kundërta politike ose të mendimit, njëra për ruajtjen e status-quosë sa më gjatë, dhe tjetra për ndryshimin e shpejtë të saj.

6 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page