YLLI E KA VENDIN PAK MA POSHTë!
Ndoshta, një pakujdesi e vogel...
Një pullë e zberthyeme ka ndollë që të ban horr! Prandej duhet kujdes!
Dikur burrat vishnin brakesha dhe problemi ishte i zgjidhun!
Edhe xhamadani e kryente detyren e vet... Gjithshka merthehej...
Sot qeveritarët nuk mund të rikthehen prap tek brakeshat... Pjesa ma e madhe e qeveritarëve pullat i kanë zevendsue me patenta... Bukur! Po, ka ngja që prej ngutit.., edhe kanë harrue me e merthye patenten...
Ngarkesa me shumë probleme urgjente sjellë pakujdesi per gjana t’vogla.
Edhe shokut Ever, i ka ngja nder kongrese të partisë, me harrue pullat e “dyqanit” pa i merthye, po vigjilenca e Nexhmijes e nxirrte nga situata...
Po, a ja mbante kujt me i thanë atij “merthe pullat”! Ai e kishte në maje të gjuhës hazer xhevapin: “Ate e di partia!”... Atij i dukej edhe vigjilencë!
Mbas sa vjetësh, si vjen puna... Me persëritë edhe sjelljet e tij...
Kryeministrit Rama i ka dalë “ylli i rilindjes”këto ditë..,krejt papritmas!!
Fati i tij me kenë me ministrin grek, e ai mos me u kujtue fare... Ndoshta, kjo ka ngja dhe me personalitete europjane, po nuk e kanë kapë kamerat, tue mos dashtë me i tregue atyne popujve se, “ku vehet ylli në rilindje”!
Koha gjithnjë ban punen e vet... Nga balli i partizanve të luftës, zbriti në gjoks e tash prej gjoksit... Dikujt në bark e, dikujt ma poshtë... “Rilindja” i ka këto...Si duket ky asht ai vendi që ka ylli kuq me pesë cepa në histori!
Po mos t’ ishte ylli i kuq në vendin e vet, a do të rrinte presidenti apo ai kritari i Kuvendit Popullor me gojë mbyllë? E “partia” a rrin e shef séri tek ai.., tue shetitë ylli neper trupin e kryeministrit, deri tek maska, që në fakt: “Shqiptarët, duhet të ruhen ma shumë nga ylli i kuq se nga virusi!”
Krahasoni sa ka vra ylli i kuq nga 1942, dhe sa po mbytë virusi në vit?!”
E keqja ma e madhe e harresës asht ripersëritja ose “rilindja”...
Melbourne, 24 Tetor 2020.
Comments