top of page

Ndoshta…


Ndoshta…

Nga Fatmir Terziu



Ndoshta duhet patjetër të besoni në fatet e përditësisë

lotët e ujitin tokën me pika të arta,

si të kuptosh një flutur mbi një trëndafil pi sisë,

e lë pas vezët që bëhen larva.


Dhe këtu e kupton se bota është gri

me këtë flutur mbetet i magjepsur

një kopësht i tërë me trëndafilë(?!)


Se aty pastaj mbin dashuria si një ide

mes kopshtit hap rrënjët ku e dehin aromat

i spërkat trëndafilat me sprej

pa kuptuar se vret jo larvat por milingonat.


Dhe vrapon pikla-pikla në ajër për të të kapur

vetë dashuria që vret pa kuptu

dhe ti e shenjtëron horizontin me zemrën e saj të hapur

se mendon të do ashtu siç je kuturu.


Fshin sytë nuk di si t'ia bësh mallit

hyn padashje në mëkatin e përditësisë

mendimet pinë cigare në butësinë e barit

dhe duartrokasin koncertin e zogjve përtej lirisë…


… sheh trëndafilat kryqëzojnë duart mes ballit,

Krishti u ringjall prapë,

duke kërkuar për një botë të përsosur përtej hallit

për fatin e një trëndafili të dashuruar në park.

12 views0 comments

ความคิดเห็น


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page