Nderimi i disidencës


Nderimi i disidencës

Nga Halil RAMA

Dhjetë vjet pas dekorimit nga Presidenti i Republikës me Urdhërin e lartë “Mjeshtër i madh”, vjen një tjetër titull nderi për aktivistin e të drejtave dhe lirive të njeriut, Besim Ndregjoni.

Universiteti amerikan për paqen globale ka nderuar me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” për marrëdhënie ndërqeveritare dhe humanitet presidentin e Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, zotin Besim Ndregjoni duke i njohur shërbimin e tij të përkushtuar dhe vetëmohues ndaj proceseve të paqes dhe pajtimit në Shqipëri.

Parasëgjithash ky është nderimi që i bëhet disdencës shqiptare, Jo më kotë, në këtë event që u mbajt nën kujdesin e veçantë të Misionit diplomatik për paqe dhe Prosperite,t me pjesëmarrjen e personaliteteve nga sfera publike, “Besim Ndregjoni u vlerësua si një legjendë e gjallë, i cili gjithë jetën ua ka dedikuar gjithë atyre që u persekutuan egërsisht nga rrëgjimi.

Ka të drejtën legjitime të ndjehet krenar Njeiu që që gjithë jetën e tij ia ka dedikuar zërave që nuk mundën kurrë të dëgjoheshin pasi u shtypën nën rrëgjimin e egër komunist . Ai e vlerëson këtë titull si nderimin më të madh që ju bëhet 4500 të zhdukurve të regjimit, 36 mijë burrave dhe grave që u burgosën për liri, si dhe 50.000 familjeve të persekutuara.