NDERIME KUJTIMIT TË NDRITUR TË PROFESOR MURAT GECAJ


Takimi pare: Qatip Mara & Profesor Murat Gecaj


Po mbushet viti që është larguar nga jeta professor Murat Gecaj,por Ai, është larguar vetëm fizikisht ,sepse personaliteti i tij i ndritur me veprimtarinë atdhetare ,veprat e shumta që ka botuar do të jetoi në Pavdekësi.Performanca e tij shëmbullore rrezatonte Dritë,Mirësi e dashuri për Atdheun,shoqërinë,miqësinë , për gjithë shqiptarët kudo që banojnë në Shqipëri, në trevat shqiptare , në gjithë diasporën shqiptare në botë. Profesor Murat Gecaj ishte i veçantë me plot vlera e virtyte. Prezenca e tij e sinqertë në çdo takim jepte shumë shpresë dhe të bënte të kuptoje që ishte i veçantë, i rrallë ,nga i cili do të merrje vetëm mirësi.

Kujtoj me mall dhimbje e mirënjohje mikun e dashur të paharruarin Profesor Murat Gecaj E kisha njohur në largësi duke lexuar shkrimet e tij në gazetën Mësuesi dhe më vonë botimet e veprave publicistike të larmishme që lexoheshin me shumë kënaqësi. Kur isha mësues në gjimnazin “Ismail Qemali” Tiranë po kërkoja informacione për të botuar librin tim të parë “Frashërlliu akademik Stefanaq Pollo”. Në një një libër të Profesor Murat Gecaj lexova kujtimet e tij si student i Profesor Stefanaq Pollos”. I kërkova takim. U takuam në një lokal në qender.

Në tavolinë pranë profesor Murat Gecaj isha një nxënës kureshtar për të mësuar sa më shumë nga përvoja e tij e pasur. Kaluam disa orë duke biseduar dhe dëgjoja me vemendje fjalët e mençura të profesor Murat Gecaj. Me sytë e tij të qeshur më jepte shumë dashuri njerëzore. Dashanirësia e tij buronte nga zemra e tij e sinqertë që mbillte vetëm mirësi e dashuri. Në vazhdimësi për botimin e librit tim të parë professor Murat Gecaj ishte mësuesi im që më ndihmoi me shumë dashamirësi. Ditën e promovimit të librit në sallën e akademisë të shkencave profesor Murat Gecaj ishte organizatori i përkushtuar. Në sytë e tij dalloja gëzimin sikur do të promovonte librin e tij. Përmasat shpirtërore të mikut të shtrenjtë professor Murat Gecaj nuk i përshkruaj saktë sespse shpirti tij fenomenal është si zjarri që nuk përkufizohet.

Pas botimit të librit tim të parë professor Murat Gecaj më këshilloi të shkruaja librin e kujtimeve duke më dhuruar librin e tij :” Enderrat e grisura të jetës sime”dhe më lidhi me adresën “Fjala e Lirë Londër,të intelektualit të shquar shkrimtarit e poetit të talentuar profesor Fatmir Terziu, ku publikoja fragmente të librit të kujtimeve. Profesor Murat Gecaj më zgjeroi njohjen me miq intelektual të talentuar, të cilët mi prezantonte me shumë dashamirësi e krenari. Ai lumturohej midis miqve të shumtë që i donte me shumë sinqeritet dashurie të shenjtë gati hyjnore,me një atdhedashuri të flaktë të shqiptarizimit pa ngjyra politike,feje e krahine. Ai ishte një Lis i forte i lindur e rritur në bjeshkët e bukura të Alpeve Shqiptare që u donte të mirën gjithë shqiptarëve.Kishte miq në të gjitha krahinat e Shqipërisë,në Kosovë e trevat shqiptare në Maqedoni,Mal të Zi, e në gjithë diasporën shqiptare në botë.

Profesor Murat Gecaj më njohu në largësi me poetin e shkrimtarin Perparim Hysi, të cilin e thërriste “Papi”. Shpesh më recitonte fragmente nga vargjet poetike të poetit e shkrimtarit Perparim Hysi, i cili në atë kohë ishte me banim në Florida USA. Profesor Murat Gecaj ishte katalizator i lidhjeve mendore e shpirtërore midis miqve. Ai u gëzua shumë që unë komunikoja me e-mail me poetin e- shkrimtarin Perparim Hysi.

Çdo ditë takohesha me gëzim me mikun e dashur profesor Murat Gecaj. Me kënaqësi e shoqëroja në takimet që kishte me intelektualët e nderuar Viron Kona,Sejdo Harka, Bardhyl Xhama, etj. Ishte shumë parimor me një ndjenjë të lartë atdhedashurie.Kishte horizont të gjerë kulturor dhe komunikonte me thjeshtësi e shumë dashuri. Kishte botuar librin e bukur “Dorela” dedikuar mbesës të bukur Dorela.Me shumë dëshirë shkova dhe diskutova në promovimi librit “Dorela”.Përurimi i librit “DORELA” na solli shumë emocione gëzimi. Aty ishin bashkuar dhe harmonizuar bukur: stina e pranverës natyrore me pranverën shoqërore, mrekullinë njerëzore të Dorelës dhe “Dorelave shqiptare”, Edhe tek fytyra e profesor Murat Gecaj lexohej stina e pranverës, se zemra e tij jepte vetëm mirësi e shumë dashuri . Ndërsa libri “DORELA” ishte një dhuratë e vlefshme për edukimin e brezit të ri,mbesa Dorela shkëlqente si rrezet e diellit, pasqyronte trashëgiminë e Profesor Murat Gecajt. Ajo i ngjante shumë gjyshit të dashur Murat Gecaj.

Isha i lumtur që takohesha vazhdimisht me mikun e dashur Profesor Murat Gecaj . Nuk vonoi fati dhe erdhi me banim në Tiranë miku dashur Perparim Hysi që braktisi Floridën pas 12 vite qendrim në USA . Takohesha çdo ditë me miqtë e mi të dashur Murat Gecaj (Babushi) e Perparim Hysi (Papi). Isha i lumtur midis tyre. Miqtë e shtrenjtë Murat Gecaj & Përparim Hysi më lajmëruan se në Tiranë kishte ardhur intelektuali shquar,shkrimtari poeti professor Fatmir Terziu. Shkova i gëzuar në një nga mjediset e pallatit të kulturës Tiranë ku ishte planifikuar takimi.Ishte herë e pare që do takoja intektualin e shquar Fatmir Teriu , i cili më kishte publikuar tek Fjala e Lirë të gjitha fragmentet e librit të pabotuar “Kujtime me zile” dhe me shumë dashamirësi e atdhedashuri më fymëzoi të publikoja shkrime në vazhdimësi. Shpesh herë professor Murat Gecaj më fliste me shumë konsiderata për personalitetin e intektualit të talentuar mikut të tij të nderuar professor Fatmir Terziu që kishte krijuar medien Fjala e Lirë duke e bërë tribunën e lirisë për të publikuar krijimet letare,historike,filozofike,social-politike për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë

Kur hyra në dhomën që ishin miqtë e mi të dashur Profesor Murat Gecaj,shkrimtari e poeti Perparim Hysi ,shkrimtarin Viron Kona.u takova me emocione me intelektualin e talentuat professor Fatmir Terziu, i cili më priti me një buzëqeshje pranverore.Në sytë e tij rrezatohej mirësia e dashuria njerëzore. Në këtë takim të veçanttë kryefjala ishte miku nderuar professor Fatmir Terziu. E falënderova me respekte e mirënjohje mikun e nderuar.intelektualin e talentuar shkrimtarin,poetin,Fatmir Terziu që është modeli atdhetarit të shquar. Me veprimtarinë dritëdhënëse “Fjala e Lirë,është simboli bashkimit mendor e shpirtëror të intelektualve krijues në të gjithë diasporën shqiptare..Ai është personalitet i kombit shqiptar me dituri erudite me kulturë të mahnitshme që mbjell dashuri tek të gjithë shqiptarët kudo në botë. .

Ishte një takim me shumë dashuri atdhetare, ashtu si e ka përcaktuar profesor Fatmir Terziu në foton e këtij takimi miqësor - vëllazëror : “ Mes miqsh asgjë nuk peshon dhe kushton më shumë se dashuria dhe respekti.”


Qatip Mara, Perparim Hysi, . Fatmir Terziu, Murat Gecaj, Viron Kona

Sigurisht mirënjohja për këtë takim të paharruar është për professor Murat Gecaj që ishte i palodhur e nuk përtonte kurrë për të mbjellë e forcuar dashurinë njerëzore midis miqëve

Vazhdimisht takohesha me miqtë e dashur profesor Murat Gecaj dhe poetin e shkrimtarin Perparim Hysi.Fluturoja nga gëzimi kur shkoja për ti takuar në lokalet e Tiranës.. Por shpejtë ky gëzimi im u ndërpre nga sëmundja e befasishme e zemrës.

Kisha qenë në gjendje kome pa shprese për të jetuar. Ime shoqe më tregonte më vonë se miqtë e dashur Babushi e Papi vinin disa herë në ditë në spitalin gjerman Tiranë duke ndjekur me shqetësim atakun e zemrës. Kur u zgjova nga koma miqtë e shtrenjtë Babushi e Papi më jepnin kurajo e optimizëm se do të jetoja. Ua lexoja në sytë e lotuar shqetësimin që kishin për kërcënimin nga vdekja të jetës sime. Unë nuk e dija se zemra ime punonte me kapacitetin minimal 30% dhe shpresat ishin shumë të pakta për të jetuar. Miqtë e shtrenjtë Babushi e Papi më përcollën me dhimbje nga spitali gjerman Tiranë për të udhëtuar në spitalet italiane.Në ditët që isha shtruar në spitalin Torino e Milano ishin interesuar çdo ditë për jetën time

Kur isha shtruar në spitalin e Nju Jorkut miku shtrenjtë Murat Gecaj më dërgonte çdo ditë mesazhe , e-mail dhe nëpërmejte adresës fejsbuk që e administronte vajza ime e vogël Ermira interesohej me shqetësim si do shkonin operacionet e zemrës. Pas operacionit të parë që më vendosën tubacione në barkushën e majtë të zemrës miku shtrenjtë Murat Gecaj shprehte gëzimin që kisha shpëtuar nga vdekja e sigurtë. Janë qindra mesazhe që më dërgonte pas operacionit të dytë që më vendosën një zemër amerikane. Prof. Murat Gecaj ishte frymëzues i jetës sime të dytë.


Perparim Hysi, Qatip Mara, Murat Gecaj


Erdhi dhe momenti i shumë ëndërruar që do udhëtoja për në Tiranë me zemrën tjetrit. Sapo kisha mbritur në Tiranë njoftova në facebook nr.celularit për të mundësuar komunikimin me miqtë e mi. Zerat e gëzuar e të embël të miqve të mi të shtrenjtë Murat Gecaj & Peprarim Hysi më shprehën në telefon gëzimin që kisha mbritur në Tiranë. Planifikuam të takoheshim te lokali “Migena” në qender Tiranë. Në mëngjesin e bukur të 25 gushtit 2016 shkova me emocione gëzimi për të takuar miqtë e mi të shtrenjtë Murat Gecaj &Përparim Hysi ..U takova me shumë mall..Ishim të gëzuar rreth tavolinës në hijet e freskëta të lokalit Migena dhe nuk u besonim syve që po bisedonim . Sapo u larguam nga lokali Migena fiksuam foto si kujtim të takimit të parë me zemrën e tjetrit.

Miku shtrenjtë Murat Gecaj kishte publikuar në medien virtuale shkrimin : “SUPRIZA” E DITËS: TAKIMI ME QATIP MARËN”, në të cilin përshkruante përmallshëm e plotë emocione takimin suprizë duke shprehur gëzimin dhe urimet më të përzemërta për jetën time të dytë Pas takimit te lokali Migena, darkuam te lokali Bar Tepelena, ku miqtë e mi të dashur Murat Gecaj.Përparim Hysi, Xhevair Lleshi,Ramiz Doko më rrethuan me shumë dashuri vëllazërore. Midis tyre ndjehesha i lumtur që erdha me zemër tjetër por dashurinë e kisha njëllojë si me zemrën që kishte lindur nëna ime. Bisedat e tyre në lokalin Bar Tepelena më dhanë shumë fymëzim për të bërë jetën aktive në lëvizje. Bisedat ishin të larmishme,të dashura e të sinqerta më shumë se sa vëllazërore,të cilat e pagëzuan zemrën e re amerikane me ndjenjat e atdhedashurisë shqiptare



Në lokalin “Bar Tepelena”,nga djathta në të majtë Murat Gecaj,Perparim Hysi,Xhevair Lleshi,Qatip Mara, Ramiz Doko

Në tetor të vitit 2018 shkova për herë të dytë në Tiranë,për të botuat librat e jetës sime të dytë.

I mora në telefon miqtë e shtrenjtë Murat Gecaj & Perparim Hysi dhe u takuam në mjediset e lokalit Galaxy-Bar”, që ndodhet në hyrje të Bulevardit të Ri të kryeqytetit ,afër me pallatin e banimit të mikut të shtrenjtë Murat Gecaj . Bisedat tona nuk kishin të mbaruar. Sigurisht ndjeva kenaqësi që u çmalla me miqtë e mi të shtrenjtë.

. Miku shtrenjtë Murat Gecaj kishte botuar shkrimin : “ MIRËSEERDHE PERSËRI NË SHQIPËRI, I DASHUR MIK QATIP MARA!” ,në të cilin shprehte urimin

“: Qofsh përherë shëndetplotë, me zemrën në punë të pandalur, si “orë zvicerane” dhe me gëzime e lumturi, vetjake e familjare”.

U emocionova nga kujdesi e dashuria që kishte për jetën time të dytë.Falënderimi e mirënjohja ime janë të përjetshme për mikun e shtrenjtë Profesor Murat Gecaj

Në korrik 2019 shkova për herë të tretë në Tiranë, I shkova në shtëpi mikut të shtrenjtë Murat Gecaj , Më priti me shumë respekte e mall..I kishin filluar disa shqetësime shëndetsore e shkonte për kontrolle në klinikat e spitalit Tiranë.Ky ishte takimi i fundit me mikun e shtrenjtë Murat Gecaj. U hidhërova shumë kur lexova njoftimin në medie më 16 korrik 2020 për ndarjen nga jeta të profesor Murat Gecaj . U trishtova që nuk isha në Tiranë në cermoninë mortore. Nderoj kujtimin e ndritur të profesor Murat Gecaj që kur e njoha e u miqësova me shumë dashuri kisha në kraharorin tim zemrën që më kishte lindur nëna ime e shtrenjtë,por edhe në këtë zemër të huaj Profesor Murat Gecaj jeton i gjallë dhe mbetet i pavdekshëm në shpirtin tim të malluar të rrethuar nga oqeani

Personaliteti tij me karakterin solid është modeli më mirë i një intelektuali të talentuar,që mbillte vetëm dashuri njerëzore. . Veprimtaria e krijimtaria e tij me botimet e shumta janë të pavdekshëme. Zemra e tij rrezatonte vetëm dashuri për të gjithë.Profesor Murat Gecaj do jetoj në Pavdekësi.

U prehët në paqe miku shtrenjtë profesor Murat Gecaj!

Qatip Mara

Nju Jork 12 korrik 2021

47 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif