top of page

NDERIME KUJTIMIT TË KOLEGES MËSUESES TË PËRKUSHTUAR FATMIRA MEMA


Qatip Mara

Lexova në facebook se para disa ditëve ishte larguar nga jeta para kohe kolege e mësuesia e përkushtuar Fatmira Mema. E kam njohur kur sapo kisha filluar punën mësues në qytetin Selenicë Vlorë. Në kolektivin pedagogjik të shkollës reflektonte pozitivitet. Ajo rrezatonte dije dhe urtësi duke artikuluar butësinë e një nëne intelektuale të përkushtuar në procesin mësimor edukativ. Ajo ishte nënë dhe mësuese. Ishte mësuese dhe nënë e dytë për nxënësit e saj. Nxënësit, me shumë dashuri e thërrisin mësuese Fatmira. Ashtu si kishte emrin Fatmira kishte dashamirësinë për gjithë kolektivin mësues- nxënës -prindër.Mësuese Fatmira Mema ishte shumë komunikuese, me intuitë psiko -pedagogjike, inteligjente, e kulturë qytetare. Ajo ishte e palodhur në orët e mësimit, shembull në edukim dhe arsimim, në sjellje e në qasje ndaj procesit mësimor, ndaj shkollës, nxënësve, prindërve

Ishte e dalluar për punë të përkushtuar me nxënës, me prindër dhe me kolektivin e shkollës e cila kishte një traditë të sasisë dhe cilësisë në procesin e mësimor –edukativ. Me një qetësi e korrektësi zbatonte kërkesat për një mësimdhënie e mësimnxënie cilësore.Ishte e përgjegjshme në detyrat që kërkoheshin nga programi mësimor. Ishte e qartë në qëllimet që parashtronte, të cilat i zgjidhte në bashkpunim e bashkverim me nxënës, prindër dhe me kolektivin pedagogjik.

 

Mësuese Fatmira Mema

Me këto cilësi dhe vlera, kishte arritur të zhvillonte mendimin krijues në shumë breza të nxënësve.Njëkohësisht me taktin psikologjik- pedagogjik ua gjente motivet e fshehura te nxënësit për tu përqendruar në formimin e tyre si karaktere me vlera njerëzore Me durim e këmbëngulje punonte me pasion pedagogjik me nxënësit mesatar e të dobët duke i përgatitur që përvetsonin konceptet kryesore të lëndëve mësimore.Në mbledhjet e kolektivit pedagogjik drejtoria e shkollës vlerësonte pozitivisht rezultatet e larta të mësueses së përkushtuar Fatmira Mema në veprimtarinë mësimore-edukative Të gjithë prindërit me deklarimet e tyre në takimet me prindër në shkollë falënderonin mësuesen Fatmira Mema për punë pa përtesë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve. Me tipare të larta pedagogjike, profesionale, me qasje psikologjike dhe metodikë të praktikuar në procesin e mësimit, mësuese Fatmira Mema krijonte një ngrohtësi me nxënësit duke i bërë ata të sukseshëm, të motivuar për mësim dhe për ndjekje të mësimit me shumë vemendje.

Mësuese Fatmira Mema punonte me përkushtim në procesin e mësimdhënies, ku herë pas here diskutonte e jepte mendime me vlerë për mbarëvajtjen e punës mësimore në shkollë.  Ajo bisedonte me secilin prind për nxënësit, u përgjigjej interesimeve të tyre, duke pranuar sugjerimet. Prindërit e nxënësve i mirëpriste me butësi e shpirt të një edukatoreje të përkushtuar në misionin e saj të shenjtë. Mësuese Fatmira Mema ishte e motivuar për punë me përkushtim,ku mësimin e vlerësonte mision nderi ndaj atdheut, ku dashurinë e saj ndaj nxënësit e kishte pasion si nënë dhe mësuese e palodhur,prandaj ajo kishte fituar respektin e mbarë komunitetit prindër-mësues-nxënës. Koleget në shkollë flisnin me respekt për mësuesen e papërtuar Fatmira Mema.

Me koleget mësuese Kristina Papa, Drita Gjondeda, Vitori Mitraj, Dafina Bombaj, Neslie Mahilaj, . etj mësuese Fatmira Mema kishte bashkbisedim të ngrohtë,të sinqertë , dashamirës që e fisnikëronte shpirtgjerësia e saj e çiltër e njerëzore, me qasje të ngrohët ndaj nxënësve në përgjithësi


Mësuese Fatmira Mema me kolektivin pedagogjik Shkolla Selemicë Vlorë

Mësuese Fatmira Mema ishte një nënë shëmbullore në edukimin e fëmijve të saj. Vajza e saj e madhe Briseida Mema shkëlqeu në të gjitha e ciklet e arsimit nga shkolla 9 vjeçare ku ishte fituese e olimpiadave të matematikës, Në shkollën e mesme i kam dhënë mësim dhe shkëlqente në të gjitha lëndët mësimore.Në shkollën e lartë shkëlqeu në fakultetin e mjeksisë duke u afësuar si mjeke e talentuar. Sigurisht në edukimin e saj është kontributi i nënës Fatmira Mema dhe babait të saj ,mësuesit të talentuar Lufti Mema.

Shpreh ngushillime për largimin nga jeta të koleges së nderuar Fatmira Mema!

U prehët në paqe!

Nderime e respekte kujtimit të ndritur të koleges e mësueses të përkushtuar Fatmira Mema!

Qatip Mara

Nju Jork 10 maj 2020

319 views3 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page