Nder, kulturë, dhe patriotizëm


Nasho Bakalli


Si mund ta arrimë ndryshimin e modelit moral, nga burokratik në demokratik, të makinerisë shtetrore, dhe bashkë me të edhe përmirësimin cilësor të gjëndjes ekonomike të qytetarëve shqiptarë?

Mbi këtë pyetje kanë/rrinë ndenjur shumë kohë, jo pak njerëz, duke u dalllëdisur mendimesh. Ēshtë një pyetje me shumë rëndësi që besojmë se duhet t’ia bëjë vetes ҁdo shërbestar shtetror që paguhet me të ardhurat nga taksat e qytetarëve.

Natyrisht, megjithëse situata e brendëshme e Shqipërisë është përmirësuar dukshëm krahasuar me atë që ishte këtu e disa vite më parë, prapë se prapë vërehen mungesa - ka korupsion të shfrenuar në të gjitha hallkat dhe nivelet e administratës shtetrore - të cilat duhen zhdukur dora dorës me qëllim që sjellja e shtetit ndaj qytetarëve të vet t’ia dalë të marë atë pamje morale që dëshirojmë të gjithë. Nuk them për të arritur përsosmërinë sepse kjo nuk mund të arrihet kurrë, dhe vajhallit po të arrihej. Do të ishte një gjëndje imagjinare që e ve në gjumë popullin, që e bën të mos përpiqet e mos punojë më. Lufta e përditëshme, qoftë ajo ekonomike qoftë ajo shoqërore, është jeta.

Pastaj, është në natyrën e njeriut që të kërkojë dita ditës përparashkuarje dhe arritje më të mëdha.

Koha dhe hapësira na tregojnë parerë se progresin e sjellin njerëzit. Këta po të jenë në lartësinë e duhur të detyrës funksionale vetiake dinë se si ti plotësojnë mungesat, apo ti korigjojnë gabimet që parqiten në një organizëm, në një institucion, në makinerinë shterore. Nuk ka aq rëndësi që normat ligjore të jenë të përkryera, të përpiluara ato prej njerëzve më të shquar të vendit tonë apo të botës qytetruar. Përmbushja e tyre nuk do të jetë e mundur, ose të paktën do të jetë e mundur me shumë mungesa, në qoftë se nuk do të kemi pikërisht njerëzit që dinë dhe që kanë vullnet për zbatimin e tyre me drejtësi të plotë. Po i patëm nëpunësit civilë dhe titullarët e tyre në të tillë lartësi, dhe ligjet sado të mangëta të jenë prapëseprapë drejtësia do të plotësohet në mënyrë të pëlqyer.

Ēshtë e ditur - dhe duhet ta themi për hir të së vërtetës - se administrata shqiptare ka burra me nder, me kulturë, dhe me patriotizëm. Po edhe një gjë tjetër nuk duhet që ta fshehim, cila është ajo? se ka edhe njerëz të cilëve u mungojnë këto cilësi. Kundrejt këtyre të fundit shteti duhet të sillet pamëshirë, sepse për ndryshe mungesat dhe gabimet e deritashme do të vazhdojnë të ekzistojnë gjatë, dhe dëmet e tyre do të jenë edhe më të mëdha në procesin e dëshiruar të mbarëvajtjes të punëve me interes të gjërë shoqëror.

E mira e përgjithëshme kërkon në mënyrë urdhëruese që Edi Rama të bëjë ndryshime - jo vetëm në ato drejtime që koha i’a ka mësuar apo i’a dikton po edhe më thellë - që godasin drejtpërdrejt thelbin burokratik, koruptiv të modelin të përtashëm moral të nëpunësit civil dhe titullarëve të tyre. Lypet që në krye të punëve të njësive përbërëse të pushtetit ekzekutiv të jenë të tillë qytetarë që mbi nderin, kulturën, dhe patriotizmën e të cilëve të mos jetë hedhur as më e vogla hije e dyshimit.

Kur janë qytetarë rigorozisht të ndershëm, ata as nuk pranojnë për vete dhe as nuk i’u lejojnë të tjerëve që të spekulojnë në dëm të arkës të shtetit; ose mbi kurrizin e interesave të përditshme të popullit të vobekët; ose me emërime nëpunësish… të bazuara në vlerësime të pamerituara që bisedohen, deri në kërcënime me jetën, nëpër boduare, komisionet e meritokracisë, dhe trupat e gjykatave superiore.

Kur janë qytetarë me kulturë, ata do të dinë që të marin insiativa produktive të bazuara në kritere të shëndosha dhe të pagabueshme politike, ekonomike, shoqërore, si dhe të mos lozin me pasurinë kombëtare duke harxhuar fonde për investime joproduktive, apo sa për të “kaluar rradhën”.

Kur janë qytetarë të mbushur me patriotizëm, atyre do t’iu dhimbset prona e përbashkët dhe ajo private që janë fryt i djersës të vllezërve e motrave të tyre, dhe prandaj do ti ruajnë ato si sytë e balllit duke u përpjekur natë e ditë që ta sigurojnë, shtojnë, dhe garantojnë jetë e mot mirëqënien kombëtare.

Zgjidhja e këtij problemi, pra, e ndryshimit të modelit moral aktual qeverisës nga burokratik në demokratik është me thënë të drejtën një punë fort e zorshme, sepse në këtë mes konkurojnë dhe mpleksen një sërë faktorësh të ndryshëm; por nuk është as e pamundur veҁse, siҁ kemi përballuar shumë probleme të tjera të rënda duhet që me kopetencë etike, profesionale, dhe qytetare ti përvishemi edhe zgjidhjes të kësaj kërkese themelore për fatin, sot dhe nesër, të kombit tonë. Zgjidhjes të kësaj kërkese madhore duhet ti përgjigjet më i pari, me shembullin personal në punë, jetë, shoqëri, dhe pa asnjë mëdyshje, vetë Edi Rama dhe kabineti i ardhshëm ministror.

Nasho Bakalli

10 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif