
“Larg duart nga poezia ime!”, ishte peticioni i ngritur kundër censurimit të një bordi provimi në Mbretërinë e Bashkuar të poezisë së Carol Ann Duffy “Edukimi për kohën e lirë”. Peticioni ishte nënshkruar nga qindra studentë, mësues, shkrimtarë dhe poetë, duke përfshirë ish-laureatin e poezisë Andrew Motion, poetin George Szirtes, novelistin Lisa Appignanesi, kritikun Ronan McDonald, dhe mjaft të tjerë.
Poema e Carol Ann Duffi ishte studiuar pa shumë polemikë nga qindra mijëra nxënës në shkollat britanike çdo vit për gati një dekadë. Por ajo tashmë është hequr nga programi mësimor nga bordi i provimit, Aleanca e Vlerësimit dhe Kualifikimeve(AQA). Vendimi u bë publik në shtatorin e vitit 2008, pasi tre persona ishin ankuar për aludimin e poezisë si i shërbente imazhit ndaj krimit imagjinar-thikë (unë marr thikën tonë të bukës dhe dal jashtë. / Pllakat e trotuarit papritmas. Unë pres krahun tuaj) dhe imagjinare mizori e kafshëve (Unë derdh peshkun e artë poshtë grykës. Unë tërheq zinxhirin. / Unë shoh që është mirë. Arabeli po bën panik). Bordi i provimit ka publikuar kopje të reja të një antologjie të poezive shkollore me një faqe të zbrazët, aty ku dikur ishte poema e Duffy-t. Ka këshilluar shkollat të shkatërrojnë kopjet e vjetra.
Reagimi i AQA-së thuhet se ishte i motivuar pjesërisht nga ankimimi, pasi antologjia e kishte ilustruar poezinë me një foto të një thike të madhe. Vitinee kaluar AQA vendosi ta linte vjershën në planprogram. Pastaj AQA nxorri antologji të reja pa fotografinë e thikës.
Carol Ann Duffyështë një poete skoceze. Duffy është e njohur për të shkruar poezi dashurie, që shpesh marrin formën e monologjeve. Vargjet e saj, siç i ka përshkruar një përmbledhës i “Ekonomistit”, zakonisht “janë zërat urbanë, njerëzit në kufijtë e shoqërisë që mbajnë pakënaqësi dhe mëri kundër botës.” Poezia e Duffy ka pasur gjithmonë një avantazh të fortë feminist.
Comments