Ndalesa tjetër tek "Parisi Kot"


Bajram Sefaj

Ndalesa tjetër tek "Parisi Kot"


Dr Fatmir Terziu


"Parisi Kot", një prozë tërheqëse. Në këtë rast një kuptim që duhet kërkuar përtej organizmit të jashtëm gjuhësor. Një prozë e tillë nuk i prish të gjitha shenjat që e përcaktojnë, duke filluar që nga shtrirja gjeografike e deri tek përfshirja e saj në një strukturë me elementet e plota e që i japin kontekstin e plotë të fabulës që lidhet me Heminguein. Pra, për të mos nxituar në përcaktimin e tillë, gjithnjë nisem nga thelbi, gjuha dhe nga natyra e këtij stili dhe lloji letrar. Është një prozë që cek ritmin e një jete, ritmin e ‘qenieve njerëzore’.

Kështu, Ernest Heminguei, jo më kot ka thënë: "gjëja më e vështirë në botë është të shkruash një prozë të sinqertë e të ndershme për qëniet njerëzore".