top of page

Ndalesë e vonuar, por e detyruar


Arqile V. Gjata

Ndalesë e vonuar, por e detyruar


Fatmir Terziu


Arqile V. Gjata është një nga ata njerëz, që i mëshojnë nga forma intelektuale jetës, që i sillen autoritetit të jetës nga forma më qytetare, që e respektojnë jetën nga autoriteti i Njeriut të angazhuar. Se jeta ka brenda saj të gjitha dimensionet e duhura për Njeriun. Njeriu duhet të dijë të mbërthejë bukuritë e jetës. Bukuritë e jetës nuk qëndrojnë vetëm te pasuritë

ose në komoditete fizike. Bukuritë e jetës qëndrojnë madje edhe në mendime, në të parë, në të dëgjuar, në ndjenjë, në angazhim, në sprova, në … mijëra të tjera gjëra. Jeta prodhon një muzikë misterioze, nga çdo gjë që është në suitat e një fyelli … Dhe a u pëqen të gjithëve ta zëmë fyelli?! Jeta duhet shfrytëzuar me tërë angazhimin ndaj saj.

Dhe kush lindi i ditur?

Kur e pyeta babain tim një ditë, ndërsa pinim kafenë në “Skampa” se ku e mësoi zanatin e tij të ndërtuesit…, asistentit inxhinier, drejtuesit dhe … Ai buqëqeshi. Ja tha duke parë e duke mësuar. Jeta m’i ka mësuar të gjitha. Mësimi gjatë gjithë jetës përcaktohet si “e gjithë veprimtaria e të mësuarit e ndërmarrë gjatë gjithë jetës, me qëllim të përmirësimit të njohurive, aftësive dhe kompetencave brenda një perspektive personale, qytetare, sociale ose punësimi”.

Por të gjitha këto kanë dhe arsye, kanë probleme, kanë debate, kanë dhimbje. Pa dhimbje, nuk do të kishte vuajtje, pa vuajtje nuk do të mësonim kurrë nga gabimet tona. Për ta bërë atë të drejtë, dhimbja dhe vuajtja është çelësi për të gjitha dritaret, pa të, nuk ka asnjë mënyrë të jetës. Kështu duhet kuptuar Arqile V. Gjata jashtë të gjitha debateve dhe pëlqimeve, apo mospëlqimeve të tij në angazhime të ndryshme në letërsi.

Vetë kjo është një pyetje dhe një pikëpyetje. Një njeri i mençur mund të mësojë më shumë nga një pyetje marrëzie sesa një budalla mund të mësojë nga një përgjigje e mençur.

50 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page