![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_90e9e926de724674a98e8093bbf9b02a~mv2.jpg/v1/fill/w_139,h_71,al_c,q_80,usm_0.66_1.00_0.01,blur_2,enc_auto/a48dbc_90e9e926de724674a98e8093bbf9b02a~mv2.jpg)
14 Dhjetor 2021. Ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare poeti i njohur Arben Duka. Mësohet se Duka vuante prej kohësh nga probleme të rënda shëndetësore.
Lajmi i hidhur është bërë me dije nga gazetari Aleksandër Çipa në rrjetet sociale.
“Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.
Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Ai ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vend. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.
Është bashkautor në rreth tre mijë këngë duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.
Ai është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.