top of page

Ndёrroj jetё nё mёnyrё tё papritur e reja Blerina Ago


Lajmёrim,

Me hidhёrim tё thellё njoftojmё se ndёrroj jetё nё mёnyrё tё papritur e reja Blerina Ago. Ajo lindi mё datё 6 Shkurt 1984 nё qytetin e Elbasanit. Vdekja e saj nё moshё kaq tё re, la nё pikёllim tё thёllё të gjithë anёtarёt e familjes e nё vecanti babain Idajet Ago, nënën Mefa Ago dhe vëllain Bledian Ago, miqtё e shoqёrinё e saj dhe tё familjes Ago. Homazhet (Viewing) në respekt tё Blerinёs e familjes sё saj do tё bёhen ditën e Shtunë, me datё 2 Janar 2021, ora: 5:00 – 8:00 PM nё shtёpinё funerale “Lambie Funeral Home” me adresë: 8000 Rowland Ave, Philadelphia, PA 19136. Trupi i tё ndjerёs do tё dёrgohet nё Shqipёri pёr tu prehur nё vendlindje nё varrezat e familjes Ago.

Tё gjithё bashkёatdhetarёt qё dёshirojnё tё ndihmojnё nё mёnyrё monetare pёr shpenzimet funerale dhe dërgimin e trupit tё Blerinёs nё shqipёri janё tё lutur tё bёjnё dhurimet e tyre nё shtёpinё funerale gjatё orarit tё homazheve ose duke i dёrguar Check familjes sё Idajetit nё adresёn: 4517 RT 130 S, Burlington, NJ 08016-2259.

Shoqata “Bijtё e Shqipёs” Philadelphia, Ju shpreh ngushёllimet mё tё sinqerta familjes Ago për ndarjen e papritur nga jeta të vajzёs së tyre Blerina Ago. Shpirti i Blerinёs u prehtё nё paqe!

408 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page