top of page

Ndërsa gjerb shpirt…


Ndërsa gjerb shpirt…

Fatmir Terziu


Mentalisht hyj në arithmetikë

Numëroj. Numëroj. Numëroj.

Pikë.

Pikë.

Pikë.

Numrat janë gjithçka që kanë rëndësi

i mbaj gjurmët e tyre

sa herë që bie në qetësi

me shiun e syve,

shi

dhe sa herë që ata

sjellin pika në sy.


P

i

k

ë


P

i

k

ë


Ah, sa dinake kjo arithmetikë

depërton më afër bukurisë, në eros,

më afër përsosmërisë

më afër zeros.

Kaq …

pikë,

pikë,

pikë

Shi me arithmetikë.

Shi në arithmetikë,

ndërsa gjerb shpirt…

… me ty përditë.

68 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page