top of page

Ndërroi jetë Xhemal Bali


Ndërroi jetë Xhemal Bali, të cilin në këta 33 vjet e kam pasur mik. Sipas Enciklopedisë shqiptare Xhemal Bali (është Person i dënuar nga regjimi komunist).


Lindi më 26 mars të vitit 1936, në fshatin Vervë të Sarandës. Xhemali në vitet e demokracisë botoi mjaft shkrime, dha intervista dhe shkroi mbresa nga koha e burgut të tij të gjatë në regjimin komunist. Siç e shikojmë nga dokumentet e arshivuara ai është dënuar 3 herë 17 vjet nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës, 17 vjet e tre muaj nga Gjykata e Elbasanit dhe 16 vjet nga Gjykata e Mirditës. Akuzat kanë qenë Tradhti ndaj Atdheut, Agjitacion e propogandë etj. Atij ju hoq edhe e drejta elektorale, ju konsfikua pasuria etj. por gruaja e tij ishte vërtet heroinë që rriti, shkolloi dhe edukoi dy vajzat. Shkak i varrosjes së tij në Konispol është jo vetëm se vërva është konsideruar gjithmonë si pjesë e Konispolit, por se në qytetin tonë jugor janë të martuara të dyja vajzat e tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij Vajza!



21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page