Natyrë shqipe


    Astrit Lulushi

    Kur e kundërta zë vendin e të vërtetës çdo gjë ndryshon, trazohet, përmbyset, natyra kurrë nuk është më e njëjtë, por ndryshohet vazhdimisht nga njerëzit. Dhe 70 vitet e fundit, shqiptarët kanë ndryshuar natyrën e të qenit të vetes, duke krijuar një natyrë kundërshtuese. Në biseda rreth çështjeve politike, fjala "ideologji" mes tyre ka një mori kuptimesh, jo të qarta të lidhura dhe nganjëherë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ajo përdoret zakonisht për të nënkuptuar një lloj sjelljeje të votimit (një "votë ideologjike" përkundrejt një "votimi partie"), lloj mendimi politik i karakterizuar nga thirrje për veprim, trazira, përmbysje; ose një bindje politike sistemi i mbajtur nga një grup njerëzish ose mbase nga vetëm një individ, siç ka ndodhur në kohë diktature dhe në autokraci krimi, kur njeriu që udhëheq e kap dhe me zorr ikën nga pushteti, ose zvarritet e nuk e lëshon. Në këtë formë dallohen dy lloje kryesore të kuptimit: ideologjia si lloj i vetëdijës shoqërore, nocion i favorizuar veçanërisht nga e majta perëndimore dhe teoricienët me ndikim nga marksizmi; dhe ideologjia si një formë e doktrinës radikale politike që shpesh karakterizohet si apokaliptike me rrënjë nga koha e Komunës së Parisit, emër i nderuar rruge sot në Tiranë.

    6 views

    Shkrimet e fundit