top of page

Natë e fundit me znj. Kati


Minush Hoxha

Përjashtë binte një shi i rrept i mesvjeshtes. Ora kishte shkuar diç më shumë se njëmbëdhjetë e nates kur lehtësisht sa për t’mos e dëgjoj askush, hapi derën z.M të cilën sipas një instikti që mbështetej në ardhjet e më parë, e linte të pakyqur znj.Kati. Pasi shikoj poshtë lartë në mos ishte sekush në korridor, mbylli derën e hyrjes në apartament e më pas hyri në paradhomë. Në varësen në të majtë vari mantelin e kapelën paksa të lagur dhe, njësoj kujdesshëm u nisë për në dhomën ku mendonte se qëndronte znj.Kati. Ajo, nuk dihet nëse shkaku i zotëriut që e i shkonte ashtu kohëpasakohe, pak kohë më parë kishte bërë banjo pa nevojë ta bënte, ishte parfymosur manushaqe diskrete dhe gjithnjë me një bluzë e fund diskret nëpër të cilat pa një përpjekje të pazakonshme depërtonte shikimi dhe poashtu lehtësisht ecte nga majekreje deri të majekëmbët. Nuk kishte ajo një lëkurë të lëmuar, bile shiheshin dhe rrudhat në fytyr e trup, por sikur përmes poreve të tyre, nga brëndi e saj depërtonin forca tërheqëse të fuqishme. Kur me dukje të tillë dhe të shikonte duke rezuar një lloj magjie jipej veçanrisht e epshme dhe gjithnjë për të kuptuar se të tërat që vijnë me aktin do i bënte me një pasion shumë të fuqishëm, me një mjeshtri thuaja të inspiruar nga kallzimet induse mbi dashurinë. Ishte ulur në fotelë luksoze me një tavolinë përballë që komponohej për nga disajni me fotelën, mbuluar me një çarçaf jeshil mbretëror me katrorka oker e lulza bordo dhe me një vazo kafe me lule orkide të çelura të kuqe, që përmes një harmonie me të tjerat ngacmonin emocionin, në të vërtetë pasionin e dashurisë deri në pikën vërshëlluese. Kishte çelur dritën ndihmëse dhe përmes rregullatorit të saj, kishte lëshuar aqë sa atmosferën diskrete e ngacmuese të përmbyll në një pamje romantike. Sa hyri z. M ajo, sikur të ishte gatitur që më parë, u ngritë shpejtë por qetë- disi plot graciozitet, u drejtua tek ai, dhe kur ai zhveshi sakon e zezë-të themi solemne- ajo ia pranojë dhe e vari mu në skaj të një varëse tjetër. Shpejtë u këthye, e kapi lehtë nga dora sa ta shoqëruar për tu ulur në fotelën përballë. Tek ecnin në atë rrugë- të shkurtër fare, parketit të vizllimtë mbuluar me staza drap ky ndjeu se atmosfera ngacmuese dhe kalimi i zjarrit të saj përmes poreve të lëkures në një mënyrë të shpejtë e të thjeshtë po i shkarrkoheshin me aqë fuqi sa, nga një njeri të matur e me konsiderata të rrepta në mirësjellje, po e shndërronin në një mësyjtes të papërmajtur, që, në shfrim e sipër të emocionit mund të bënte dhe ndonjë marrëzi. U ulë në fotelën përskaj saj kurse në tavolinën frymëzuese, kishte pije Vermout dhe gota karakteristike të kristalta në kolorit të thella dhe ca biskota e kikirik. „Erdhe?“ ia tha sapo u ul me nënkuptim të prita. Z. M nuk iu përgjigj thua se nuk ia dëgjoj pyetjen ose edhe ia kishte dëgjuar por duke ndjejtë ngacmimin që gjëndej në atë nënkuptim nuk dinte në mëtonte ti jap një përgjigje tjetërfare apo të gaditej për mësyerje sikur që pas një cope kohë pritte ajo. „E kuptoj“ ia tha më pas gjithnjë me një zë e qeshje të butë memzi të dëgjueshëm dhe disi plot ledhatime. „ Nuk pata tjetër...U detyrova“ ia këtheu pasi formulojë pashkathtë një përgjigje pa qenë i sigurtë nëse e thoshte ate që e mendonte dhe ate që duhej ta thonte. Ajo e kuptoj se kishte një aftësi të mprehtë për të lexuar mendimin e tij dhe ti drejtonte sipas disponimit të vetë. „ Mendoja se je vetem një vetmitarë“ ia tha ajo njësoj qetë duke i vënë në dijeni vartësinë e tij, pra një fyerje e lehtë e thënë disi padjallëzishëm, megjithate në esencë një e qëlluar që i sillte favore të mëdha. Heshtje dhe shikime reciproke. Që të dy kishin pozitën e mësyejtësve por nuk donin të shpërfaqnin atë emocion që paksa i kompromitonte të njëritjetri për një karakter të rrëmbyeshëm e të paqëndrueshëm. Pas kësaj u zgjatë nga shishja e vermout dhe duke i bërë me dije tensionimin e pyeti nëse i pihej. “Sa për relaksim“ ia tha ajo. „ Ndofta më vonë...“ iu përgjigj ai. Tek pau se duhet futur në përdorim një mënyrë më të veçantë, ajo lëvizi paksa, vëri këmbën përmbi këmbë dhe zbulojë pjesën e mbigjujëve, ndofta iu duk dhe një copëz sutjeni sa për ngacmim, e shoqëroj këte dhe me një qeshje të shkurtër e tërheqëse. Që t’mos u shpëtonte ndonjë mendim i pakontrolluar heshtën dhe mëtej të dy kurse znj. Kati i nisi një shqetësim që përkundrejtë përpjekjes t’mos i duket nga jasht, i iku përmes një hutie të shkurtër. E mendonte se përgatitje e asaj mbrëmjeje mund ti huqej dhe ajo pritje, ajo ndalesë i shkaktonte një neveri të fuqishme. Po, ajo tashtmë kishte patur shumë sprova nga çasti kur një nate të vonë i kishte hikur burri nga shtrat bashkëshortie fare papritmas i llahtarisur, gadi lakuriq pa dhënë asnjë shpiegim për veprimin duke i shkaktuar më vonë pa numër thyerje të tilla. Nuk ishte këthyer kurrë. E kishin gjetur të vetëvrarë tek një arë në periferi të qytetit me një letër përskaj të cilën mund ta dëshifronte vetëm Zonja Kati e ajo këte nuk e bëri.. Ndonëse nuk ia kishte thënë, por i kishte menduar dhe znj.Kati e dinte se ç’mendonte ai për te. Në fillim e kishte marrë për një nimf –jo sikur në përralla ama -që për një përjetim dashurie, kudo, me këndo, vërtetë më një pasion e graciozitet, por do i bie në krah dhe përherë do e përfundoj atë punën duke e përfunduar më një dihatje të mundimshme. „Jam unë pjesë e rrjetit tëndë?“ e pyeti ai i mbeshtutur në dorën e djathtë. Nuk dijti se si i ardhi ai dyshim te ajo, por iu dha të mendoj se ai do ishte pre e një pasioni të fuqishëm të saj, se në përjetimin që mund të ndodhte ajo si dhe në raste të mëpara do mirrte pjesën e madhe e ky në përfundimin më të mirë vetëm një kockë sa për ta lëpirë si një këlysh dhe i poshtëruar. Dhe për këte kishte dyshim bile. „Rrjetit...“ Ai ia pohoj. „ Rrjetit tim?“ e pyeti pa lëvizur vendit. „Me fije të pakëputshme madje“ ia shtoj me një mlleh në rritje. „Ashtu...!“ dhe u ngritë në këmbë mu përballë tij. „Unë kam një plan dhe një rrjet! Dhe unë Katilina do të të hedhë në te e pastaj të të ngrëni ngadalshëm...!“ “Ç’simbolikë inspiruese...!“ ia shtoj ajo pas pak. „E tani... do më furesh! Si një dënim për kurthin! Më preshë kapërcallin me thikën e kuzines! Ate më të prehten“- i mati gjatësinë me të dy duartë- ,,që pret kockën e mishit si copë djathi! Ndofta do më hedhesh si në filma triler si një kukull nga kulla!“ ia tha znj.Kati me një ton që jipte një person të zemëruar por aspak të frikësuar dhe fare esëll. „Tek bënë krimin-heq peshën e tij nga zemëra“ ia tha ajo me gjestikulacion gjithnjë në këmbë. Z..M nuk përgjigjej dhe pau se kishte nxituar dhe përgjigja që iu dha, kishte konfirmime që nuk i kishte menduar po tani, nuk dinte si të këthehej në shina. „ Ulu“ ia tha disi urdhërueshëm sikur dinte se ajo, pas kësaj paraqitjeje pakashumë furioze, ishte eksituar ca, me mendje se meshkujt paksa të përdhunueshëm e bëjnë dashurinë më të pasionuar.. Është e pashpiegueshme se si në çaste të një konflikti të ashpër të mbërthenë një dëshirë e rrëmbyeshme, jo më për një vardisje me fjalë të zgjedhura, mimikë e gjeste ngacmuese-qeshje psh., zbulim të ndonjë zone senzibile të trupit apo dhe diç më shumë, që ti hedhësh pastaj si një i luajtur mendsh partnerit. Në ato çaste as që të shkon nëpër mend se kush dhe ku je, përse do ta bësh atë që bënë, cilat do janë pasojat e të tjera. Thjeshtë të shtynë para një fuqi dhe të tërheqë ajo nga anë e kundërt që zor i frenon mendja ose nuk mund t’i frenoj fare. Ajo e dëgjoj, sikur nuk ndodhte asgjë dhe në çaste dukej si një rudinë virgjëreshë, e dëgjueshme dhe e qetë. „Unë, nuk vrava burrin!“ ia tha ajo butë fill pasi u ul, dhe duke interpretuar mendimin që ia kishte thënë më parë, me po atë zë prajshëm dhe çfajsueshëm duke e befasuar Z.M. për të themi atë disfori. „E thash unë këte...?“ ia këtheu ai atypëraty sikur ta kishte ditur se ç’do e pyes. „Njësoj sikur ta kishe thënë: të endet nëpër mendje si një mizë zhurmonjëse. Bile do thosha si një fantazmë... dhe unë e dij! E ç’doje, ç’do dilte...nga kjo!“ ia tha znj.Kati paksa e relaksuar. Ai zu ta shikojë, ta shikojë më gjatë sikur kërkonte në te diç që i duhej e nuk dinte se ç’ishte. I bëhej e pabesueshme ai ndryshim i atëçastshëm disponimi. „ Të më mbrosh pozitën time! Këte e mendon...?“ ia tha z.M. „ Ka një keqkuptim ndaj ty e desha ta ndal...! “ iu përgjigjë ajo. Pas kësaj ajo u ngritë, vajti te dritarja dhe e hapi. „Bënë zapullinë këtu“ ia tha tek dëgjohej rebesh shiu në rrugën. Pastaj, vajti të komoda mori një lëngë vishnjeje dhe i mbushi vetes gotën sapo u ul ku ishte. Çoj një dolli të shkurtër e më pas i nguliti shikimin të z.M më gjatë dhe u harrua tek këqyrte diçka brënda në vete. „Ke ti një fuqi të tillë...?“ e pyeti z.M. duke ndërruar paksa pozitën dhe duke aluduar gjithnjë në bashkëshortin e sajë.. „ Unë nuk vrava burrin tim! Ta thash!“ ia përsëriti kurse ai në një çast zu të dyshoj në gjëndjen e saj shpirtërore. Se si i shpërtheu një përgjigje fare e papritur. Megjithate, e dinte se ishte shumë e fortë dhe se, po e tha këte për të dytën herë, ishte e menduar esëll dhe kishte gjithësesi domëthënien e vetë. I hedhi një shikim pyetes e ajo iu përgjigj: „ Furi vetën tek e kuptoj domëthënien e ca gjërave. Nuk duroj tundimin“ e tha ftoftë e bindshëm, pastaj vazhdoj: „Po, unë nuk isha shkaku“. ,,Nuk ishe shkaku...!” përsëriti ate që tha ajo. Tek shikonin njëri tjetrin, znj. Kati për ta mbajtur në qarkun e vetë e z.M për ta futur në të vetin, bënin një duel përmes shikimeve që nuk ishte më pak gjakatar se vetë përleshja. „ E cili ishte...?” e pyeti ai tashmë si një hetues policie. Pas kësaj, instiktivisht u ngritë, vajti te komoda pikërisht te syza e poshtme dhe, sikur ta kishte bërë gadi që më parë, nxorri një foto ku ishte me burrin e vetë dhe u këthye tek z.M. „ Të konfirmon kjo foto dyshimin?“ e pyeti derisa ia dorëzoj. Z..M. e pranoj, zu ta shikoj dhe jo me një interesim më të madh se një e vërtetë tjetër nuk përkonte me të vërtetën për personin e saj, e pastaj ia këtheu. „Një idilë e ëmbël, e patrazuar. Burri ka kollare të shliruar, është i qeshur por jo i harreshëm. Disi, ka një qeshje të vendosur në fytyrë sa për foto, sa për të fshehur ate që e shtyp. E Ti... e gjithëpushtetëshme, e sigurtë në vete, e kënaqur, ajo që drejton marionetën e teatrit të pakuptueshëm“. „ Unë bëjë teatrin?” e pyeti. „ Ke dëgjuar për vejushën e zezë? “ iu përgjigj me një konotacion tjetër nga ai që e deshti dhe me një zë fyes pa dijtur nëse kishte dashur t’ia thot këte, nëse kishte qenë çasti apo vetëm i iku padashtas. Por gjithësesi që e kishte menduar. Ajo-tashmë e fyer- zu të vlonte nga brënda dhe kjo e shtynte të bëjë dhe ndonjë veprim të pamatur, ndofta t’i hedhë ndonjë objekt të rëndë fytyres, ndofta dhe ti jap ndonjë grushtë, të kacafytet më te dhe ta kafshoj nuk dinte nga urejtja a dashuria,por, tashmë e sprovuar të ndal shtytjet furioze, u ndal para tij e ngritur, dhe duke u përkëthyer në një disponim të kundërt me emocionin që kishte, fare qetë, diplomatikisht, iu afrua dhe e kapi nga të dy duartë. „Lëre sherin e çastit fatkeq“ e më pas i shtojë „ Do një aventurë që ia vlenë jetën? Një që shkallmon këndëshem?“ I ardhi ky reagim i befasishëm por jo i papritur. Sikur i rinte në maj të gjuhes që nga fillimi dhe duhej veç ta nxjerrte jashtë. „Një ofertë gjentile në një çast romantik, nga një „vejushë e zezë!“ ia tha ai përsëri. Pas kësaj, z.M. paksa i frikësuar e shikoj drejtë në sy në përpjekje për të kuptuar se cila ishte pista e cili qëllimi, derisa ajo, e mbërdhezur zjarrë do thohej me krajnesë të ngritura, sy të vezulluar dhe ndonëse i kishte zgjuar një ndjenjë të egër, hakmarrëse dhe në një pritje memzi të përballueshme, e tërhiqte çuditërisht lehtë- lehtë. Aqë lehtë sa më shumë dukej përkëdhelje e filluar nga duart e saj të buta se një tërheqje nga epshi kulmor i saj e egërsia.. „ Të më vrasësh...?“ ia tha z.M. si në humor jo dhe pa droje tek hetoj se nga maj e këmbëve i nisi një shqetësim.. „Frikohesh...? Nga unë...? Nga një qenie e dashuruar?“ ia tha pa ia lëshuar duart. „Di ti formulën e magjisë së vejushes: është ajo që ka përkryer artin e dashurisë, e burrë nuk ka“ „Dmth.“ shtoj ajo interpretimin „ ka një emocion shumë të fuqishëm dashurie po dhe një shkathtësi të përkryer ta bëjë ate“ Pas pak, derisa ai gjetej në atë lëmsh mendimesh, i shtoj: „Zhgënjimi mund të jetë fatal! Natyrë e gjërave...!“ Z.M. bëri përpjekje dhe diç nga ajo e diç nga që e tërhiqte, u ngritë dhe, teksa qëndrojë ballëpërballë me te, vazhdojë të gjetej në një konfusion, pa dijtur nëse e do ate apo do ate që do ajo, nëse duhej të frikësohej nga ajo që kishte krijuar një opinion në qarkun ku vërdallosej për një konspiracion të vdekjes të burrit të sajë, anëtarësia në një trup joformal të quajtur me një simbolik „rojat e shpirtit të paqjes“, me pushtet e ingerenca të fuqishme por me një kurrikulum kompromitues, idila që-si e thonin- kishte patur me një kapardisës teveqel të inteligjencës tek përvidhej në një dhomë të një hoteli nën një kodër në periferi që bënte orgjitë deri në mengjes e që i mbante të fshehtë identitetin e vërtetë. Z.M. i dinte të tërat dhe ate se zonja Zilia-një person i rafinuar, skofiare dhe i përkushtuar ndaj familjës, ishte hedhur nga Shkambë i Vdekjes ndonjë kohë më parë, tek kishte futur hundët znj.Kati në jetën e saj dhe i kishte përmbysur lumturinë. Po ishin dhe finesat e tjera shpirtërore që e bënin, sikur i tha z.M. „merimangë të zezë“, merimangë e cila ashtu e zbukuruar me kolorit të kuq e tërheqëse në kontrast me të zezën, sapo të bënte punën e dashurisë, coptonte të dashurin e vetë. Derisa meditonte për të gjitha këto, ajo kishte afruar fytyrën te e tij dhe ishte çështje çasti fillimi i aventures. „Ke frikë...? përsëri pyeti z.Kati tek zu ti fus dorën nën këmishën e bardhë duke kaluar butë mbi lëkurën e tij, që tashmë, ndonëse ishte ajër i freskët në dhomë, ishte bërë çur nga djerrsa. Dhe derisa ajo e sigurtë dhe dukej fare ftohtë rrëshqitte ngacmueshëm me gishtat e vetë mbi lëkurën e tij duke nisur për nga poshtë, ai, ndjente se po e vërshellojnë droe e pasioni. „Do që të bëjë diç më shumë“ e pyeti ajo me një fjalorë të rryer dhe, derisa ai qëndronte si një trung, ajo e mbërtheu nga trupi me të dy duart, fuqishëm kurse z.M. ndjeu se thimthat e fortë të gjinjëve të saj në veçanti këndëshem po ia shtypnin gjoksin. Ngriti kokën nga lartësia dhe ndjeu se mund ta humbë vetën. „Të heq sutjenet“ bëri një përformim me të fuqishëm dhe iu duk se e pushtoj të tërin. „Do i hedhë për ty. Kollaj!“ shtoj duke treguar me duar të të poshtmët dhe duke ngritur paksa fundin. Z.M. tashmë e kuptoj se ajo do zotëroj ate se kishte në vete më shumë sprova e përvojë dhe më vetë këte dituri të gjerë e të qëndrueshme dhe se, të tërat që kishte, i kishte nga shkaku se kishte qenë një çapkene e shpifur dhe për këte shkak në adoleshence shtyer në distancë nga mjedisi e se emocionin erotik me të cilin edhe kishte lindur e kishte tepër të ndjeshëm. Të bërit dashuri, për te nuk ishte një bashkim vullgar i trupave dhe rrokullisje në dysheme pa kontroll, por një marifet i menduar mirë, një përjetim që përmbante tërë gjestët e veprimet sa të të çojë gadi në asfiksi, me prirje të pangopshme që tërë jetën ta kalojë duke bërë dashuri. Në një shpejtësi memzi të regjistrueshme asaj iu kujtua se si në një apartament gadi të braktisur, e ftuar nga një zotëri i hikur nga mosha elegant i imponueshëm-zyrtarë i lartë shtetëror të ketë qenë, që, qe asaj mbrëmjeje ia dhurroj një karfice të bukur e pomadë të shtrenjtë, në moshën diç përmbi adoleshencës.E tëra në dridhtime, i kishte shkuar pas në një auto luksoz me xhama të terratisur të aromatizuar me një aerosol të këndëshem deri te apartamenti duke u ndikuar nga frazat erotike dhe në një natë të plotë kur zotëria ishte zhveshur fare, i ishte dhënë e tëra duke pranuar orgjinë borgjeziane në inat nga trivialiteti dhe fyerjet e jetës për t’i hikur pastaj padëgjueshëm në mëngjes. Sikur t’mos kishte ndodhur asgjë. Që atë natë njohu vetën sikur e ndjente në thellësi po akoma nuk e kishte dijtur prirjen dhe karshi kënaqësive të mbrëmjes, hedhi në plehre paragjykimet e një opinioni denigrues e të ultë. Po zotëria elegantë i pushtetit që pas pëjetimit të ëmbël të natës ishte dashuruar me te e kishte patur të gabuar përfundimin se kishte bërë një pazar me përfitime me atë karfice e pomadë dhe ato përkëdheljet e përkryera, nga që znj.Kati, fill nga e nesërmja, neveritej nga ai dhe nuk e njihte më. „Ju jeni një pervers impotent i fëlliqur. Ndotëm nga ju...!“ ia kishte thënë sert në telefon e me kërcnim dhe nuk e kishte takuar më. Nga kujtimi i tillë ndalojë. Tërhoqë duart nga z.M dhe nga shqetësimi i papritur që e mbërtheu, bëri një distancë midis tij e vetës dhe në mënyrë jo të zakonshme për atë brëmje ia tha: „Unë nuk vrava burrin...! Ai furi vetën nga asgjëshmëria e vetës. Mizeria vetë“ Tek ia tha këto, një fuqi e brëndshme e padefinuar, një fuqi që kishte në vete urrejtje, pasion të shfrenuar dashurie, dëshirë për një përjetim të fuqishëm sa për të humbur vetën në te, e detyroj të ngritet, të shkoj pa kërkimfalje në banjo për të ndaluar aty jo edhe gjatë. Në atë intermeco, kishte shikuar vetën në pasqyrë, kishte vërejtur njëherë mizerinë e vetë dhe ishte neveritur nga kjo, pastaj xixat e syve që thoshin epshin e papërjetësueshëm, greminën jetësore që i kishte ndejtur përherë mu të këmbët dhe në një çast të hakmarrjes, ndofta nevojes së paepur për të bërë dashuri që nuk e kishte patur në një kohë, zu të zhvishej. Hoq të epërmet për të kaluar të të poshtmët dhe kur u zhveshë e tëra, i bëri një masazh gjinjëve sikur të bënte një parapërgatitje për ate që mendonte se i vinte, pastaj trupit, parfumosi nënsqetullat dhe në një hap të rëndë disi të sigurtë ndofta të çmendur, kapërcej rrugën para nga banjo të dhoma. U gjet para z.M. e ai, i habitur dhe i hutuar, zgurdullojë syt, dhe me emocione që i kundërshtonte arsyeja për një çast u step. U step se nuk kishte pritur këte ngjarje sado që trupin e saj, ato përvijimet e rrudhave, droçkat e vogla nëpër barkë e mbi gjunjë, i kishte mbajtur në mend. Vazhdoj ta shikoj pa fjalë por ajo e kuptoj habinë e tij për veprimin e tillë. Kur z.M. vonoj reagimin e pritur nga ajo, ajo me një mllef e tronditur, kaloj në sulm. „I jap zjarrë emocionit! Kjo është...Po ty të vie si një sjellje pa cip, antimorale! Antimorale se zotëriu ka në kokën e vetë të vogël ca akademizma të budallënjëve që i kanë mësuar moralin hipokrit“. Pas kësaj, ajo bëri njësoj qetë dhe aqë hapa sa iu afrua, iu ul në preher, kursez.M- sa nga turpi po aq nga befasia e veprimit, provoj kujdesshëm-nga droe në mos e fyen- ta dëboj fizikisht nga vetja-por kot. Ajo zy ta përqafoj, ta puthë duke e shtrënguar me duar deri të një ngulfatje e lehtë. „Ruhu nga merimangë e zezë!“ ia tha te veshi me satirë po edhe me gjithë mend derisa ai nuk kishte thyer dilemën për veprimin e më tej. „Nga kjo edhe frikohem“ ia këtheu tashmë i ndrydhur nga mbështetëse e foteles. „Kjo nuk prishë rendin e gjërave! Një më shumë“ ia thoshte ajo gadi duke përshpëritur njësoj duke e përqafuar e ledhatuar. „Të gjërave...“ e pëshpëriti z.M . pa e kuptuar domëthënien. „Punë e ngatrruar kjo...E pa vaktë“ ia tha ajo. Z.M. me pak më shumë fuqi dhe duke u zvarritur nën trupin e saj provoj të lirohet nga ndrydhja që i bënte ajo, ashtu lakuriq dhe e epshme dhe në një çast i hiku fare. „Nuk më do! Unë të futa në imagjinatën time në trajtën e një personi të bukur e të përkushtuar për vlerat e jetës. Të mbrojta nga të ligat për të të patur sonte të tërin timin. E ti... nuk më do. Ndofta dhe ndotesh nga unë!“ Z.M vetëm shikonte dhe i vinin të pakjarta ato që thoshte dhe përse ia thoshte. Mahnitej me përballimin e thyerjeve të disponimit dhe e bënin një hetues të tyre. „ Ndofta mëkati! Ai mallkimi që endet nga goja në gojë për ta çuar njeriun në ambisin e Shkambit të Vdekjes“ provoj të përgjigjët ai. Si e therrur me gjilperë, brofi në këmbë dhe vajti drejtë nga dritarja. Nxorri pakes kokën tej dritares që tashmë ishte e hapur tërë kohën dhe ashtu lakuriq e ndriçuar nga dritë e fortë e dhomes që e liroj me rregullator zu të bërtas: „Ju, të paudhët e kësaj bote. Të vetëmashtruar! Trillues të sagave të ndyera, futni në bythët tuaja trillimet. Kriminel...!“ Z..M sa e dëgjoj brofi në këmbë dhe për ta mbrojtur e mbërtheu fuqishëm dhe duke e tërhequr me zor e soll te fotela e vetë. Ajo tashmë në nerva, posa u ul ndezi një cigare, thithi një dy tym të gjatë dhe iu drejtua z.M tashmë të tmerruar nga veprimi të cilin as që e kishte patur në skaj mendjeje. „Dhe ti je një nga ata! Një horr! Një që si një hetues cinik futët në jetën e botën time, me rrëzon vlerat dhe pas mesnate si pallosh hipokrit që i frikësohet një gruaje fundrine ikën me brekët në dorë...!“ Z.M vetëm e këqyrte nga droja në mos po i vërsulet. „Vie në mesnatë, i pispillosur po s’di hesapin: do dashuri apo rast policie! Cenon privacinë time, më ngacmon emotivisht e pastaj, më lëndon.“ Pasi thithi dhe një tym cigareje, sikur të kishte qenë morfin, hedhi gotën nga tavolina, cigarën, shkrepsën dhe britti me tërë fuqinë“ „Ikë nga këtu shkërdhatë i pagjak? Ik e tretu në nderin e rremë të syte grua! Bëhu hero i një morali të paqenë!“ „Qetësohu, qetësohu! Ja se si zgjove komshitë! Po shohin nga dritarët“ ia tha qetë z.M. kurse ajo, e ngacmuar nga kjo, përsëri brofi në këmbë dhe po nga ajo pozitë dhe i thirri shikuesve komshi: „Këthehuni e flini kodoshë. Injorantë! Mëkatarët e mutit...!“ Më në fund, pas lutjeve, tërheqjes zvarë e premtimeve, arriti, ashtu lakuriq ta shpie te banjo me qëllim ta veshi, por se si, të tërat ato e ngacmuan deri në pikën sa të harrohet dhe t’i jipet i tëri. Ndofta ë përfitoj vendosmëria e saj, sinqeriteti, guximi t’i thot gjërat sikur ishin e sikur i tha, një rebelim i padëbueshëm, ndofta filloj së vepruari ajo tërheqja e paprapsueshme nga thellësit e shpirtit të saj duke depërtuar nëpër lëkurën poroze deri të z.M., një fuqi e gravitacionit që nuk shpiegohej, por, e mbërtheu të tërin duke u harruar për pozitën që kishte. Iu afrua dhe më shumë derisa e mbështeti te qoshku i banjës dhe pa i thënë asnjë fjalë se as që dinte e as që mundej t’ia thot për çastin dhe iu hedhë në përqafim furishëm. E ajo? U harrua fare e mëpara. Në të vërtetë, ai zemrimi, mllefi që dilte nga ftohtësia e të përmbajturit e z.M dhe nga frustrimi i fëmijërisë, sa u krijua një rrethanë e pranimit të sajë dhe emocionit erotik, tek u gjetë në ekstazë, u harrua fare… Aty nga mëngjes i herëshëm, tek shikonin njëri-tjetrin dhe ashtu komunikonin, pinë kafetë më ngadalë. Më në fund ardhi dhe çasti kur z.M duhej të ikte ndonëse, sa kishte nisur të zbardhë dita. Sa të mos e shohin tek dilte nga apartament i Katit. ,,Po iken?” e pyeti Ajo pasi veshi sakon. Ai vetem e shikoj dhe ashtu, tek e vështronte z.Kati, mori dhe përgjigjën. ,,Po” ia këtheu. ,,Dhe…do përsërisim këte?” vazhdoj. ,,Ishte një përjetim historik ky” shtoj ajo. “Varet nga cila anë shihet!” ia tha ashtu i ndaluar ballëpërballë me te. ,,E di” vazhdoj z.M. ,,tek sekush janë konsideratat-ata frejtë e fuqishem që limitojnë hapsiren po dhe fuqinë e përjetimin. Tek të tjerët ata shtysit që përcaktojnë rebelinë emotive dhe fuqinë e tyre. Të parët, urti mendjeje i ruajnë nga rreziqet, tek të dytët emocionet e pasionet, tek i përplasin skajeve nëpërmjet jetësimit të tyre, ndjejnë kënaqësitë kulmore sikur edhe dhimbjet e skëterrshme!” Znj. Kati e dëgjonte me shumë vemendje dhe kuptonte për bukuri se ku dilte çështja. Tek përfytyronte ate që mbërthente pjesa e dytë e mendimit të z.M, pau veten si personazh në një të nesërme, të vetmuar, të mospërfillur, tek zbretë mizerisë së jetes dhe u lemeritë. Nuk ia përcolli ate që përfytyroj sado, nga abstenimi në çast i saj nga biseda, ia bëri z.M të kuptueshme. ,,Ta kuptoj këte si ikje përfundimtare? Ikje pa këthim nga unë të një njeriu të cilin zotëron mendja. Të një njeriu normal i cili di të dozoj perfektuisht ilaçrat sa për një jetë të gjatë e të lumtur” ia tha ajo tashmë në drithtime të vërejtshme. ,,Zonje. Të drejtat në veten tonë, janë me limite. Na takon vetja për aqë sa është jona. Dhe unë, jam pikërisht ai i frenuari i cili nuk mbërrijti të drejtën e përplasjes emocionale sa të kënaqë veten për ekstazë!” vazhdoj z.M me eksplikimin e mendimit të vetë. ,,Po unë?! Në mos kam të drejtat pa limitë mbi veten time? Mbi një vete të varfër, që nga jeta veçsa kënaqi tek-tuk ndjesitë e tërbuara, tek hidhej nga ana tjetër si një servietë e ndyer? Jam unë kjo?” Isha dhe në këte përjetimin e sontem e tillë! Të relaksova me pasion dhe tani i qetë i këthehesh normalitetit i respektuar nga ata që janë më pak normal se ti?” Heshtje dhe që të dy në mendime duke shikuar njëri tjetrin. ,,Dhe ti, që jonormalizohesh në çaste krize tek të shpërfthen instinkt Jungu, i turpruar se iu dhe një që erotiken ka një si një sëmuarje por që di zanatin sikur ta kishte ushtruar tek kurvat e njohura të bordelos, sa të ngop instiktin, i këthehesh rrethit sikur t’mos kishte ndodhur asgjë! Ky je ti?! E unë, e pamoralshmja!” Z. M është shtangur nga vlerësimi i z.Kati dhe i huqen përpelitja t’i këthej përgjigjen. Lëvizë buzet, sa do të thot diç-dështon dhe vazhdon të heshtë. Z.Kati, ashtu me atë sërtllëkun në fytyr, e gatshme t’i mësyej si një macë e egër, në një çast sikur I vërshgëllon mllefi dhe i drejtohet duke u zbrapsuar sa një hap i vogël: ,,Do ikësh tani tek normalet e tu, ti më normali. Ti prototipi i hipokrizisë! Ti prova e bastardhimit të natyres së njeriut. Makinë pa emocione që bluan tjetrin ftohtë. Si një idiot! Shporru! Ik! Ndotem nga ti” Dhe iu ças fizikisht duke e shtyer nga dera që tashmë ishte e hapur. ,,Kati! Kati! Ngadalë! Keqkuptove ate që thash! Unë t’u dhash vetem si një person minor i mësyjtur nga çdo anë!” Por, ajo kishte marë vendimin përfundimtarë. E shtyu me tërë fuqinë përtej deres e më pasë, tek e mbylli me tërë fuqinë e kyqi dhe me çelës. Tek shkonte z.M, hedhte dhe ndonjë fjalë sikur ,,do pendohesh” a të ngjajshme, por, ato tashmë nuk kishin asnjë peshë për z.Kati. Ajo ishte përfundimisht e fyer sa nga fjalët e z.M poaqë nga pozita e vetë që ia mësoj ai. # Teksa z.M iu këthye normalitetit sikur ia tha znj.Kati, ajo u mbyllë tek apartamenti dhe tek pinte me ritem të ngadaltë vermutin, meditonte për të tërat të kaluara. Mungesa e saj më e gjatë u vërejtë dhe personat që e njihnin, pyeteshin se përse nuk dukej, në mos kishte ndodhur diç më te, kurse përpjekjet e z.M t’a marë në telefon, shkonin huq kurse ai nuk guxonte t’i shkoj tek apartamenti. ,,Jetova jeten sikur mu dha apo keqpërdora ate” mendonte ajo në vetmi. ,,Nisi jeta ime më të lindur apo isha vetem një vazhdim i një jete të më parë me veçoritë që u gjeten tek unë më të lindur. Mund të isha sikur z.M, ashtu normal, apo fati im ishin këto përplasjet lënduese, çastet e përjetimeve të thella tragjike apo të këndshme. Hë Kati rebele e pafrenuar! Jip përgjigjën! Thuaje nëse je e tmerruar nga jeta yte apo, të çmend ajo e matura, e përditshma me tërë ato maskat, ato çirrjet e rreme për vlerat e adhuruara! Jo zonja Kati. Ti e jetove ashtu si duhet jetuar jeten, e përjetova ashtu sikur është ajo realja, respektove këte dhurratë të papërsëritshme me ndjesitë më të thella dhe përbushe synimin kryesor që del nga thelb i të kuptuarit të sajë.” Qeshi në vete nga disponim i mirë që i soll përgjigja nga meditimi. Ngriti përsëri një herp, e një tjetër dhe, tek përfundonte me përgjigjet, i shpërtheu përgjigja: ,,Dhe zonja Kati, jepi fund!” Pas shqetësimit që nuk dukej një kohë më të gjatë të znj. Kati, dhe pas njohtimit për këte organin shtetror, zyrtarët policor kishin përplas me krih deren e apartamentit dhe tek kishin hyrë në dhomën e fjetjes, kishin gjetur të shtrirë nën jorgan të vdekur znj. Kati. Në komoden tek koka bri shtratit, dhe një dozë të zbrazur sedativesh e një gotë uji të gjysemmbushur. Znj.Kati kishte vrarë veten jo nga depresioni por nga suljet e normalitetit të z. M me paragjykime dhe përfundimit të jetes me ndjesitë e thella në te. Ashtu e shtrirë ndonëse nuri, dukej e bukur fare dhe me një buzëqeshje të lehtë.

147 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page