NATË DASHURIE E PAGJUMË


    NATË DASHURIE E PAGJUMË

    FREDRIKO GARSIA LORKA


    NATË DASHURIE E PAGJUMË


    ( Fredriko Garsia Lorka) u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros, nje fshat ne Granda, nje qytet në Spanjë dhe vdiq më 19 Gusht 1936 në Granda. Ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garcia Lorka ështe i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në Luftën civile spanjolle, ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste te udhëhequra nga Gjenerali Francisko Franko. Mendohet se Gracia Lorka është vrarë nga forcat ushtarake anti-komuniste ne fshatin Granada Alfacar. Edhe sot e kësaj dite thuhenë shumë gjëra që janë të pavërteta për vdekjen dhe vetë Grasca Lorkën.


    NATË DASHURIE E PAGJUMË


    Natë e lartë, ne të dy dhe hëna e plotë;

    unë që qaja, ndërsa ti qeshje.

    Një zot ishte përçmimi yt; ankesat e mia

    të menjëhershme dhe pëllumba të prangosur.

    Natë e ulët, ne të dy. Kristal dhe ndëshkim,

    qaje ti në largësira të largëta.

    Ankthi im ishte një grup agonish

    mbi zemrën tënde të dobët rëre.

    Mëngjesi na ribashkoi në krevat,

    buzët në atë rrjedhë të ftohtë

    të një gjaku që përhapet pafund.

    Dielli penetroi verandën e mbyllur

    dhe korali i jetës hapi bisqet e tij

    në zemrën time mbështjellë me qefin.

    Përktheu: #Faslli #HALITI

    16 views

    Shkrimet e fundit