Natë çame
(Sipas rrëfimit të Nënë Edos, nënës çame dëshmitare nga Filati, komshijes sime në Elbasan)
Nga Fatmir Terziu
Ndoshta dashuritë kanë zverqe shtigjet lineare
pa shifra. Pa fjalë. Në imazhe.
Përkulem teksa shoh
atë që dëgjoj
atë që ndjej.
Për shembull, në këtë fotografi,
kam gjetur prekjen në qostekun e tirqeve
shoh trupin e pajetë të varur atje,
shoh një nënë të moshuar të bjerë në tokë,
një përzierje e mbytur në mes të një britme
dhe një gulç që përvëlon buzët e saj.
Pashë sytë e kuq të kreut të shtëpisë në zjarr
kurrë nuk i kisha parë të gjitha më parë.
Dhe i kam parë ato shumë herë që nga ajo kohë
shoh njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë
bien në gjunjë në rrënojat ku dielli kërkon një folezë
të zbresë të paktën dritën e tij.
Shoh fragmentin e dashurive,
thyhet dhe pengohet nën peshën e djegmës
shoh zogj … të ngriheshin në fluturim përallë
tërhiqnin damarët e mrekullueshëm të tokës
kërkonin fustanin e bardhë.
Dhe i kam lexuar ato shumë herë që nga ajo kohë.
Kam lexuar panikun e brumit që kapërcen mesanë
kam dëgjuar klithmat e të Zonjës së shtëpisë për bukën që digjet
zërin e shkëputur të një foshnje, të një fëmije më herët,
ndërsa trupi dhe truri im mbi këto foto punon ndaras
në një Botë tjetër.
Natë çame bardhë e zi
pronë e shkulur nga brumi i dritës
riprodhon sirenat në veshin tim
ato që tani po bëjnë jehonë në veshët e shurdhët
zërin e dashurisë së panjohur që riprollonte nga e para:
“Më vjen keq, nuk mund ta ringjallim atë, ajo është zhdukur”,
ndërsa bota lyente me buzëkuq buzët e vrara.
Ndjej gjakun duke kaluar nëpër venat e fryra
zemrën që po shkulet në gjoks. Është stina e harllive
ndjej muskujt e lastarvë të ngrijnë
të gjithë lotojnë
duke u shqyer me adrenalin.
Unë e rilexoj lutjen
ndjej ndjeshmërinë e akullt që ka mbuluar kohën
fundin e jetës. Atë natë dhe dhjetëra netë të tjera ndryshuan përgjithmonë
jeta u përvoll atë natë
dhe e jona ndryshoi dhe u rrëzua
si një kafshë, para syve,
në një ndalesë, por ata u ngjitën lart
larg nga therrtorja e tyre.
Comments