NASI LERA NDEROHET ME ÇMIMIN LETRAR “BEQIR MUSLIU”


SHKRIMTARI NASI LERA NDEROHET ME ÇMIMIN LETRAR “BEQIR MUSLIU”

për vitin 2021


Nga Emin Azemi

Juria në përbëre Ibrahim Kadriu (kryetar), Sadete Tërnava dhe Emin Azemi (anëtarë), nga një listë me tetë emra të mundshëm, zgjodhën sivjet për çmimin “Beqir Musliu”, shkrimtarin e njohur nga Shqipëria, Nasi Lerën, duke u mbështetur në një varg veprash të tij të botuara, me të cilat e pasuroi dhe vazhdon ta pasurojë letërsinë tonë.