Mashtrues këtu ka pasur përherë,
shisnin në pazar, kuaj e gomerë.
Noli thoshte: Ka gënjeshtarë,
që të shesin edhe rërën për farë.
Tani këtu u mbush me mashtrus,
shesin për grurë dhe plehun humus,
të gënjejnë nga të katër anët,
xhambazët e huaj, ashtu dhe tanët.
Në internet lundrojnë disa piratë,
shesin gjoja shërim për prostatë,
të tjerë, me gjethen e të huajit emër,
shesin shtimin e gjakut në zemër.
Nga qielli me dron, na vijnë ftesa,
dyshekë magjik, rrufitëse fshesa,
me çmime të reja, gjoja me ulje,
ku çmimin fillestar, kemi me ngulje.
Mollët dhe kungujt bëhen mjaltë,
çezma, në vend të ujit, sjell baltë.
Uji sfidon qumështin e bardhë,
komandon peshën magneti tinëzar.
Elektronet shtohen në përcjellës,
sahatët nxitojnë shifrat në ujësjellës,
Ndonëse tuba uji nuk kemi instaluar,
na vjen fatura vjetore për të paguar.
Shtrihu falas, thotë shtrati në spital,
ilaçet t’i blesh në farmacinë përballë,
do jepni ryshfet dite, çdo sanitari,
policit te dera, të hyni së mbari.
Vitrinat na ftojnë, me disa nudo pule,
të fryra me shiringë, kudo nëpër tule,
Në çengela na vë kusht, viçi i majmë:
të brendshmet nga çmimi nuk i ndajmë.
Na fton shalqini barkmadh si fuçi,
shartuar me kungull, që në farën e tij,
domatja, si buzët e një zonje serioze,
pjekur shpejt, me solucione kanceroze.
Thonë do merrni pagë lufte, në paqe,
por duhet të paguani dyfishin më pas,
ka vendosur kuvendi, për sy e faqe,
kurse taksat na heqin nga buzët çdo gaz.
Thonë ka rritje të madhe ekonomike,
por vetëm për ata, në kolltuk e karrige.
Priten monedhat, si petet e byrekut,
të zëvendësojë zhvlerësimin e lekut.
Zgjidhni, na thotë titullari i injorant:
po s’u pëlqen këtu, shkoni emigrant,
po deshët, japim vizë të lini vatanë,
se vijnë këtu aziatikë dhe afrikanë!...
Respekte z. Vullnet.
Të vërtetat që veprojnë në shumicën e popullsisë, i keni teajtuar mjeshtërisht me rrjeshtat e poezisë. Një pasqyrim real që ka zaptuar vendin, por për ata të "nënave" parti u pëlqen që në 30 vjet radhazi të flasin për demagogji, propagandë, rrahje gjoksi që ripërtëtitet çdo katër vjet: "kur të bëhem unë kryeministër, ashtu si dikur , ju do hani me lugë floriri". Dhe..... Dhe Shqipëria me gjithë popullin mëngjes, drekë, darkë, hanë mashtrimet dhe gënjeshtrat propagandistike.
Edhe një herë ju përgëzoj për këtë poezi ku trajtoni realitetin tonë. Të gjithëve ne, pa ofiqe dhe pa iluzione, na mundon pyetje: "Sa do të vazhdohet kështu?", " Kur do ta kuptojnë shkaktarët e këtyre pengesave se populli …