N O S T A L GJ I
Dikur në këto anë, Ku jep shpirt fëmijëria, Vreshti i Jubit,Ftadona,Vau i Çaponit Ishin prona jonë. Në fundarë,në vaditjen e vonë, Me këngën e tyre bulkthat Zgjonin gjumin tonë.
U rikthyem sërish Arra e Ftadonës nga harrimi tharë, Si trupi im prej pleqërisë, Në trungjet e dardhave Hiqej loti zvarrë, Tutje, kroi i Letinit pikëtharë.
Në gardhe veshulë fëmijërie Mes manaferrave,të papjekura Më gënjyen si banor i ri tek shtëpia Mes kujtimëve të vjetra të vdekura. Tek vidh i moçëm Vilë e rrushit me erë Tundej si këmbore e vitëve të shkuara, Duke mikluar me embëlsinë e sajë Rrjedhën e vitëve të shkuara.
Gjithçka mbetur tek yll i mëngjesit, Veç atje e tresim vështrimin tonë, Në botën e "Re"pa nocionin e shtetit, Nostalgji e vendlindjes Mbeti jehonë
4 Prillë 2020
Коментарі