top of page

N J E R I U D H E J A S H Ë T O K Ë S O R Ë T




II. EVOLUCIONI I SPECIEVE ME SHPJEGIM LINEAR,

TRANSFORMIM I MATERIES NË NJË PLANET NË

GALAKTIKË, TË QUAJTUR TOKË

(Fragment nga Eseja EVOLUCIONI I NJERIUT NGA NJË PRIMAT DYK ËMBËSH)

Nga Vedat Shehu

(Profesor Doktor Inxhinier Gjeolog)

Insituti GJeologjik, Departamenti Gjeoshkenca

Universiteti Politeknik i Tiranës

Studiues i Pavarur në Pension, në USA

Cel: + 1 774 258 1452

Evolucioni natyror i specieve, po e përsëris, është e vërtetë absolute, pavarësisht se deri më tani dominon mënyra lineare e shpjegimit të standardizuar me gropa boshe. Kjo e vërtetë, edhe pse me boshllëqe, është absolute sepse ka për premisë bashkëveprimin e komponentëve të kundërt të materies dhe në transformimin e tyre në komponentë të rinj, sipas reaksioneve kimike bazë-acid që formojnë kripërat pa asnjë veti të komponentëve të origjinës. Me bashkëveprim analog reaksionet kimike, në kushtet orbitale të Tokës-planet, kanë kaluar dhe kalojnë në reaksione biokimike molekulare e mandej në procesin molekular të metabolizmit, zhvillimit të njëqelizorëve në organizma bimore e shtazore një qelizore dhe shumëqelizore dhe mandej në evolucionin e tyre në specie të kafshëve dhe bimëve të biosferës. Pra, evolucioni, i interpretuar, qoftë me shpjegimin dominues linear të standardizuar dhe me gafa apo gropa boshe, qoftë me mënyrën paralele të vërtetë nga unë e zhvlerëson shpjegimin e evolucionit me premisë Idenë e Fuqisë Krijuese Teologjike.

Evolucioni linear cen thelbësor, siç e kam përmendur, ka shpjegimin që tipi peshk nxori nga trupi organe të reja këmbët dhe mushkëritë sikur të ishte pemë që lëshon lastarë dhe degë, shpjegim që është në kundërshtim me vetë ligjin e evolucionit “përshtatjen dhe përzgjedhjen” dhe jo nxjerrjen e organeve të reja për t’u përshtatur.

Evolucioni Paralel, që vërtetohet në këtë ese, shpjegon të vërtetën që të gjithë tipat e vertebrorëve kanë evoluar njëherësh, paralelisht dhe në linja divergjente nga invertebrorët me kërcell kurrizor (me notokordë) në një midis jetësor ajër-ujë unik në Tokë në proces rritjeje. Paralelisht me paraardhësit e vertebrorëve pa këmbë (si Peshqit, ngjalat, gjarpërinjtë), të vertebrorëve me katër gjymtyrë me gishta kapës (si amfibët tip bretkosë, apo si frymë marrësit me mushkri (si zogjtë, zvarranikët, gjitarët), apo posaçërisht paraardhësi primat me dy këmbë i njeriut me ecje vertikale.

Në këtë kapitull demonstrohet e vërteta evolucionit natyror si transformim materieje në një planet në Galaktikë me emrin Tokë; ndërsa kapitulli tjetër do të ndalet në të vërtetën e evolucionit paralel.




II.1. Materia, Trajtat e Bashkëveprimit dhe Transformimit


Tashmë, në fizikën kuantike, nocioni primitiv i mosnjohjes së përbërjes së formave të materies nga përqendrimi dhe shpërqendrimi i grimcave është kapërcyer; siç dihet se ato janë të përqendruara në strukturën e atomit, në yjet neutron ose në vrimat e zeza dhe shpërndahen duke u rrezatuar në flukse kuantike të energjisë përmes reaksioneve termo-bërthamore të nukleosintezës që ndodhin në bërthamat e yjeve ose nga shpërthimet që shkaktojnë fenomenin e supernovës. Megjithatë, ende vazhdon edhe sot të shprehet përputhshmëria e konceptit "materie" sikurse është formuluar në epokën sunduese të alkimisë me përkufizimin arkaik: "materia shfaqet në tre forma: e ngurtë, e lëngët dhe e gaztë, dhe në formën e katërt të plazmës së zbuluar së fundmi".

Ky përkufizim i vjetërsuar, në fakt, shpreh vetëm gjendjen fazore të materies në formën atom-molekulare nën efektin "nxehje-ftohje" dhe i përket lëndës atom-molekulare në tre gjendjet e pandryshueshme fizike të molekulës përkatëse "e ngrirë, e shkrirë, e avullt dhe ultra-avullt" ose nën efektin e temperaturës: lëndë molekulare në temperaturë "të ulët, normale, të lartë dhe të jashtëzakonshme" dhe i përket një arsyetimi në rrethin vicioz të epokës së alkimisë deri në fund të shekullit të 18-të, kur ende nuk dihej se uji ishte një lloj lënde molekulare (lidhje e atomit të hidrogjenit me të oksigjeni) në gjendje të lëngët që, nën efektin e temperaturës, kthehej po ajo molekulë dy gjendjet e tjera; e ngurtë – akull apo e gaztë – avull. Të tria këto gjendje përfaqësojnë të njëjtën materien – ujë. Materia në gjendjen e plazmës, e zbuluar kohët e fundit, nuk lidhet me gjendjen molekulare të ujit, por me strukturen atomike te lendeve te zhveshur nga elektronet, te cilat formojne jone me ngarkesa elektrike te njohura nga elektroliza dhe nga jonosfera e Tokës si efekt nga rrezatimi elektromagnetik i Diellit.

Për më tepër, forma e materies të lidhjeve të atomeve në molekulë është hamendësuar dhe është pranuar gjerësisht se është formuar dhe formohet nga bërthamat e hidrogjenit të zhveshur nga elektronet dhe të përqendruara nën presione ultra të larta në bërthamat e yjeve, si Dielli ynë, ku, nëpërmjet nukleosintezës apo reaksioneve termo-bërthamore, bërthamat e hidrogjenit, protonet sintetizohen në bërthama të heliumit dhe, në vazhdimësi; ndodh sinteza e mëtejshme në bërthama e atomeve të Tabelës Periodike. Kështu, shpjegohet nga teoria standarde se formohet forma atom-molekulare e materies dhe qarkullon në Galaktikë së bashku me format e tjera të materies në ndërveprim dhe transformim.

Sipas Gjeoteorisë Time, ka shumë mundësi që nukleosinteza në yje dhe në Diell të mos shkaktohet, siç është pranuar, nga bërthamat e hidrogjenit nën presione të jashtëzakonshme, por nga një formë e materies kozmike, sigurisht e panjohur, e cila duhet të përbëhet nga ultra -grimcat para-proton-neutrone në një gjendje ultra të dendësuar që, në mënyrë të pavarur, ultra-grimcat lirohen nga gjendja ultra e dendur duke formuar, nga njëra anë, trajtën e materies së kuanteve të energjisë valore-korpuskulare dhe nga ana tjetër, trajtën e ultra-grimcave që përbëjnë neutronet me protone, të cilat janë integruar apo integrohen, jo vetëm në bërthamat e hidrogjenit dhe të heliumit, por në të gjithë vazhdimësinë e bërthamave të atomeve të Tabelës Periodike dhe lidhjet e tyre molekulare.

Pra, materia atom-molekulare është vetëm njëra trajtë e materies që shfaqet normalisht në tri trajta të qarkullimit dhe transformimit të materies në Galaktikë.

1)Trajta e zakonshme e materies e përbërë prej grimcave dhe ultra-grimcave të përqendruara në protonet dhe neutronet e bërthamave të atomeve të Tabelës Periodike që, nëpërmjet bashkëveprimeve, formojnë molekulat e komponentëve kimik e biokimik si dhe shkaktojnë proceset jetësore;

2) Trajta e super-rralluar e grimcave dhe ultra-grimcave që shfaqet në flukse valore-korpuskulare të energjisë që, si elektromagnetizëm, merr pjesë në proceset kimike dhe jetësore të metabolizmit të qelizave të bimëve dhe kafshëve që formojnë biosferën;

3) Trajta e grimcave dhe ultra-grimcave të përqendruara, jashtë strukturave të protonit dhe neutronit, të ngjeshura në mënyrë ekstreme, formojnë yjet super-masiv të eksplozionit supernova, yjet neutronik, vrimat e zeza dhe ndoshta objektet e pa identifikuara të materies së zezë gravitacionale.

Qysh në Lashtësinë Antike, ishte konceptuar grimca më e vogël bazë e ndërtimit të materies, atomi, në kuptimin e grimcës bazë që përbën lëndët e ndryshme, sipas përfytyrimit se format e ndryshme të atomeve, numri i tyre dhe mënyra sesi koncentroheshin përcaktonte llojin e çdo shfaqjeje të materies së zakonshme në sipërfaqe tokësore, në hidrosferë dhe atmosferë; edhe të materies në procesin e transformimit nëpërmjet djegies, që e quanin materie në trajtën e zjarrit, në kuptimin e sotëm, në trajtën e energjisë.

Sigurisht, në pajtim me nivelin e njohjes së arritur, konceptimi i atomit në epokën e Antikitetit, mbeti i shmangur nga shkencëtari dhe filozofi Aristotel prej konceptit fizik të materies, për shkak të mosnjohjes së elementëve kimikë në strukturën e atomeve dhe në përbërjen e molekulave, dhe vijoi të mbetej i shmangur deri sa u zbuluan elementët kimikë dhe u renditën në Tabelën Periodike; u përcaktua se lëndët formohen prej molekulash, që, nga ana e tyre, janë lidhje atomesh, krahas hovit që morën shkencat e natyrës në Rilindjen Evropiane.

Koncepti i lidhjeve të atomeve në molekula fillimisht u përcaktua nga Lavozieri (Lavosiere 1743 – 1794), themeluesi i kimisë moderne nëpërmjet përcaktimit të elementëve që përbëjnë molekulat e lëndëve të ndryshme. Lavozieri ishte i pari që formuloi konceptin shkencor që “asgjë nuk krijohet, çdo gjë transformohet”, koncept që i dha impuls kuptimit shkencor të bashkëveprimit dhe transformimit të materies atom-molekulare në përbërjen dhe zhvillimin e çdo gjëje. Zbulimet e Tij stimuluan zhvillimin e kimisë me Tabelën Periodike dhe të biokimisë që i dha impuls hopit në biologji veçanërisht në Sistematikën e Specieve nga Karl Lineu (Carl Linnaeu 1707 – 1778) që pararendi përcaktimin e evolucionit të specieve nga Darvini (1858).


II.2. Formimi dhe Evolucioni i Biosferës në Tokë,

Proces i natyrshëm i Transformimit të Materies në Galaktikë


II.2.1. Toka, Planet Mes Planetëve në Udhën e Qumështit


Natyrisht, që Sistemi Diellor në Galaktikë, duke qenë një ndër më shumë se 100 miliardë yje me sistem planetarë, sipas vlerësimeve të ndryshme nga astronomët mund të pranojmë një probabilitet rreth 1 sistem planetar të afërte me sistemin tonë diellor në 200 yje në fjalë, d.m.th., në total rreth 500 milion yje mund të jenë sisteme planetare pak ose mjaft të ngjashëm me sistemin tonë Diellor dhe në rreth 10 000 (0.0001%) të këtyre sistemeve planetare llogaritet të kenë një planet në kushte orbitale me hidrosferë dhe atmosferë si të Tokës, d.m.th., duhet të jenë 50 000 planetë si Toka në sisteme planetare të yjeve në Galaktikë, ku duhet të jetë formuar një biosferë analoge e zhvilluar gradualisht sikurse në planetin Tokë (të yllit të quajtur Diell në Galaktikën tonë Udha e Qumështit).

Biosfera në nivel të ulët, ashtu sikurse është vërtetuar se ka evoluar në fazën fillestare të zhvillimit të Tokës, është zhvilluar në mënyrë të natyrshme në dhjetëra e dhjetëra milionë planetë, me nivel të ulë të pranisë, qarkullimit të hidrosferës e atmosferës dhe bashkëveprimit me shkëmbinjtë sipërfaqësor nën rrezatimin e yllit përkatës, por biosferë me përmasat e biosferës së Tokës dhe me evolucion të specieve të mbretërive të bimëve, kërpudhave dhe kafshëve gjendet vetëm një numër (N) prej 50 000 planetësh të Galaktikës që kanë kushte të njëjta, apo të përafërta me të Tokës.


II.2.2. Probabiliteti i Vizitorëve nga Ndonjë nga Planetë i Tillë


Le të vështrojmë sesa shpesh gjenden këta planetë në Galaktikë; d.m.th., cila është shpeshtësia (vëllimi i hapësirës që zë ylli (Vy) që përmban një planet si Toka në Udhën e Qumështit. Për këtë duhet të gjejmë vëllimin e Galaktikës (Vg) dhe t’a pjesëtojmë me numrin (N) te planetëve si Toka në sistem planetare të yjeve përkatës që janë 5x(10)⁴ planetë.

Atëherë le të llogarisim vëllimin e imagjinuar të Galaktikës sikur të ishte një cilindër me rreze diametrin e madh rreth 100 mijë (rreze 5o mijë) dhe lartësi 10 mijë vite dritë:

Vg = sipërfaqe shumëzuar për lartësinë => 2x(3.14)(50 000)²x (10 000)

Vg= (6.28)x25x(10)⁸x(10)⁴ = 157x(10)ⁱ² vite-dritë në kub

Vg = 157x(10)ⁱ² vite-dritë në kub,

Shpeshtësia vëllimore e sistemeve planetare të tillë në yjet pëkatës (Vy), sikur të ishin shpërndarë në këtë vëllim njëtrajtësisht, do të dilte nga pjesëtimi i këtij vëllimi imagjinar me numrin e yjeve (N) që kanë në orbitat e tyre nga një planet si Toka:

Vy = Vg/N :

Vy = 157x(10)ⁱ² : 5(10)⁴

Vy = 32.3(10)⁸ vite-dritë në kub

Largësia midis yjeve me planetë të tillë është sa dy rreze (2R) të një vëllimi sferik që llogaritet, prej formulës së vëllimit të :

V= 2(pi)R³, kështu;

R³ = Vy/2pi; zëvendësojmë:

___________________________

R = ∛32.3(10)⁸ /6.28

____________

R = ∛(5.14)(10)⁸

R = (1.73) x(10)² = 173

Largësia midis yjeve përkatës 2R = 346 vite-dritë

Fakti që kjo shpeshtësi e llogaritur në pozicionim ideal sikur Galaktika të ishte rrethore dhe me përhapje të njëtrajtshme të yjeve është shumë larg dendësisë së yjeve në pjesën e brendshme dhe degët e midis degëve të Galaktikës,

Kështu, largësia e mundshme e yjeve që kanë në orbitën e tyre planetin si Toka duhet të jetë rreth 5-6 herë më e shkurtër :

346 : 5/6 => 69/57 vite-dritë

Por, kjo nuk do të thotë se ky probabilitet i evolucionit të biosferës, është edhe probabilitet i evolucionit të një shoqërie inteligjente teknologjike si në Tokë.

Pavarësisht, sesa afër apo larg mund të jetë probabiliteti i largësisë së yjeve me një planet me evolucion të një shoqërie në një nivel inteligjence dhe teknologjie të jashtëzakonshme dhe ultra-superiore e krahasuar me shoqërinë e njerëzve të Tokës, për të llogaritur mundësinë e ardhjes dhe ikjes së jashtëtokësorëve. Në rastin e largësie më të shkurtër, le të marrim rastisjen sikur një shoqëri e tillë ultra-superiore është pozicionuar në një largësi rreth dy herë më larg se ylli më i afërte, d.m.th., në një largësi rreth apo pak mbi 8 vite-dritë.

Për të përballuar lëvizjen ekstreme të një mjeti-hapësinor të hamendësuar, sipas llogaritjeve të astrofizikanëve, me shpejtësi maksimale të mundshme prej 20-15% të shpejtësisë së dritës (gati absurde), një vit drite do të përshkohesh nga mjeti teknologjik i sofistikuar me shpejtësinë prej 20 – 15 mijë km/sek, për 15- 20 vjet, dhe për mbritur tek planeti i supozuar, në këtë rast, do të duhej një kohë prej 120 – 160 vjetësh, vetëm vajtje dhe ardhje-vajtje do t’i u duhej një kohë dyfishe 240 apo 320 vjet. Atëherë, edhe sikur, shpejtësia e imagjinuar e mjeteve hapësinorë të tyre të arrihej nuk do t’i lejonte koha prej 2-3 shekujsh që Jashtë-tokësorët të bënin xhiro si UFO.

Pra, vajtja imagjinare me shpejtësinë ekstreme për ta përballuar udhëtimin për tek ndonjë planet i tillë i rrallë, jo si rastisje kaq afër, por në largësi të llogaritur sipas probabilitetit, kudo që të ndodhej, do të kërkonte një kohë që do të zgjaste me dhjetëra shekujsh, prej mijëra vjetësh.

Për më tepër, mund të pranohet probabiliteti i evolucionit të ndonjë specie deri në specie inteligjente me cilësitë e qytetërimit, por me tipare të pangjashme me njeriun, ndërsa për nga zhvillimi shumë herë më i zhvilluar nga njeriu; me gjuhë, jetë moderne të filozofisë shkencore marramendëse me teknologji të super-sofistikuar edhe shumë herë më të avancuar sesa teknologjia e arritur në Tokë. Sigurisht, probabiliteti i udhëtimeve ndër-yjore të qenieve inteligjente jashtë tokësore, edhe në rastisje të një distance edhe sa gjysma e kësaj që llogaritëm, është zero.

Kuptohet, një vajtje ardhje e ndërsjellët midis Tokës dhe ndonjë shoqërie teknologjike të planetëve të sistemeve planetare në Galaktikë, edhe sikur të rastiste që largësia të ishte rreth largësisë së yllit më të afërte që ndodhet prej rreth 4.3 vjet-dritë larg nga Toka, shtrohet si një problem zbavitës që stimulon krijimtarinë artistike fantastike-shkencore, sidomos me seritë e filmave “me krijesa inteligjente kozmike” dhe serinë e misioneve televizive, gjoja shkencor, me “Vizitorë Jashtë Tokësor nga Kozmosi” që vijnë-e-venë me disqe fluturues të etiketuar “UFO”.

Kjo fantazi argëtuese me UFO; është, pikërisht, pamundësia e mjeteve të tilla si “disqe fluturuese” për të përshkuar, “ardhje-vajtje-ardhje”, udhëtime me shpejtësi të paarritshme dhe të marra si të papërballueshme për mjetet dhe për kohën imagjinare dhe absurde për jetën e qenieve të gjalla në mjetin ndëryjor”.

Fantazia me UFO, është fantazi që krijohet nga imazhet jo-reale të besimtarëve për pamundësinë e origjinës së natyrshme të njeriut paralelisht me speciet e gjinive me katër gjymtyrë me gishta kapës.

Interpretimet me jashtëtokësor janë për nivelin e besimtarëve, përderisa arrijnë deri në absurde të tilla, sikur profetët apo njerëzit e ditur të lashtësisë janë hibrid të jashtë-tokësorëve që kanë prurë qytetërimin kozmik në Tokë, duke iu referuar përmendjes në Bibël të mitit se, pas Përmbytjes dhe shpëtimin e jetës me Arkën e Nuhut, “Zbritën nga Qielli gjigantë dhe me vajzat e Tokës bënë fëmijë”; interpretohet sikur këta gjigantë Hyjnor paskan qenë jashtë tokësorët.

Këto shprehje janë pallavra të fantazisë primitive dhe merren si dëshmi, sikur jashtë tokësorët kanë mbritur në Tokë të konsideruar, nga fantazia e njerëzve primitiv, si engjëj të dërguar nga Perëndia dhe së bashku me monumentet megalite, aludohet e pamundshmja, sikur jashtë tokësorët e kanë pas dhe e kanë objekt studimi Tokën, ku në lashtësinë e hershme, goja, kanë ndihmuar njerëzit për të ndërtuar megalite dhe mure ciklopike. Këto mbeten gjepura përrallash artistike zbavitëse!

Monumentet megalitike të qytetërimeve antike, nuk lidhen fare me mitologjitë e lashta dhe me fantazinë për studiues jashtë-tokësorë nga sisteme planetare të Galaktikës, përkundrazi janë objekte ekskluzivisht tokësor të ndërtuar në kushtet përkatëse të zhvillimit të Tokës dhe mënyrës që është përdorur për ndërtimin e tyre nga vetë njerëzit e tej-lashtë të evoluar në specien Njeri me inteligjencë të stabilizuar të hyrë në udhën e teknologjisë dhe shfrytëzimit të energjisë së zjarrit dhe të kafshëve të punës, ishte bërë NJERI I QYTETRIMIT me kapacitet mendor e fuqi veprimi të nivelit të sotëm; pikërisht nivel që e dëshmojnë “MEGALITTET”, krahas tyre tronditin, edhe më tepër, arritjet në matematikë, astronomi, filozofi dhe shkencat e natyrës arritjet e qytetërimit Sumerian-Babilonian. Këto nuk mund të jenë arritje nga “ALIENËT” qiellor, por nga Njerëzit e një planeti të Galaktikës të quajtur Tokë.

Jeta në Tokë është shfaqur, ashtu siç është bërë shkencërisht e ditur, si në një planet të një sistemi planetar të një ylli në Galaktikë, nëpërmjet formimit të qelizave metabolike dhe i organizmave bimore e shtazor të ulëta, si proces i natyrshëm i zhvillimit në miliona planetë të sistemeve planetare të përafërte me sistemin tonë planetar; por, sipas probabilitetit që sapo e përmendëm, në vetëm 50 mijë sisteme planetare me praninë e një planeti si Toka, jeta ka nisur dhe ka evoluar në biosferë me evolucion të specieve të shumta, analog me procesin që është zhvilluar në Tokë, dhe as në këto 50 mijë planetë dhe as në 5000 prej tyre, ku mund të jetë zhvilluar shoqëri teknologjike e sofistikuar, evolucioni si proces i natyrshëm i domosdoshëm, nuk përmban probabilitetin e shfaqjes së specieve të njëjta si në Tokë; për këtë nuk mund të ketë as rastësi; nuk lidhet rastisja me drejtimet e ndryshme që merr procesi i njëjtë, si për shembull ndër proceset që evoluojnë bimësinë nuk mund të ketë rastisje që të jetë zhvilluar në ndonjë planet ndonjë specie bime, apo ndonjë specie kafshe si në Tokë.

Për llogaritjen e mundësisë së fantazisë shumë tërheqëse, sikur jashtëtokësorët e kanë objekt studimi Tokën, e konsideruam largësinë sikur ylli me një planet qytetërimi të tillë të pazakontë do të ndodhej në një largësi sa dyfishi i pozicionit të yllit më të afërt, dhe na doli se largësia përkatëse edhe sikur të përshkohej me shpejtësinë maksimale të mundshme për një objekt, nuk mund të përballohej koha për vajtje ardhje që do të zgjaste mbi 2-3 shekuj. Prandaj tregimet me jashtë tokësor u përkasin miteve antike dhe mesjetare me krijesa qiellore që shfaqeshin në Tokë.


9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page