top of page

Nëse një ditë u thinje


NËSE ...

Nëse një ditë u thinje,

Cëzohu,

Ke qenë në jetë.

Nëse një ditë u krruse,

Sa lezet,

Ke ngarkuar mundimet.

Nëse balli u rrudh si mali erozionit,

Mos ki dert,

Ke shkruar si mbi letër mendimet.

Nëse sytë ndihen lodhur,

Ndiqe trishtimin,

Si nga qielli era ndjek retë.

Nëse buzët i mbledh harrimi,

Zbrit qeshjen

Si mjegull largohen tundimet,

Pleqëria të troket e lodhur, e zvargur,

Ngri kokën, ji krenar :

Je prind, je gjysh... Mbase dhe stërgjysh!

Jo të gjithë këtu ku je ti ardhur kanë.

Dhe mos harro,

Po kupton lumturinë e vërtetë!

Nëse arrite të krrusesh, të rrudhesh, të thinjesh,

Dije që jeta të do,

Jo si ag që zbon natë,errësirë,

Po si pragmuzg që diellin përcjell,perëndon...

Veç ti ndihesh, ti Je...Ti Jeton !



Pajtim Xhelo

35 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page