top of page

NËR SHEKUJ KJO TOKË GOOW-t THËRRET


Vladimir Muça

Nër shekuj kjo tokë GOOW-t thërret. Mes gurëve ciklopik E vitëve të mija, Pashë majën e mprehtë të hanxharit, Pashë tokën përmbytur në gjak, Diellin vagëlluar si zjarr i varrit; Shkëmbijtë nga gjylet e patkojt coptuar, Jetën e fisit në buzë humbëtire Si pluhur vullkani mbi borë mbuluar.

Këta gurë ciklopikë Me shumi gjuhësh gëdhendur, I pari fis Ilir i ngriti sa mundi, Këta gurë mbajnë ADN-nënë e kombit Baltosur nga baltë e kësaj toke, Veshur me lëmyshkun e kohëve; Tiranizuar në përplasje qytetërimesh, Mes luftrave të shumë kombëve.

Ndoshta shumëkush nuk e din, Por unë që ndjek zërin Nga Portë e Luanëve, Nga zaptuesit tek mbijetesa, Nga të vrarët Tek karnavali grekofan i Eshtrave; Nga mashtrimi tek krimi, Prek në këta gurë Purpurantën në ditë kthimi, Ku simboli Ilir Rrezaton diell në fatet tona të mashtrimit.

Nga themelet Zëra në gjuhë guri, Sot kur bota keqas po errësohet, GOOW-t kujtesa rrënjëzohet Me fytyrë e forcë Centauri. Shpirtëra stërgjyshërish Ilirë Përbaltur nga përplasje qytetërimesh, Rrënjëzuar në tokën Amë, Gjallojnë degë shpirti amtarë; Se heshtja që na ndoqi shekujve Nuk është e jona, Këtu ku qytetërimet U pëplasen zvarrë.

Gusht 1993- 24 Mars 2020

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page