top of page

NËPËR TEJBOTË


Albina Idrizi


E kotë të shtiresh pjesë e një hareje të kohës kur përbrenda teje, gjithmonë të fton një harfë Orfeu me miliona vjet drite rrugë: "Eja! Vetëm poetët kanë të drejtën e zhbirimit nëpër tejbotë, atje ku arkeologjia e fjalës është aq afër Zotit. Vetëm ata munden të flasin me yjet, bimët, shtazët, të fluturojnë qiellit pa krahë, të kalojnë dete pa u lagur, të zbërthejnë enigma perandorësh, të këmbejnë mrekulli profetësh, të dëgjojnë për çdo natë rrëfimet e Sheherzades, e t'i përvidhen Kreontit sa herë duan të kalojnë matanë. Pastaj prapë, si asgjë, të kthehen po aty ku janë. "Eja!" E kotë të shtiresh kur përbrenda një pastoraleje shpirti, ngarkuar me trastën e askundit mbi shpinë, gjithmonë ndjek një zë pas të cilit, si në përrallë, mbesin thërrmijat e misterit cila nga ne është vërtet gjallë.

69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page