top of page

Nënave ...


DHURUAR ZEMRAT

Në çdo Përvjetor, Njerëz Nderoni Nënat përpara Bekimin u thanë Bijëve Zemrën flijuan me Ta.


Që shkëmbi të flasë Shqip Do vaditur me Gjak të Ri Dhe Nëna e ka ditur , e di. Liria, vërsnike me bija e bij'.


Hidhni sytë, zemra t'ju shoh Të rinjt' stamposur n' Flamur Të sakrifikuar Ata dhe Ato Në beteja sot, dje, dikur.


Populli i këndoi lavdisë T' paçmuarës SHQIPTARI I gjeni në Trojet tona Oh sa shumë, as një e dy.


Lodhje s' ndjej, veç kënaq'si Kur me Nënat "bisedoj". S' kan' dhimbje, po Krenari Të bijtë i mbajnë në sy.


Nënave të Dëshmorëve në të gjitha Trojet tona.

20 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page